LIVE UPDATES
Politike

Hapja e bisedimeve / Austria apel BE-së: Jepini një sinjal të qartë Shqipërisë!

27 Dhjetor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Hapja e bisedimeve / Austria apel BE-së: Jepini një sinjal të

BRUKSEL – Ministrja e Austrisë për Europën, Karoline Edtstadler, i ka kërkuar Brukselit që të marrë vendimin e duhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Edtstadler i ka bërë apel Bashkimit Europian dhe veçanërisht Francës, e cila merr Presidencën e BE-së në 1 janar, që të kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor.

Edtstadler thekson se BE duhet t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një sinjal të qartë politik për integrimin. Ajo vuri në dukje se nën qeverisjen e Kancelarit Karl Nehammer, fokusi i Austrisë do të jetë në politikën e emigracionit dhe zgjerimin e BEsë drejt Ballkanit Perëndimor.

Teksa iu referua një vendimi unanim të marrë nga vendet e Bashkimit Europian në mesin e dhjetorit, Edtstadler shprehet se ky vendim nuk duhet nënvlerësuar nga pikëpamja simbolike. Ministrja e Austrisë thekson gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal të qartë politik.

“Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në prag të nisjes së tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal politik, se ne ndodhemi në planifikimin e së ardhmes së Bashkimit Europian”, thekson ministrja Edtstadler.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca, u shpreh pas publikimit të progres-raportit të KE-së se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe se tani është momenti për të mbledhur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Bashkimi Europian duhet të lexojë progres-raportin, vendet anëtare duhet të shohin se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është koha për t’u ulur në tryezë të përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka vijuar me përparimet për reformat. Raporti tregon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e caktuara nga Këshilli. Konferenca e Parë duhet të mblidhet brenda vitit”, është shprehur Soreca.

BULLGARIA

Opozita bullgare duket se po lëviz në drejtimin e duhur sa i takon zhbllokimit të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Opozita bullgare i ka dhënë “dritën jeshile” Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE nëse qeveria ndryshon mendim.

Sa ishte në qeveri, Borisov ishte kundër heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Edhe pse vetëm pak ditë më parë qeveria bullgare bëri të qartë se nuk e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së, duket se lideri i opozitës, Boyko Borisov, ka ndryshuar mendim me humbjen e zgjedhjeve, duke mbajtur një qëndrim të hapur pro heqjes së vetos, nëse kjo gjë propozohet në Parlamentin bullgar.

“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim”, deklaroi ish-Kryeministri bullgar dhe lideri i partisë më të madhe opozitare, Bojko Borisov.

Sipas Borisovit, Shkupi zyrtar duhet të zgjidhë të gjitha problemet para se të hyjë në BE dhe se Bullgaria vetëm sa po ia “ngadalëson” këtë proces.

“Shkupit i është thënë se i ka ‘dy-tri’ tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej. Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut. Nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete, prandaj Sofja vetëm i ka ngadalësuar Shkupin dhe Tiranën”, tha ai.

Jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana është me sytë nga Sofja, pasi vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit.

KE kërkoi nisjen e bisedimeve me Shqipërinë

Komisioni Europian ka sugjeruar hapjen e negociatave për Shqipërinë duke vlerësuar se në një numër sektorësh janë bërë përparime gjatë këtij viti. Raporti vlerëson përparimet e bëra në sistemin e drejtësisë dhe atë shëndetësor, ndërsa shprehet se ka ende punë për të kryer. Por raporti kërkon punë më të madhe për të luftuar korrupsionin në nivele të larta të politikës.

“Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit. Strukturat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) duhet të forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm të vendit për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze”, thuhet në raportin e progresit për Shqipërinë.

Gjithashtu, Brukseli kërkon nga shumica dhe opozita që të përmirësojnë dialogun politik dhe të punojnë së bashku me të gjitha pjesët e shoqërisë për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së dhe negociatat e pranimit.

“Koordinimi brenda administratës duhet të përmirësohet, veçanërisht në lidhje me integrimin në BE”, thuhet në raport.

“Sistemi gjyqësor i Shqipërisë është gjithashtu i përgatitur në mënyrë të moderuar. Shqipëria ka vazhduar të zbatojë Reformën gjithëpërfshirëse në Drejtësi, duke rezultuar në përparim të mirë. Në veçanti, ajo arriti një moment historik të rëndësishëm në fund të vitit 2020, me emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në raport.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bruksel integrimi ne be karoline edtstadler shqiperia dhe maqedonia e veriut bruksel integrimi ne be karoline edtstadler shqiperia dhe maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën