LIVE UPDATES
Politike

Hapja e fushatës! Kandidati i PD për Lushnjen: Ftoj rivalët në debat publik

19 Shkurt 2022, 13:04 Nga DOSJA
Hapja e fushatës! Kandidati i PD për Lushnjen: Ftoj rivalët

LUSHNJE– Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Lushnjes Indrit Sefa ka sfiduar rivalen e tij të PS, Eriselda Sefa për të zhvilluar një debat publik. Me anë të një deklarate për mediat, ait ftoi publikisht rivalen e tij  duke i thënë se duhet që secili të fliste publikisht për planin që kanë për Lushnjen. “Ftoj rivalen time, kandidaten e PS që të zhvillojmë një debat publik për planin e secilit prej nesh për Lushnjen.

Sefa tha se në këtë debat është i mirëpritur edhe kandidati tjetër megjithëse përfaqëson dy parti të vogla kushdo duhet të ketë garanci për një garë të barabartë.

‘Propozoj që ky debat të zhvillohet në një ambient publik me pjesëmarrjen e qytetarëve që duhet të kenë të drejtën e pyetjeve dhe bashkëbisedimit me kandidatët”, tha Sefa ne nje deklarate për mediat sot kur u çel zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 6 marsit.

DEKLARATË E KANDIDATIT

Të dashur bashkëqytetarë, Në 6 Mars, ju do të shkoni në qendrat e votimit për të vendosur se kush do të drejtojë Bashkinë e Lushnjës. Vërtet këto zgjedhje janë vetëm për 1 vit nga mandati i mbetur, por ato kanë shumë rëndësi. Këto janë zgjedhje ku banorët e Lushnjës, në fshat dhe në qytet vendosin, nëse Bashkia do të jetë në shërbim të partisë në pushtet, nëse Bashkia do të jetë në shërbim të pushtetit të politikanëve në Tiranë, apo do të jetë në shërbim të lushnjarëve, për të përmirësuar jetën në familjet e tyre dhe për të marrë më shumë para nga puna e tyre. Në ditën e parë të nisjes së fushatës zgjedhore, ftoj çdo votues në Lushnje të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 Marsit, duke na dhënë shansin që të bëjmë realitet ndryshimin! Një thirrje të veçantë kam për bashkëmoshatarët e mi. Merrni pjesë masivisht në këto zgjedhje! Lushnja ka nevojë për secilin prej nesh. Të dashur bashkëqytetarë! Në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme të votoni duke lënë pas krahëve politikën e sherrnajave, politikën e zhurmës dhe, me qetësi, bashkërisht, duke mirëkuptuar ndasitë politike, por duke respektuar njëri-tjetrin si lushnjarë, t’i kthejmë dinjitetin Lushnjës! Këto nuk janë zgjedhje për partitë. Këto janë zgjedhje për ju, për fëmijët tuaj! Për mua, është privilegj, por edhe përgjegjësi që kërkoj besimin tuaj. Deri tani, kam shërbyer si njeri i ligjit dhe me profesionin e avokatit kam bërë gjithçka për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë! Nga qindra, ndoshta dhe mijëra qytetarë që kam takuar këto ditë në çdo cep të Bashkisë Lushnjë, kam kuptuar se ata e duan ndryshimin. Shumë janë të zhgënjyer me premtimet e pambajtura kurrë këto 15 vjet. Shumë të tjerë janë të revoltuar, sepse nuk kanë gjetur tek Bashkia një derë hapur për të zgjidhur problemet. Ka nga ata që janë të pakënaqur, sepse paguajnë taksa dhe nuk marrin mbrapsht asgjë që e rrit cilësinë e jetës në Lushnjë. Ka ardhur koha që të jepet llogari. Nuk e kam fjalën vetëm për 6 marsin, për llogarinë me votë! Kush kërkon votën e qytetarëve duhet të jetë i hapur, të jetë konkret për angazhimet në lidhje me qytetin. Na duhet t’u flasim banorëve të Lushnjës me vërtetësi, çfarë mund të bëjmë për 1 vit dhe çfarë nuk mund të bëjmë. Në funksion të një fushate qytetare dhe për të treguar se për ne të rëndësishëm janë lushnjarët dhe jo pushteti, ftoj rivalen time, kandidaten e Partisë Socialiste që të zhvillojmë një debat publik për planin e secilit prej nesh për Lushnjën. Në këtë debat është i mirëpritur të marrë pjesë edhe kandidati tjetër. Megjithëse përfaqëson 2 parti të vogla, kushdo duhet të ketë garancitë për një garë të barabartë. Propozoj që ky debat të zhvillohet në një ambient publik, me pjesëmarrjen e qytetarëve, të cilët duhet të kenë të drejtën e pyetjeve dhe bashkëbisedimit me kandidatët. Nëse rivalja ime bie dakord për këtë debat, ne ngarkojmë stafet tona për ta përgatitur atë në kohën më të shpejtë të mundshme. Unë jam i gatshëm, duke filluar nga tani. E rëndësishme është që në ketë garë ne të vendosim lushnjarët të parët. Të vendosim interesin e qytetarëve të parin. Ata duhet të zgjedhin të lirë, ato duhet të zgjedhin këdo që u jep besim për të qeverisur për ta dhe për t’u shërbyer atyre. Përmes këtij debati, ne kemi shansin të tregojmë përpara zgjedhjeve kush ka planin më të mirë, më konkret, më të dobishëm dhe më të realizueshëm për bashkëqytetarët tanë. Le ta nisim këtë fushatë si kurrë më parë, duke pranuar që ne të debatojmë për Lushnjën dhe për të mirën e lushnjarëve tanë!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike indrit sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 indrit sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron