LIVE UPDATES
Bota

Grenell përgënjeshtron mediat: ‘Lajm i rremë’ që SHBA mbështet shkëmbim territoresh Kosovë– Serbi

19 Shkurt 2020, 16:17 Nga DOSJA
Grenell përgënjeshtron mediat: ‘Lajm i rremë’ që

KOSOVË- Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Domald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, hodhi poshtë pohimet se “qarqe amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve” ndërmjet të dyja vendeve. Në një postim në Twitter, ambasadori Grenell e cilësoi “lajm të rremë” njoftimin e revistës në internet “EU Observer” sipas së cilës “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tej popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell po nxitë idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohen – jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë”, shkroi ambasadori Grenell, i cili për më pak se një muaj ndërmjetësoi marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Revista “EU Observer” shkroi se “Shtetet e Bashkuara edhe më tej janë të hapura ndaj planit për shkëmbimin e territoreve” në një tekst që përfshinte një intervistë me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Ajo citoi zotin Palmer të ketë thënë se “U takon palëve të krijojnë parametrat e bisedimeve dhe se u takon palëve të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, duke vënë mbi tryezë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrën për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, citohej ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe për t’iu kundërvënë qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Beogradit të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa qeverisë së re në Prishtinë të heqë tarifat,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se qeveria e tij do zëvendësojë tarifat reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet.

“Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen”.

Ai tha se ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve strategjike, Rozeta Hajdari ka filluar punën për krijimin e nje grupi punues për këtë çështje i cili “do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, tha kryeministri Kurti.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar disa herë se ishin tarifat e vendosura nga qeveria e tij që u dhanë fund ideve për prekje të kufijve të Kosovës në kuadër të bisedimeve me Serbinë, i bëri thirrje sërish sot kryeministrit Kurti që sic thuhet, të mos i heqë tarifat për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar të bisedimeve, por oferto për kontratë finale për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues”. Idetë për ndryshim kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u hodhën në vitin 2018 duke nxitur reagime të shumta.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni emisari i trump per kosove-serbi richard grenell shkembimi i territoreve emisari i trump per kosove-serbi richard grenell shkembimi i territoreve

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen