LIVE UPDATES
Editorial

Guvernatori i ri i Rusisë në Ballkan

8 Gusht 2019, 15:42 Nga DOSJA
Guvernatori i ri i Rusisë në Ballkan

Emrat e ambasadorëve  që shtetet e mëdha caktojnë në shtetet e vegjël, shprehin interesin ose painteresin e fuqive të mëdha për shtetin, ku i akreditojnë. Kur ambasadorët e rinj të shteteve të mëdha janë ujqër të diplomacisë, kjo duhet marrë si sinjal i zhvillimeve të reja të papritura jo vetëm në atë shtet, por edhe në atë rajon. Në këtë kuadër edhe emërimi i ambasadorit të ri të Rusisë në Serbi, Aleksandër Bocan-Harçenko, nuk duhet parë si një rutinë zëvendësimi, por si përurim i një faze të re të ofensivës së diplomacisë dhe të politikës ruse në Ballkan.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi publikisht entuziazmin e tij për këtë emërim diplomatik, duke e përkufizuar ambasadorin e ri rus si “anëtar i forcave speciale diplomatike ruse dhe një nder i jashtëzakonshëm për Serbinë”. Aleksandër Bocan-Harçenko është ndër arkitektët e politikës ruse në Ballkan në 25 vitet e fundit dhe emri i tij është ndër gatuesit e çdo intrige dhe destruktiviteti diplomatik rus në rajon. Në Dejton në bisedimet ndërkombëtare për luftën në Bosnjë ai përfaqësonte Rusinë me planin për krijimin e të ashtuquajturës “serpska republika” si kusht rus për heqjen dorë të Serbisë nga lufta në Bosnjë.

Në bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës, ku ishte përfaqësues i Rusisë në trojkën BE-SHBA-Rusi, Harçenko ishte refuzuesi kryesor i konsensusit ndërkombëtar për planin Ahtisaari dhe artizani i vetos ruse në Këshillin e Sigurimit kundër pavarësisë së Kosovës. Në mandatin si ambasador i Rusisë në Sarajevë ai kulmoi politikën separatiste të “serpska republikës” dhe lidhjen e kukullës ruse Milorad Dodik me strategjinë e Moskës për mosfunksionimin e shtetit të Bosnjë- Hercegovinës për të penguar rrugën e atij shteti për integrim në BE dhe në NATO. Duhet theksuar se fryma e politikës ballkanike të Moskës dhe e strategjisë ruse në Ballkan, ku ambasadori i ri rus ka qenë ndër arkitektët kryesorë, është karakterizuar nga një antishqiptarizëm konstant i diplomacisë ruse, dhe në këtë linjë ai merr një detyrë të re strategjike për një ofensivë ndikimi në shkallë rajonale.

Emërimi i tij në Serbi tani nuk është i rastësishëm. Siç shkruante në 16 korrik portali i njohur “polygraph.info”: “Emërimi i Harçenkos si ambasador në Beograd shihet si sinjal i qartë për qëllimet e Moskës për të ruajtur dhe mundësisht për të rritur influencën e saj në Ballkan”. Ambasadori i ri rus në Serbi, ujk i vjetër i diplomacisë ruse, vjen jo vetëm për t’i shtrënguar vidat ruse Serbisë, por vjen për politikën dhe strategjinë ruse për të turbulluar gjithë Ballkanin.

Këtë platformë agresive të një ofensive të re diplomatike dhe të luftës hibride ruse në krejt rajonin e parashtroi pa asnjë veshje diplomatike vetë ambasadori i ri rus në Beograd në një intervistë me agjencinë zyrtare serbe të lajmeve “Tanjug” në 1 gusht, një javë pas paraqitjes së letrave të tij kredenciale.

Nuk do ta besoni deklarimin e tij, kur e shpall veten jo thjesht ambasador i Rusisë në Serbi, por merr përsipër rolin e një guvernatori për krejt Ballkanin. Ja fjalët e tij në ligjëratë të drejtë, sipas portalit të njohur serb “B92” të datës 1 gusht: “Bashkë me Serbinë, unë do të përpiqem që të rivendos ligjin ndërkombëtar në rajon, në radhë të parë kur është fjala për çështjen e Kosovës. Unë e konsideroj rivendosjen e ligjit ndërkombëtar në rajon detyrën time kryesore si ambasador i Rusisë në Serbi”. Fakti se me këtë gjuhë megallomane të kohës së Traktatit ushtarak të Varshavës flet një nga diplomatët më të vjetër të MPJ të Rusisë, do të thotë se ka një ngutje nga diplomacia ruse për t’u hedhur sa më parë në një betejë të re panballkanike.  Guvernatori rus shpalli detyrën e tij kryesore, por ka caktuar edhe gardianin rajonal policor e ushtarak, Serbinë, për të detyruar Ballkanin të rreshtohet në ligjin ndërkombëtar rus.

Në aspektin diplomatik është e pazakontë një pretencion kaq i madh gjeografik dhe diplomatik i një ambasadori, pavarësisht se përfaqëson një shtet të madh, se ka ardhur në Beograd të rivendosë ligjin ndërkombëtar në gjithë rajonin. Duket si një ambicie në fabulën e njohur të La Fontenit, kur i jep vetes skeptrin e guvernatorit të rajonit.  Se çfarë i lejohet nga qeveria dhe nga shteti serb ambasadorit të ri rus në Beograd për të bërë çfarë t’i dojë qejfi në vendin ku është akredituar, është çështje e brendshme e Serbisë. Por që të pretendojë të drejtën dhe forcën për të rivendosur ligjin ndërkombëtar në gjithë vendet e rajonit, kjo është  një barrë atlasiane, që as ambasadori i Rusisë në Beograd dhe as vetë presidenti Putin nuk e mban dot. Rusisë as ia ka kërkuar, as ia ka ngarkuar dhe as ia lejon ndonjë shtet i Ballkanit, përveç Serbisë, që të bëjë ligjin në to. Ambasadori rus nga përvoja e gjatë diplomatike me Ballkanin e di se të gjithë shtetet e rajonit janë të përfshirë me dëshirën e tyre në rrugën e anëtarësimit në BE. Vetë Serbia është shtet kandidat i BE dhe ka hapur bisedimet e pranimit, ku ka përfunduar 16 kapituj nga 35, që duhen nënshkruar. Në rajon ka dhjetë shtete, të cilat janë anëtarë të aleancës ushtarako-politike të NATO-s. A ka logjikë që pranon absurdin e ambasadorit rus se do të rivendosë ligjin ndërkombëtar rus në dhjetë shtete të NATO-s, nga Kroacia e deri në Turqi?

Përtej ambicies ireale të ambasadorit të ri apo guvernatorit të ri rus në Beograd për të rivendosur ai ligjin ndërkombëtar rus në Ballkanin euroatlantik, ka interes të shihet domethënia e vërtetë e pretendimeve guvernatoriale të ambasadorit rus në Serbi. Kemi sinjalin e një faze të re të ndërhyrjes së Rusisë në rajon, duke e destabilizuar rajonin dhe duke u përpjekur, që nëpërmjet destabilizimit, të rrisë influencën ruse në rajon. Kuptohet se atij dhe Rusisë i duhet një shtet satelit në rajon si instrument kryesor për turbullira rajonale dhe  levae vetme diplomatike e Rusisë në Ballkan mbetet Serbia. Ndaj Harçenko u shpreh se “Moska është vendosmërisht konfidente se Serbia do të luajë një rol kruçial në rajon”.

Momenti, që diplomacia ruse e vlerëson të përshtatshëm për manipulimin rajonal tëSerbisë, është çeshtja e dialogut dhe e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë aktualisht të ngrira, dhe ka një lëvizje gjallëruese në radhët e fuqive të mëdha për t’i dhënë fund këtij ngërçi ballkanik. Moskës nuk i intereson një zgjidhje dhe normalizim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Moskës i intereson një tension i përhershëm midis dy shteteve me qëllim që Rusia të pengojë zgjerimin e mëtejshëm të BE dhe të NATO-s në rajon. Është e qartë se, nëse marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës normalizohen nëpërmjet njohjes reciproke si shtete të pavarura, Serbia plotëson kushtin e vënë nga Brukseli për anëtarësim në BE, dhe Kosova me plotësimin e njohjeve nga katër shtete atlantike, që nuk e njohin, plotëson kushtin të anëtarësohet në NATO. Këtë perspektivë Rusia po përpiqet ta bllokojë me çdo kusht, duke i diktuar Serbisë një qëndrim më obstruksionist në marrëdhëniet me Kosovën dhe me Perëndimin. Jo rastësisht ambasadori i ri rus në Serbi, duke shkelur protokollin diplomatik, e nisi veprimtarinë e tij zyrtare ende pa paraqitur letrat kredenciale, duke sulmuar në të katër anët e Beogradit BE-në dhe SHBA-në për orientimin euroatlantik të Ballkanit.

Qëndrimet agresive të ambasadorit të ri rus në Beograd ndaj Kosovës dhe ndaj Ballkanit duhet të shërbejnë si shkundje e fortë për iluzionet, që mund të jenë krijuar në Prishtinë, në Tiranë apo në ndonjë kryeqytet  europian proserb, se Moska mund të tregohet fleksibël ndaj Kosovës. Sidomos pas takimit të pandriçuar të presidentit rus Putin me presidentin e Kosovës Thaçi në 11 nëntor 2018 në Paris, idiotët e dobishëm të Rusisë dhe të Serbisë në Prishtinë dhe në Tiranë nisën të përhapin shpresa të rreme për një kthesë të Rusisë. Dhe tani kemi përgënjeshtrimin zyrtar të ambasadorit të ri rus në Serbi, i cili në datën 1 gusht 2019  afishoi në mënyrë kategorike qëndrimin e Rusisë, duke deklaruar: “Kur ne kërkojmë zgjidhje për Kosovën ne nisemi nga ajo që Kosova është pjesë e Serbisë”.

Diplomacia ruse po nxiton të përfitojë jo vetëm nga stanjacioni në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe nga dështimi i BE e më konkretisht i nismës franko-gjermane për një zgjidhje të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Moska po punon ta komplikojë edhe më shumë situatën, duke hedhur në qarkullim diplomatik, siç bëri Harçenko në 1 gusht, tezën e zgjidhjes së “çështjes së Kosovës” dhe jo çështjen e normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura. Me tezën e vdekur të “çështjes së Kosovës” Moska kërkon rikthimin tek çështja e statusit, kërkon të shvleftësojë jo vetëm pavarësinë e shtetit të Kosovës, e cila u sanksionua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik 2010, por edhe gjithë përpjekjet e faktorit perëndimor për finalizimin e marrëveshjes Serbi-Kosovë. Rusia po kërkon kthim antihistorik mbrapa me qëllim që të legalizojë praninë dhe ndërhyrjen e saj në çështjen e dialogut Serbi-Kosovë, por edhe në krejt Ballkanin Ambasadori i ri rus e parashtroi hapur këtë qëllim, kur theksoi se Rusia është gati të marrë pjesë për ndërmjetësim në bisedimet Serbi-Kosovë me kushtin që të merren në konsideratë interesat e Rusisë.

Ardhja në Serbi e një ambasadori rus të regjur me intrigat diplomatike në Ballkan, si dhe platforma e ofensivës së re agresive diplomatike ruse në rajon, duhet të tërheqin vëmendjen e qeverive dhe të diplomacisë në Prishtinë dhe në Tiranë. Duhet te reflektojnë, sepse kemi një sinjal që paralajmëron intriga të reja më të sofistikuara diplomatike të Rusisë kundër Kosovës dhe kundër kombit shqiptar. Në të njëjtën kohë meriton vëmendjene dhe të diplomacisë euroatlantike, sepse jemi para një shkallëzimi të agresivitetit dhe të ndërhyrjes diplomatike dhe politike të Rusisë në Ballkan. Guvernatori i ri rus në Ballkan po pretendon publikisht të rivendosë ligjin ndërkombëtar rus në gjithë shtetet e rajonit, deklaratë që është pohim i një faze të re të ndërhyrjes më të gjerë ruse në rajon. Duke qenë se ambasadori i ri rus nuk është diplomat riosh që matet me hijen e mëngjesit, por një diplomat i shkollës së vjetër sovjetike dhe arkitekt i politikës ballkanike ruse për afro çerek shekulli, kjo do të thotë që sinjalet e tij, jo vetëm duhen marrë seriozisht, po edhe të bëhen përgatitje për të përballuar të papriturat dhe intrigat e reja diplomatike ruse në të gjithë Ballkanin.

Në fund një këshillë për qeverinë e Shqipërisë: në vendet e rëndësishme dërgoni ambasadorë, jo postierë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial aleksandër bocan-harçenko aleksander vucic shaban murati aleksandër bocan-harçenko aleksander vucic shaban murati

Sondazh

Poll
Editorial 6 Gusht 2019, 09:26

Kush po e shkatërron policinë?

Ideja dhe premtimi per te ngritur nje njesi super speciale qe do te arrestoje te fortet e rrugeve dhe lagjeve me gezoi tej mase. Mendova “hajt per hajer”. Por t...

Editorial 5 Gusht 2019, 09:36

Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Tendenca e minimalizmit ka vite që është në rritje. Shumë njerëz që ndodhen në fillim të moshës së rritur ose pak para daljes në pension, duan të jetojnë duke m...

Editorial 3 Gusht 2019, 05:27

Hajt se Hasha bën diçka

Psikoza që Thaçi e ka një fuqi mbinatyrore për t’i kontrolluar të gjithë proceset është e frikshme. Kjo është irracionale.Në fundin e Luftës së Dytë Botë...

Editorial 1 Gusht 2019, 09:11

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

Sa më tepër kalon koha, aq më i parashikueshëm bëhet Edi Rama. Kryeministri ka shpërndarë dje një video të shëmtuar, me barraka të rrënuara, me plehëra shekullo...

Editorial 1 Gusht 2019, 08:59

Vende të jashtëzakonshme, liderë të këqij

Shtetet e Bashkuara i vizitova për herë të parë në vitin 1965 me një bursë studentore të financuar nga një filantrop bujar nga Bostoni. Që nga ai udhëtim, gjatë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë