LIVE UPDATES
Ekonomi

Guvernatori Gent Sejko: Kriza politike po ndikon në ekonominë e vendit

3 Korrik 2019, 15:01 Nga DOSJA
Guvernatori Gent Sejko: Kriza politike po ndikon në ekonominë e vendit

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka dhënë një deklaratë për mediat mesditën e sotme ku u shpreh se kriza politike në vend mund të ndikojë në situatën ekonomike. Ndër të tjera Sejko bëri një përmbledhje të zhvillimeve të ndodhura në 3 muajt e parë të këtij viti ku theksoi se është ulur niveli i papunësisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shtoi gjithashtu se paga mesatare është rritur me 4.9%.

Sejko theksoi më tej se inflacioni është rritur në muajt prill dhe maj, duke shënuar përkatësisht vlerat 1.4% dhe 1.5%.

Ndërsa përsa i përket aktivitetit ekonomik në vend, guvernatori u shpreh se u rrit me 2.2% në tremujorin e parë të vitit.

Deklarata e Plotë

Sot, në mbledhjen e datës 3 korrik 2019, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë në kahun e poshtëm të pritjeve tona. Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet gjatë dy tremujorëve të parë, por me ritme më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Inflacioni vijon të mbetet nën objektiv, kryesisht si pasojë e efektit frenues që vazhdon të japë forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë vitit të shkuar. Nga ana tjetër, kushtet monetare paraqiten stimuluese dhe aktiviteti kreditues ka shfaqur shenja rikuperimi. Parashikimet tona për të ardhmen nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme, ndonëse rreziqet e kahut të poshtëm janë rritur.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se qëndrimi aktual stimulues i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv, brenda një horizonti kohor afatmesëm.

Në vijim do të trajtoj më në detaje mesazhet kryesore të shtjelluara më sipër.

Në përputhje me pritjet tona, inflacioni ndoqi një trajektore rritëse në muajt prill dhe maj, duke shënuar përkatësisht vlerat 1.4% dhe 1.5%. Ecuria e inflacionit gjatë muajve të fundit ka pasqyruar kryesisht luhatjet e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës.

Në këndvështrimin makroekonomik, niveli nën objektiv i inflacionit vazhdon të pasqyrojë rritjen ende të ngadaltë të pagave dhe të kostove të prodhimit në ekonomi, inflacionin e ulët në partnerët tanë tregtarë, dhe efektin prapaveprues të forcimit të kursit të këmbimit gjatë vitit 2018. Duke u bazuar në trendet e observuara, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e brendshme dhe ato të importuara inflacioniste do të kthehen gradualisht në linjë me objektivin tonë të inflacionit gjatë dy viteve të ardhshme.

Sipas të dhënave të Instat-it, aktiviteti ekonomik në vend u rrit me 2.2% në tremujorin e parë të vitit. Ngadalësimi i ritmit të rritjes erdhi kryesisht si pasojë e tkurrjes së prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të ngjashme dhe në tremujorin e dytë. Në terma të kërkesës agregate, rritja ekonomike vijon të mbështetet nga konsumi dhe investimet, ndërkohë që deficiti i shkëmbimeve tregtare me jashtë është zgjeruar dhe politika fiskale vijon të ruajë një kah konsolidues. Në tërësi, rritja ekonomike e vitit 2019 pritet të jetë më e ngadaltë se ajo e një viti më parë, duke pasqyruar goditjen e ofertës që vjen nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike.

Pavarësisht ngadalësimit të ritmit të rritjes, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje në tremujorin e parë. Sipas të dhënave të Instat-it, norma e papunësisë zbriti në nivelin 12.1%, ndërsa paga mesatare shënoi një rritje vjetore prej 4.9%. Kjo ecuri krijon premisa për një rritje më të shpejtë të inflacionit të gjeneruar në vend, duke ndihmuar kthimin e inflacionit në objektiv.

Politika monetare lehtësuese është harmonizuar me konsolidimin fiskal dhe ka krijuar një ambient financiar të karakterizuar nga norma të ulëta interesi, likuiditet i bollshëm, dhe prime rreziku në rënie. Stimuli monetar ka reduktuar kostot e financimit të sektorit privat, ka mbështetur rritjen e kreditimit, të konsumit dhe të investimeve, si dhe ka krijuar premisa për një ecuri të qetë të kursit të këmbimit. Ky i fundit, ka ndjekur një trend të lehtë mbiçmues gjatë tremujorit të dytë, duke qenë në linjë me sjelljen e tij sezonale. Megjithatë, të dhënat e tregtisë së jashtme dhe funksionimi i qetë i tregut valutor sugjerojnë se kohëzgjatja dhe intensiteti i forcimit të kursit të këmbimit do të mbeten të kufizuar. Për rrjedhojë, dhe efekti frenues i tij në inflacion do të vijë drejt reduktimit.

Kushtet e favorshme të kreditimit janë përkthyer në rritje të qëndrueshme të kredisë për sektorin privat. E rregulluar për kreditë e nxjerra jashtë bilancit dhe kursin e këmbimit, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje vjetore prej rreth 6.7% në muajt prill e maj. Zgjerimi i portofolit të kredisë ka qenë më i balancuar, si në drejtim të strukturës së monedhave ashtu dhe në drejtim të destinacionit të saj, duke regjistruar zgjerim të portofolit si në kredinë për individë dhe në atë për biznese. Ndonëse e moderuar, rritja e kredisë për biznese është një sinjal pozitiv për përmirësimin e kërkesës dhe ofertës për kredi. Rikthimi i treguesit të kredisë me probleme në trend rënës, sikundër ilustrohet nga ulja e tij në nivelin 11.37% gjatë muajit maj, jep sinjale inkurajuese për përmirësimin e mëtejshëm të ambientit të kreditit dhe të bilanceve të sektorit bankar.

Duke gjykuar mbi trendet aktuale të zhvillimit, si dhe faktorët përcaktues të tyre, Banka e Shqipërisë vlerëson se kërkesa agregate do të vijë në rritje gjatë horizontit afatmesëm. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të mundësojë shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve prodhuese dhe pritet të gjenerojë rritje të punësimit e rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit. Inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv gjysmën e parë të vitit 2021.

Rreziqet e kahut të poshtëm mbeten predominuese dhe janë forcuar më tej. Ato lidhen me ambientin e jashtëm, me ecurinë e kursit të këmbimit dhe ndikimin e tij në inflacion, me aftësinë që oferta për kredi do të ketë për t’iu përgjigjur përmirësimit të pritur të kërkesës, dhe së fundmi me situatën politike në vend. Zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend do të reflektohet në klimën e biznesit dhe mund të godasë aktivitetin ekonomik.Nisur nga këto konsiderata, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese edhe gjatë horizontit afatmesëm. Në këtë mbledhje, ai vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%;

të mbajë të pandryshuara normat e interesit të depozitës dhe kredisë njëditore, respektivisht në nivelet 0.1% dhe 1.9%.

Politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese gjatë horizontit afatmesëm. Intensiteti i stimulit monetar do të përshtatet me shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik. Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të reagojë ndaj goditjeve të mundshme, me qëllim sigurimin e arritjes së objektivit të inflacionit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne vend gent sejko ekonomia ne vend gent sejko

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale