LIVE UPDATES
Ekonomi

Bllokimi i llogarive personale të administratorit është i kundërligjshëm

18 Nëntor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Bllokimi i llogarive personale të administratorit është i

TIRANË- Sipas ligjit të procedurave tatimore, ekziston një kapitull i veçantë sipas të cilit ekzekutohen hap pas hapi, veprimet e administratës tatimore për mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Janë hapa që nuk mund të kalohen ndryshe, veç sipas radhës së përcaktuar në ligj.

Për sa më sipër kundërshtimet janë si vijon:

Në urdhrat më të fundit të bllokimit të llogarive, i kërkohet bankave të nivelit të dytë, që krahas bllokimit të llogarive të shoqërisë, njëkohësisht të bllokohen edhe llogaritë e administratorit.

Baza ligjore e përdorur është neni 90, neni 89, pika 4, shkronja b, të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 « Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë », i ndryshuar. Gjithashtu edhe  pika 90 e Udhëzimit nr.24 datë 2.9.2008 « Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë », ndryshuar.

Lidhur me referimin në bazën ligjore të lartpërmendur ju bëjmë me dije që tekstet e neneve që ju i referoheni janë të zbatueshme në situatën si më poshtë :

Neni 89, pika 4, shkronja b:

Në rastin e parashikuar në pikën 3 të këtij neni, administrata tatimore, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale, mund të kërkojë pranë organeve kompetente:

b) ndalimin e transferimit jashtë shtetit të shumave të depozituara në llogaritë bankare, në emër të individit tregtar apo të shoqërisë tregtare, që ka detyrime të papaguara.

-Së pari, kjo referencë ligjore përdoret vetëm në rastet e dërgimit të kërkesës për të paguar dhe jo të një urdhri bllokimi të llogarive bankare.

-Së dyti, kjo referencë është e zbatueshme në tjetër rast dhe vetëm kur administrata tatimore zotëron prova konkrete dhe të besueshme, se tatimi është në rrezik dhe tatimpaguesi, për të shmangur mbledhjen me forcë të detyrimit tatimor, mund të fshehë ose të transferojë aktivet.

-Së treti, kjo referencë përdoret vetëm për tatimpaguesin, pra shoqërinë dhe aspak ndaj administratorit të shoqërisë.

Neni 90 i ligjit të procedurave tatimore:

Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në datën e caktuar, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, për njoftimin dhe kërkesën për pagesë, administrata tatimore, nëpërmjet një urdhri me shkrim, të lëshuar nga drejtori i drejtorisë rajonale drejtori i drejtorisë përgjegjëse për mbledhjen e detyrimeve të papaguara apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, apo titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore, i kërkon çdo banke shqiptare të nivelit të dytë, sipas përcaktimeve në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat me postë rekomande ose në rrugë elektronike, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të bllokojë një shumë, e cila duhet të jetë më e vogla ndërmjet:

a) shumës që kërkohet të mbahet;

b) shumës, që rezulton në atë çast në llogarinë bankare të tatimpaguesit.

Pra është e qartë plotësisht se ky nen, është i zbatueshëm vetëm ndaj tatimpaguesit, person juridik a fizik, pra shoqërisë, në rastin konkret dhe aspak ndaj administratorit.

Pika 90 e udhëzimit të procedurave tatimore.

Është e përdorshme vetëm në kushtet dhe zbatim të nenit 90 të ligjit, sqaruar si më lart.

Së fundi, zbatimi i një procedurë të mbledhjes me forcë të detyrimeve ndaj administratorit të një shoqërie tregtare sipas ligjit të procedurave tatimore është përcaktuar në nenin 99 të ligjit në fjalë.

Konkretisht pika 1 e këtij neni ka përcaktuar :

Nëse edhe pas shitjes së pasurisë së sekuestruar detyrimet tatimore të personit juridik nuk shlyhen plotësisht, atëherë detyrimi tatimor i mbetur transferohet për llogari të ortakut, aksionarit dhe administratorit përgjegjës për shlyerjen e detyrimit tatimor, në përputhje me nenin 16 të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Që të bëhet i zbatueshëm ky nen kërkohet që :

-Së pari, të zbatohet më parë procedura e parashikuar në nenin 93 të ligjit të procedurave tatimore, sipas së cilës ndaj tatimpaguesit, shoqërisë, është nxjerrë një urdhër i sekuestrimit të pasurisë, e siguruar më parë.

Në vijim sipas nenit 96 të ligjit, kjo pasuri është shitur dhe megjithatë vlera e saj nuk shlyen akoma detyrimin tatimor të papaguar.

-Së dyti, sipas nenit 16 të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, konkretisht pikës 1 dhe 4 të tij :

1.Individi, i cili gëzon cilësinë e ortakut, aksionarit apo përfaqësuesit të ortakut ose aksionarit, të administratorit apo të anëtarit të këshillit të administrimit të shoqërisë tregtare, i cili, me veprimet apo mos veprimet e tij, i siguron vetes apo të tretëve një përfitim ekonomik të padrejtë, apo i shkakton një të treti pakësimin e pasurisë me dashje, është përgjegjës personalisht ndaj të tretëve, përfshi autoritetet publike, me pasurinë e tij, për shlyerjen e detyrimeve të shoqërisë kur:

a)ka abuzuar me formën dhe/ose përgjegjësinë e kufizuar që ofron shoqëria tregtare; ose

b)ka trajtuar pasuritë e shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tij/të saj personale; ose

c)në çastin kur ka marrë dijeni apo duhet të kishte marrë dijeni që shoqëria nuk ka kapital të mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet ndaj palëve të treta, nuk mori masat e nevojshme, të përfshira në kompetencat e tij/të saj, sipas këtij ligji, për të mos lejuar që, në varësi të rrethanave, shoqëria të vazhdonte ushtrimin e veprimtarisë tregtare, dhe/ose marrjen përsipër të detyrimeve të reja ndaj palëve të treta, përfshirë autoritetet publike.

Personi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij neni, mban përgjegjësi personale ndaj palëve të treta, përfshi autoritetet publike, vetëm nëse kryerja e shkeljeve të përcaktuara në këtë nen vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Është i qartë kuptimi i këtij neni, sipas të cilit së pari, domosdoshmërish duhet provuar përgjegjësia e administratorit ë shoqërisë, si shkak me dashje i dëmit të një pale të tretë, konkretisht buxheti i  shtetit; së dyti që nëse kanë ekzistuar shkelje të administratorit ato duhet të jenë vërtetuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Në kushtet kur asnjë nga kushtet e mësipërme nuk është plotësuar, është i kundërligjshëm çdo veprim i autoritetit tatimor, konkretisht bllokimi i llogarive personale të administratorit.

MARRË NGA MONITOR

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi procedurat tatimore procedurat tatimore

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:56

Kështu manipulojnë mediat sociale

Po sikur të përsëritej viti 2020? Jo, ju lutem, do të thoshin shumë vetë. Edhe ata që udhëtojnë në kohëra do të ktheheshin mbrapsht, për të shkuar diku gjetkë, ...

Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:33

Aty ku gratë paguhen për të vajtuar

Kur Ionna Sakellaraki-it i vdiq i ati, ajo që jeton dhe punon si fotografe në Londër u kthye në atdhe, në Greqi. Ajo donte të qëndronte disa kohë aty për të për...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd