LIVE UPDATES
Ekonomi

Gruaja që s’u dorëzua dhe u bë “prokurore”/ Nuk iu nda trafikantëve që e tutoruan për 22 vite nëpër Europë, kërk

19 Nëntor 2020, 14:15 Nga DOSJA
Gruaja që s’u dorëzua dhe u bë “prokurore”/ Nuk

Një vajzë nga kryeqyteti që 22 vite më parë u mashtrua me martesë, por që përfundoi si prostitutë në vende të ndryshme të Europës, kërkon shpalljen fajtor të personave që e trafikuan. Nga dosja që gazeta Si disponon mësohet se ajo sfidoi autoritetet shqiptare që për shumë vite e mbajtën pezull dhe nuk i dhanë të drejtë. Gruaja kreu veprime hetimore, duke dorëzuar prova bindëse që do t’u kushtojë të dyshuarve gjykimin.

Rasti i shtetases A. A. gjatë vitit 2000 ka qenë një nga dosjet më të bujshme në Francë, atëherë kur ndërkohë shumë vajza shqiptare viktima të trafikut shpëtoheshin nga rruga dhe ktheheshin nga autoritetet e huaja përmes riatdhesimit. Hetimi i inicuar i bazuar në kallëzimin e A. A në Shqipëri mësohet sipas burimeve të gazetës Si të ketë zgjatur tetë vite nga 2012 deri në 2020. Përballë një sërë burokracish të tilla si pritjet e letërporosive, A. A sipas burimeve ka dorëzuar prova shtesë, duke bërë deri diku prokuroren për të hedhur poshtë pretendimin e të akuzuarve se ata nuk e njihnin dhe nuk e kishin takuar kurrë. Por një fotografi dasme dhe një video e 1998-s në të cilën shfaqen pranë të resë personat e akuzuar prej saj, ka përmbysur krejt pozicionin e të dyshuarve që në mbyllje të hetimeve përfunduan të akuzuar për veprën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Në dëshminë e saj A. A kujton: në harkun kohor të viteve 1998-2003 jam shfrytëzuar jashtë shtetit për prostitucion nga shtetasit shqiptarë J. K, dhe A. D. Konkretisht në 1998 u njoha me J. K nëpërmjet të afërmve të mi. Ai më premtoi martesë dhe u nisëm me skaf për një jetë më të mirë drejt Italisë. Në fund të 1998-s u nisëm nga Italia drejt Lionit, atje J. më shtyu të ushtroj prostitucion dhe lekët t’ia jepja atij.

Në atë kohë viktima e prostitucionit ka përdorur si certifikatë emrin e rremë Hyrije.

“Më pas në mars 1999 u nisëm drejt Belgjikës ku qëndruam në Bruksel. Aty u regjistrova me emrin Diana. Lekët ia dorëzoja përherë J. Pasi u ktheva në France sërish përfundova në rrugë duke ushtruar prostitucion në provincën e quajtur Sarcelë afër Parisit”.

Prokuroria e Përgjithshme gjatë 2012 ka kryer verifikimet ndaj shtetasit që përmendet si trafikant femrash nga ku rezulton se ai ishte një i kërkuar nga autoritetet belge, duke qenë se Gjykata e Brukselit e kishte dënuar me pesë vjet për shkelje të ligjit për të huajt, vjedhje me sulm dhe mashtrim për shfrytëzim prostitucioni. Por teksa në atë kohë hetimet ndaj këtij shtetasi u stopuan, pasi nuk u soll asnjë material shtesë mbi çështjen konkrete, ka qenë viktima që u ka qëndruar mbi kokë hetimeve dhe sipas dosjes që gazeta Si disponon ka kërkuar vazhdimisht zgjimin e prokurorëve.

“Në pritje të letërporosive u sugjerua që hetimi të pezullohet, ndërsa nga ana e prokurorit është vendosur pushimi i çështjes me shpjegimin se të dhënat e kallëzueses A. A janë indicie dhe si të tilla nuk shërbejnë për ngritjen e akuzës pasi nuk mjaftojnë”.

Por, vajza e trafikuar nuk është dorëzuar. Menjëherë sapo është vënë në dijeni për veprimet e prokurorisë, në 2014-n rezulton të jetë paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë me një ankesë ku ndër të tjera nuk heq dorë dhe këmbëngul hetimin e trafikantit të dyshuar J. K.

“Policia rivihet në lëvizje dhe me disponimin e fashikullit penal kërkohet përgjigje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë për marrje informacioni nëse ishte kthyer apo jo përgjigje nga letërporositë”.

Njëkohësisht, prokurorët vendosin një pushim të dytë të çështjes, pasi kryejnë kërkime edhe pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të asaj kohe me cilësimin “J. K nuk është në kërkim në Shqipëri dhe hetimi pasuror ndaj tij është pushuar”. Prokuroria sjell si arsyetim edhe ballafaqimin mes ish-prostitutës së detyruar për të dalë në rrugë dhe dy personave të dyshuar “J. K. nuk pranoi që e njihte kallëzuesen A. A, ndërsa denoncuesja sjell edhe emra viktimash të tjera me shtetësi të huaj”. Prokuroria vijon të jetë kundër denoncueses gjatë asaj kohe për mbylljen e dytë të dosjes, duke treguar se “zyra e prokurorit të përgjithshëm i Moldavisë informon se nuk ka qenë e mundur intervistimi i Natalia T”.

Por njëkohësisht fashikullit i bashkëngjitet edhe dëshmia e të dyshuarit tjetër që mban qëndrim mohues dhe këmbëngul se nuk e njeh denoncuesen. Në vitin 2015 autoritetet zhvillojnë një seancë ballafaqimi mes këtij shtetasi dhe të dëmtuarës, dhe teksa viktima këmbëngul se ajo njihej me të, ai tregonte të kundërtën. A. A thotë në këtë procesverbal “Ti ke qenë në dasmën e vëllait tim, ke drejtuar makinën benz në ngjyrë gri, ke qenë si shofer kur morëm nusen”. Pasi ka pritur shumë muaj, duke i lënë dorë të lirë policisë dhe prokurorisë që të hetonin dhe pasi asnjëra prej tyre s’ka dhënë rezultat, gruaja është rikthyer sërish. Ajo ka dorëzuar fotografi dhe video që vërtetonin dëshminë e saj dhe hidhnin poshtë qëndrimin mohues të të dyshuarit tjetër që insistonte se nuk kishte asnjë njohje me të dhe se nuk kishte as hyrje-dalje me familjen e saj. “Mora kasetën e dasmës së vëllait dhe i shkëputa çastet ku shfaqet njëri prej tyre. Nuk gënjej”, rrëfen viktima para autoriteteve shqiptare që më në fund pasi kanë kryer ekspertizën janë dorëzuar dhe i kanë dhënë të drejtë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale historia shqiptare historia shqiptare

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:56

Kështu manipulojnë mediat sociale

Po sikur të përsëritej viti 2020? Jo, ju lutem, do të thoshin shumë vetë. Edhe ata që udhëtojnë në kohëra do të ktheheshin mbrapsht, për të shkuar diku gjetkë, ...

Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:33

Aty ku gratë paguhen për të vajtuar

Kur Ionna Sakellaraki-it i vdiq i ati, ajo që jeton dhe punon si fotografe në Londër u kthye në atdhe, në Greqi. Ajo donte të qëndronte disa kohë aty për të për...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj