Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Spektakli i futbollit vazhdon me Europa League. Synohen “biletat” e para…
4 Nëntor 2021, 10:19Nga DOSJA
ZVICER – Luhen sot ndeshjet e ditës së katërt në grupe në Europa League. Në Varshavë, Napoli do të përballet me Legian, ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka. Përpara dy javësh, skuadra e Luciano Spallettit arriti të mposhtë polakët dhe këtë sukses do të kërkojë që ta përsërisë, në mënyrë që të parakalojë Legian në renditjen e grupit “C” dhe t’i marrë kryesimin.
Lazio udhëton drejt Francës për të zhvilluar sfidën me Olympique të Marseillës, sfidë e vlefshme për grupin “E”. Në “Olimpico” të Romës kjo përballje përfundoi me barazimin 0-0, ndaj sot të kërkohet të fitohet sfida nga të dyja skuadrat, që t’i afrohen akoma më shumë kualifikimit për në fazën me eliminim direkt të kompeticionit. Po në grupin “E”, Galatasaray do të presë Lokomotivën e Moskës.
Në Gjermani, Bayer Leverkusen do të presë skuadrën e Real Betis, dy skuadra që janë në krye të grupit “G” dhe cilado që të fitojë këtë përballje do të sigurojë kualifikimin për më tej në Europa League. Po në grupin “G”, Ferencvaros i Myrto Uzunit do të presë Celtic Glasgow, me skuadrën hungareze që do të kërkojë të marrë pikët e para në këtë edicion të Europa League
Në Montecarlo, Monaco do të presë PSV Eindhoven. Fitorja e dy javëve më parë në Holandë e vendos skuadrën e Principatës në pozita shumë të mira për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të kompeticionit. Po në këtë grup, Real Sociedad që ndodhte në vendin e dytë të grupi “B” do të presë Sturmin e Grazit me objektiv marrjen e 3 pikëve që do ta kualifikojnë për më tej.
EUROPË-Inter ka kthyer me këmbë në tokë Sheriff Tiraspol, pasi ka triumfuar në Moldavi me rezultatin 3-1 dhe ka shkuar në kuotën e 7 pikëve në Grupin D, tr...
SPANJË-Real Madrid ka bërë detyrën kundër Shakhtar Donetsk, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe kualifikimi për në raundin tjetër në Champions League është m...
MILANO-Milan-Inter në “San Siro” do të ndiqet nga më shumë se 55 mijë tifozë në shkallët e tempullit të futbollit Italian. Vendimi i qeverisë për të lejuar vetë...
GJERMANI-Ishte 16 dhjetori i vitit 2020 kur Lirim Zendeli, piloti me origjinë shqiptare arrinte një hap të madh duke garuar në Formula 2. Një lajm i madh për të...
TIRANË-Presidentit të Tiranës, Refik Halili nuk i la shije të mirë humbja me Dinamon në Kupë. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, Halili tha se bar...
SHQIPËRI-Nuk ka pasur surpriza në ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, me një pjesë të madhe të skuadrave të Superiores, që kanë arritur të g...