LIVE UPDATES
Politike

Kandidon për Kryetar Bashkie! Bushati: Nuk do ju sundoj, por do të bashkëdrejtojmë

19 Shkurt 2022, 11:45 Nga DOSJA
Kandidon për Kryetar Bashkie! Bushati: Nuk do ju sundoj, por do të

SHKODËR– Kandidati për bashkinë e Shkodrës, nën siglën e Partisë Demokratike Xhemal Bushati, u bëri thirrje demokratëve se nuk do t’i sundojë por do të bashkëdrejtojnë. Në fjalën e tij përballë demokratëve të Shkodrës, Bushati tha se problemet e Shkodrës do të zgjidhen me një program emergjent.

FJALA E KANDIDATIT:

Nuk di a ka nevojë të prezantohem sot para jush, ama diçka e di me siguri. Që më shumicën tuaj kam shtrënguar duart, kam shkëmbyer biseda, kemi fol për të mirat dhe problemet e qytetit tonë, për ato që na ndajnë por më së shumti për ato vlera që na bashkojnë.
Sepse ajo që na bashkon është më e madhe dhe më fortë. Është të qyteti ynë, Shkodra jonë. E shkuara e skalitur me kaq art e delikatesë në historinë e Shqiperisë, e tashmja dhe e ardhmja e saj. Të cilën jam i sigurt se do ta ndërtojmë të gjithë së bashku. Shkodranët e mençur, e urtë dhe të vetëdijshëm që nga Ana e Malit e deri në Velipojë,që nga Bërdica deri në Shalë, që nga Shoshi deri në Dajç apo Gur të Zi, që nga Pulti, Rrethinat e deri në Postribë, në tan Shkodrën kudo ku kam shkel, ma kanë çel zemrën, më kanë pa drejt në sy e më kanë kërku veç nji gja: BESËN, se bashkia e Shkodrës do te jete e qytetarëve , do t’ju shërbejë dhe do të punojë për qytetarët. Ndaj, përgjegjësia nuk ka peshuar kurrë më shumë se sot, sepse ka peshën e besimit që ju vetë të ma keni dhënë të dashur demokratë, për të përfaqësuar vullnetin tuaj si kandidat për kryetar të bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit.“Me dashni për Shkodrën dhe me përkushtim për ju” – nuk është thjesht një slogan, është guri i themelit, mbi të cilin do të ngremë së bashku të ardhmen e këtij qyteti që na përket të gjithëve . Kam le në Shkodër , kam ndërtu jetën e dhe familjen time këtu, kam rrit fëmijët kështu që ëndrrat , idetë dhe projektet që kena për kët qytet nuk kanë shterru kurrë. Por në këtë moment përcaktues për Shkodrën , vizioni im për të ndryshuar dhe zhvilluar këtë qytet bazohet në një plan konkret, me objektiva të qarta, të matshme dhe të realizueshme. Ky vizion, megjithë kohën e shkurtër, është hartuar mbi tre objektiva qëndorë :Emergjencë/ Shërbejmë sot/ Projektojmë për nesër Përmirësimi i infrastukturës, sinjalistikës dhe qarkullimit rrugor në Shkodër, disiplinimi dhe sistemimi i tij, është një nga prioritetet ku plani i emergjencës do të zbatohet duke drejtuar efektivisht burimet njerëzore dhe mirëmenaxhuar ato financiare. Emergjenca për një qytet më të pastër dhe mbetje e kanalizime të sistemuara, kërkon dhe do të ketë ndërhyrjen e menjëhershme në menaxhim, dhe vendimmarrje të përbashkët. Rishikim, rishpërndarje dhe korigjim të buxheteve në ato sektorë ku janë adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke i ardhur në ndihmë e mbështetjen qytetareve ne nevojë. Mbështetje të dedikuar fermerëve me konsulenca dhe përgatitja e dokumentacioneve për subvencionet për fermerët lehtësuar proçedurave administrative,Ndërtimi i tregjeve të reja dhe sistemimi i tregjeve bujqësore, rehabilitimi dhe vënia në funksionim i sistemeve ujitës në tokat bujqësore, tërë sistemit ujitës të tokave bujqësore. Ofrimi nga bashkia i mundësisë për bërjen e plan rilevimeve për procesine regjistrimit të pronave bujqësore.Ka disa qe mund ta mendojne te shkurter kete mandat per te drejtuar bashkine e Shkodres. Por une jam ketu tju siguroj se qofte dhe nje dite te vetme mjafton per te nisur punet per se mbari, per te ndihmuar dhe qendruar prane halleve dhe problemeve të qytetareve qe ne te gjjthe ketu i njohim kaq mire. Une nuk premtoj mrekulli, sepse bash me voten tuaj kam drejtuar keshillin bashkiak te qytëtit. Dhe modeli im i punes, i bashkepunimit dhe respektit ndaj qytetareve do te jete ai qe ju keni pare nga une. Une nuk premtoj se kam nje shkop magjik per te ndryshuar jetet tuaja. Por jam e sigurt se do me besoni drejtimin e qytetit pasi keni pare dhe prekur deshiren, forcen, kurajon time per tu perballuar me te gjjthe veshtiresite vetem e vetem qe te jem ne krah te qytetareve. Une jam baba i 3 femijeve qe Shkodren e kane te dashur ndoshta pak me shume se une. E di dhe e kam prek dhimbjen e familjeve shkodrave duke pare qe cdo dite femijet largohen jashte. Ndaj eshte dhe pergjegjesia ime për t’ju ofruar të rinjve dhe të rejave, fëmijve tanë qe të kenë ëndrra dhe aspirata te reja. Per tju siguruar atyre arsimin dhe punësimin cilësor, mundësi dhe shanse që burojnë nga merita dhe puna.  Hartimi i projekteve për të cilat unë do të punoj në bashkëpunim të ngushtë me intelektualët, të rinjtë, bisnesin, qytetarët dhe për realizimin do të projektojë Shkodrën e të ardhmes. Shkodra do të projektohet si qyteti që kujdeset për shtresat në nevojë, si qyteti me taksa të ulura dhe qyteti që ofron punësim dhe shkollim cilësor në përputje me kërkesat e tregut rajonal, Shkodra e së ardhmes do të jetë qyteti i kulturës që ruan ,zhvillon dhe promovon tradidën dhe trashëgiminë e kulturës dhe Shkodra qyteti i turizmit.

Standarti i transparencës përmes të cilit çdo qytetar do të gëzojë të drejtën e informimit mbi aktivitetin e kryetarit të bashkisë dhe të gjithë administratës, të informimit të shpenzimeve dhe investimeve, ndërveprimi i qytetarëve për propozimeve, vendime apo ankesa dhe ofrimi i shërbimeve sa më pranë qytetarëve, është një angazhim për të bashkëdrejtur me qytetarët bashkinë e Shkodrës. E tash du me ju thanë dy fjalë zemre JUVE , gjysmës ma të mirë të këtij qyteti Zojave të Shkodrës, nanave, motrave bijave shkodrane. Ditët e fundit kam takuar në fasoneritë dhe kudo në bizneset ku kam ken, me qindra, ndoshta mijëra prej jush. Vlerësim për gjithçka bani! Vlerësim për mundin , përpjekjet dhe sakrificën tuaj! Unë jam bashkëshort dhe baba dy vajzave , edhe nji djali , siç e shihni numri 3 asht fati jem.Mos e harroni! Ju kam dhanë fjalën se ashtu si kam punu si kryefamiljar për familjen teme, me njat kujdes, me njat përkushtim do të punoj , për familjen tonë të madhe Shkodrën.Eshtë një moment përcaktues për atë që duam të jetë e ardhmja jonë e përpashkët, Shkodra jonë, ndaj duhet të zgjedhim të jemi BASHKE deri në fund të kësaj beteje. Mirënjohje, dashni dhe përkushtim pafund për JU të gjithë, për qytetarët e shkodrës që zgjidhni të jeni krah meje, që zgjidhni Partinë Demokratike të Shqipërisë !

LAJMI KRYESOR: Basha nis fushatën elektorale! Sot në Shkodër, prezantohet kandidati Xhemal Bushati

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne shkoder lulzim basha xhemal bushati basha ne shkoder lulzim basha xhemal bushati

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit