6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
RUMANI – Enes Sali ka lindur në Kanada, ka luajtur për Barçën dhe tashmë ka një shenjë të gjelbër në regjistrimin e rekordeve: ai është lojtari më i riu, që ka shënuar gol në Rumani, ylli 15 vjeç e 6 muaj, me Farul Costanza, skuadra që drejtohet Gheorghe Hagi. Ai në Rumani nuk ka nevojë për kartëvizita. Po të flasësh për legjenda, ai tani është tema e bisedës.
Le të kthehemi te Sali: “play-maker” cilësor, një 10-tësh klasik, që ka luajtur tashmë 7 ndeshje dhe ka shënuar një gol në kampionatin rumun. Dhe çfarë goli: sllallom mes dy kundërshtarëve në fushë të hapur, pas një vrapimi të lehtë, para se të kalojë rreth dyzet metra për të shkuar dhe përqafuar trajnerin Hagi. Ah, ai është gjithashtu në “Top 10” talentet e futbollit.
Trajneri i kombëtares, Mirel Radoi, e ka thirrur talentin Sali për ndeshjet kundër Islandës dhe Lihtenshtajnit më 11 dhe 14 nëntor. Rumania është e dyta në grup me 13 pikë dhe synon “play-off”-in për Kupën e Botës. Së bashku me djalin e Hagit, tekniku i kombëtares, ka gjetur në skuadrën e tij edhe një vend edhe për 15-vjeçarin nga Toronto. Sali ka lindur në shkurt të vitit 2006, ndërsa në Instagram, siç shkruhet, nuk ka as 4000 ndjekës. Në rast debutimi, ai do të bëhej më i ri i kombëtares rumune, duke thyer rekordin nga Cristi Manea (në fushë në 16-vjeçari kundër Shqipërisë në 2014).
Në atë rast ndjekësit do të rriteshin. Ai krenohet me disa ndeshje me U-16, një me U-17 dhe asnjë me U-21. Goli kundër Clinceni e bëri atë të hyjë në historinë e futbollit rumun, ashtu si edhe debutimi i tij kundër Sepsit në gusht. Fakt argëtues: ai madje arriti të mposhtë djalin e Hagi-t, i cili ka debutuar në fushë në moshën 16-vjeçare, në vitin 2014.
Dy shkolla futbolli në antipod: e para në Kanada, luajtës i Woodbridge Strikers në Ontario, një oqean larg vendit ku ai luan tani. E dyta në Barcelonë, ‘La Masia”. Saliu luajti nja dy vite në “Cantera blaugrana”, ishte pjesë e ekipeve të të rinjve nga viti 2017 deri në vitin 2019. Drejtuesit e vunë re në një turne ndërkombëtar kur ishte 11 vjeç. Ka shkuar pak a shumë kështu. “Ne jemi të Barçës, a do të vini tek ne?”. “Sa është ora fluturimi?”
Megjithatë, pas dy sezonesh, klubi u desh ta linte të largohej për shkak të disa problemeve me FIFA-n lidhur me regjistrimin e të miturve. Këtu hyn Gheorghe Hagi, i cili merr për krahu babanë e Saliut dhe e bind që ta lë Farulin të nënshkruajë djalin e tij. “Do të bëhet i mrekullueshëm”. Kështu ishte: në fushë në moshën 15-vjeçare, i thirrur në kombëtare në të njëjtën moshë, duke shënuar si i paracaktuar. Ai është lojtari i 51-të i çertifikuar nga Akademia Gheorghe. Deri më tani ai ka arritur tashmë disa rekorde në futbollin rumun.
B.T (Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
EUROPË-Inter ka kthyer me këmbë në tokë Sheriff Tiraspol, pasi ka triumfuar në Moldavi me rezultatin 3-1 dhe ka shkuar në kuotën e 7 pikëve në Grupin D, tr...
SPANJË-Real Madrid ka bërë detyrën kundër Shakhtar Donetsk, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe kualifikimi për në raundin tjetër në Champions League është m...
MILANO– Pika e parë në Champions League për Milanin e Piolit që në “San Siro” nuk shkoi më shumë se një 1-1 ndaj Portos që shkon në pesë pikë ...
MILANO-Milan-Inter në “San Siro” do të ndiqet nga më shumë se 55 mijë tifozë në shkallët e tempullit të futbollit Italian. Vendimi i qeverisë për të lejuar vetë...
GJERMANI-Ishte 16 dhjetori i vitit 2020 kur Lirim Zendeli, piloti me origjinë shqiptare arrinte një hap të madh duke garuar në Formula 2. Një lajm i madh për të...
TIRANË-Presidentit të Tiranës, Refik Halili nuk i la shije të mirë humbja me Dinamon në Kupë. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, Halili tha se bar...
TIRANË– Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë përfundoi me ndeshjen Dinamo-Tirana zhvilluar në “Air Albania” në orën 16:45. Takimi përfundo...
SHQIPËRI-Nuk ka pasur surpriza në ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, me një pjesë të madhe të skuadrave të Superiores, që kanë arritur të g...
ARGJENTINE – Me “serinë e dytë”, ka nisur sërish telenovela Wanda Nara-Mauro Icardi. Sulmuesi ka hoqi llogarinë në Instagram, ndërsa gruaja e ...
ITALI – Përfundimi ishte në shi për Romën, e cila doli në fushë për seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes së Conferenca League kundër Bodo/Gli...