Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit
4 Nëntor 2021, 10:45Nga DOSJA
SPANJE – Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht të lartë. Florentino Pérez e ka humbur durimin prej kohësh, madje gjatë verës tentoi ta shiste, por nuk ka pasur të interesuar për lojtarin belg.
Meqë ishte e pamundur blerja e Kylian Mbappesë, nuk iu duk ide e keqe t’i jepte një mundësi të re belgut dhe të shihte nëse me teknikun italian do të zgjohej, por nuk ndodhi asgjë në favor të lojtarit.
Numri 7 vijon të vuajë nga dëmtimet dhe niveli i performancave të tij mbetet i ulët. Për këtë arsye, ka humbur vendin në njëmbëdhjetëshen titullare, kjo edhe për shkak të formës që po shfaq Vinicius Junior.
Tashmë pa mburojën e Zinedine Zidane, ish-lojtari i Chelsea-t është në një situatë shumë komplekse. Në “Santiago Bernabeu” shpresojnë ta “heqin qafe” dhe sa më shpejt aq më mirë, megjithëse janë të vetëdijshëm që rikuperimi milionave që kanë paguar për të është i pamundur.
ITALI – Juventusi ka arritur objektivin e parë minimal sezonal, kualifikimin matematikor për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, një objektiv ky që shoqërohe...
ZVICER – Nuk janë vetëm skuadrat e Europa League që zbresin në fushën e lojës këtë të enjte. Edhe në Conference League do të luhen ndeshjet e ditës së kat...
ZVICER – Luhen sot ndeshjet e ditës së katërt në grupe në Europa League. Në Varshavë, Napoli do të përballet me Legian, ku aktivizohen dy futbollistët shq...
EUROPË-Inter ka kthyer me këmbë në tokë Sheriff Tiraspol, pasi ka triumfuar në Moldavi me rezultatin 3-1 dhe ka shkuar në kuotën e 7 pikëve në Grupin D, tr...
SPANJË-Real Madrid ka bërë detyrën kundër Shakhtar Donetsk, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe kualifikimi për në raundin tjetër në Champions League është m...
MILANO-Milan-Inter në “San Siro” do të ndiqet nga më shumë se 55 mijë tifozë në shkallët e tempullit të futbollit Italian. Vendimi i qeverisë për të lejuar vetë...