LIVE UPDATES
Ekonomi

Grupi i Stabilitetit Financiar: Ka përdorim të tepërt të valutës në ekonomi

31 Dhjetor 2021, 06:36 Nga DOSJA
Grupi i Stabilitetit Financiar: Ka përdorim të tepërt të

TIRANË – Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar ka vlerësuar në mbledhjen e fundit se sistemi bankat dhe ai financiar janë në gjendje të shëndetshme, ndërsa ekonomia është treguar rezistente ndaj pandemisë. Por, grupi tërhoqi vëmendjen se Përdorimi i tepërt i valutës në ekonomi, jo rrallë edhe si mjet pagese, mbetet një nga burimet e rëndësishme të rrezikut financiar dhe ndikon në uljen e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare.

Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, në datën 29 dhjetor 2021, u zhvillua mbledhja e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje, e cila u drejtua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve. Programi i mbledhjes përfshinte vlerësimet më të fundit të autoriteteve të pranishme, mbi zhvillimet në institucionet dhe tregjet që mbikëqyrin.

BSH, janë ulur ndjeshëm kreditë me probleme

Në prezantimin e BSH-së me fokus tek vlerësimi i gjendjes financiare të sektorit bankar, u theksua se gjatë 2021 zhvillimet ishin pozitive, duke reflektuar rezistencën e ekonomisë ndaj ndikimit të pandemisë. Tregjet financiare funksionuan normalisht, ku normat e interesit mbetën në nivele të ulëta dhe treguan luhatshmëri të ulët në lëvizje. Veprimtaria e sektorit bankar u zgjerua në mënyrë të ndjeshme, në kushtet e rritjes së fortë të depozitave të publikut dhe drejtimit të tyre në investime ndërbankare, tituj dhe kredi. Kreditë me probleme zbritën në rreth 41 miliardë lekë, duke bërë që raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredisë të bjerë në nivelin 6.2% në muajin nëntor. Në rënien e këtij treguesi ka ndikuar edhe rritja e mirë e nivelit të kreditimit. Treguesit e rreziqeve të tregut nuk shfaqën ndryshime te rëndësishme gjatë vitit. Aftësia e sektorit bankar për të përballuar rreziqet vlerësohet e fortë në kushtet kur gjendja e likuiditetit është mjaft e mirë dhe kur veprimtaria bankare paraqitet fitimprurëse dhe e mirëkapitalizuar. Vijimi i përmirësimit të cilësisë së kredisë, edhe disa muaj pas ndërprerjes së masave rregullative mbështetëse të BSH-së, është inkurajues. Megjithatë, gjate vitit 2022 BSH do t’i kushtoje vëmendje të posaçme analizës së kredive me probleme, nëpërmjet veprimeve të dedikuara mbikëqyrëse në sektorin bankar.

Analiza mbi llogaritë financiare

Në kuadër të analizës së rreziqeve sistemike që lidhen me strukturën e ekonomisë, të pranishmit u njohën me një analizë të ndërtuar nga BSH mbi llogaritë financiare kombëtare dhe ndërlidhjen mes sektorëve institucionalë. Ekonomia shqiptare ka një pozicion neto debitor ndaj pjesës tjetër të botës, në kushtet kur detyrimet janë më të mëdha se mjetet. Ky pozicion është ndikuar nga pozicionet neto negative të korporatave jofinanciare (bizneseve) dhe të Qeverise së Përgjithshme, ndërsa pozicionet e ekonomive familjare dhe të korporatave financiare kontribuojnë pozitivisht. Nisur nga kjo strukturë dhe duke vlerësuar flukset e financimit midis sektorëve, mund të ndërtohen tregues të cilët evidentojnë rreziqet që rrjedhin nga pozicionet e sektorëve të caktuar. Më tej, për të kontrolluar këto rreziqe mund të merren masa në kuadër të politikave ekonomike dhe financiare, që synojnë zvogëlimin e pozicioneve neto negative. BSH është duke e zhvilluar këtë analizë jo vetëm për sektorët institucionalë të ekonomisë por edhe për segmentet kryesorë të sistemit financiar. Të pranishmit vlerësuan se bashkëpunimi ndërinstitucional për këtë qëllim do të ishte i dobishëm.

Të ulet përdorimi i valutës

Përdorimi i tepërt i valutës në ekonomi, jo rrallë edhe si mjet pagese, mbetet një nga burimet e rëndësishme të rrezikut financiar dhe ndikon në uljen e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare. Për këtë arsye, të pranishmit diskutuan rreth nevojës dhe mundësive që masat për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare, aktualisht të përqendruara në sektorin bankar, të shtrihen në mënyrë të kujdesshme edhe në sektorët realë të ekonomisë. Për këtë qëllim, të pranishmit u angazhuan për bashkëpunim ndërinstitucional, i cili mund të mbështetet edhe me ekspertizë nga institucionet financiare ndërkombëtare.

AMF: zhvillime pozitive në tregjet në mbikëqyrje

AMF i njohu të pranishmit me zhvillimet në kuadrin ligjor e rregullativ, si edhe me ecurinë e tregjeve financiare që mbikëqyr ky institucion. Me objektivin për të rritur përputhshmërinë me standardet më të mira të fushës, u evidentua miratimi i disa ligjeve të rëndësishme, ku përfshihen ato ‘Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, “Për tregjet e kapitalit”, “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, “Për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” dhe përgatitja e projektligjit “Për fondet e pensionit privat”. Ka avancuar gjithashtu puna për përgatitjen e bazës nënligjore për këto ligje. Në prezantim u evidentuan zhvillimet në fondet private vullnetare të pensionit, fondet e investimeve dhe tregun me pakicë të letrave me vlerë. Tek ky i fundit, mbizotërojnë transaksionet mes individëve dhe preferenca për titujt afatshkurtër të borxhit të qeverisë. Për tregun e sigurimeve, përfaqësuesit e AMF-së evidentuan rritjen e primeve të paguara bruto gjatë vitit, po edhe rritjen më të shpejtë të dëmeve të paguara. Struktura e tregut mbizotërohet nga sigurimi i detyrueshëm motorik, i cili gjeneron edhe pjesën më të madhe të primeve të shkruara bruto. Në tërësi, edhe këto tregje kanë treguar qëndrueshmëri dhe rritje të mirë të aktivitetit, pavarësisht ndikimit të pandemisë. Në vijim, u diskutua për disa çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional për përmirësimin e funksionimit të këtyre tregjeve.

ASD: janë rritur depozitat e sigurueshme

Në mbledhjet e GKSF-së marrin pjesë rregullisht edhe përfaqësues të ASD-së. Në këtë mbledhje përfaqësuesit e ASD-së bënë një prezantim të ecurisë së depozitave pranë bankave dhe pranë shoqërive të kursim-kreditit (shkk). Gjatë vitit të kaluar, depozitat e sigurueshme kanë njohur rritje si tek bankat ashtu edhe tek shkk-të. Në total, depozitat e sigurueshme vijojnë të mbizotërohen nga kursimet e individëve dhe shfaqin një epërsi të lehtë të depozitave në valutë. Numri i depozituesve me llogari në lek, mbizotëron në numrin total të depozituesve. Sipas afatit të maturimit, depozitat e sigurueshme të individëve mbizotërohen nga depozitat me afat, ndërsa depozitat e tregtarëve dhe shoqërive tregtare janë të përqendruara tek llogaritë rrjedhëse. Në përputhje me ecurinë e depozitave të sigurueshme, edhe fondi i sigurimit të depozitave ka shënuar rritje gjatë vitit të kaluar. Burimi i financimit të fondit të sigurimit gjatë vitit të kaluar, siç parashikon ligji në situata normale, ishin pagesat e primit të sigurimit nga bankat dhe shkk-të, dhe administrimi i mjeteve financiare nga ASD-ja. Në kushtet e pandemisë dhe nga këndvështrimi i kujdesit, ASD i fuqizoi këto burime me linjën e kredisë të vënë në dispozicion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Qëndrueshmëri ndaj pandemisë

Pas diskutimit të çështjeve të mësipërme, drejtuesit e institucioneve vlerësuan pozitivisht zhvillimet në sistemin financiar, në tregjet financiare dhe në kuadrin rregullativ përkatës, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Kjo qëndrueshmëri nuk u cënua nga ndikimi i pandemisë. Drejtuesit e institucioneve theksuan rëndësinë e monitorimit të zhvillimeve financiare, pasi situata ekonomike dhe ajo e shëndetit publik ndeshen me sfida të vazhdueshme, përfundon njoftimi zyrtar. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia shqiptare stabiliteti financiar valuta ne ekonomi ekonomia shqiptare stabiliteti financiar valuta ne ekonomi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit