LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORIA/ I vari dinamitin në qafë gruas dhe të bijës, rrëfimi: Na tërhoqi zvarrë

25 Nëntor 2021, 16:23 Nga DOSJA
HISTORIA/ I vari dinamitin në qafë gruas dhe të bijës,

“Ishte një nga ditët e tjera të shumta të atyre viteve që ai vinte në shtëpi i dehur, me këmbët që mezi e mbanin por gjithmonë me një ‘kthjelltësi’ për atë që donte të bënte, të na rrihte me çfarë i gjendej rrotull.

Me sytë gjysmë të mbushur me lot, sëbashku me mamin që rrinte heshtur ngjitur meje, po prisnim gjithë ankth momentin kur do të hapte derën. E dinim çfarë na priste.

Erdhi duke na bërtitur se përse nuk e kishim lënë televizorin te lajmet. Një gjë absurde sa për të zënë shkak. Pas pesë minutash ku debatoi me mamin, e gjeta veten tek na tërhoqi të dyjave zvarrë drejt oborrit, aty ku kemi një pemë molle. Na lidhi pas saj dhe në qafë na vendosi dinamit,lëndë plasëse.

‘Mos të ua dëgjoj zërin asnjërës ose përndryshe u hodha në erë të dyjave.U bëtë ju të mos shihni lajme e të më ktheni fjalën,’ “-ethshëm në këto fjalë e nis rrëfimin për Gazetasi.al Enisa.S, tashmë vetë nënë e dy fëmijëve, tek tregon dhunën që ka përjetuar për vite me rradhë nga i ati.

“Ajo natë ka qenë tmerri im më i madh.Për shumë kohë imazhi i saj më ka përndjekur dhe në ëndërr. Na kishte rrahur,goditur,shtyrë por tek dinamiti nuk kisha menduar kurrë që do shkonte. Ai njeri kishte dalë tërësisht jashtë kontrollit,” vijon më tej Enisa duke treguar përshkallëzimin e situatës të shkaktuar nga babai të cilit ajo i referohej gjithmonë me “ai.”

“Isha e vogël, diku 8 vjeç kur në fillim e shihja të rrihte mamin. Mbyllja veshët dhe qaja.Sa ishte gjyshja, shpesh e mbronte ajo por pastaj gjyshja ndërroi jetë dhe nuk kishte më njeri që ta mbronte nga ai.

E dëgjoja mamin që qante heshturazi që mos e dëgjonin komshinjtë sepse shtëpitë i kishim ngjitur. Ai e përplaste pas murit dhe i shkulte flokët.

Veç zoti e di sa lutesha që të ia merrte jetën atij njeriu. Mami punonte gjithë ditën,kishim shumë bagëti atëherë sepse jetonim në fshat. Rropatej gjithë ditën sa tek fushat e misrit e sa tek punët e shtëpisë. Vetë i bënte të gjitha. Më dhimbte shpirti për të.”-shton për Gazetasi.al ajo duke kujtuar fëmijërinë e saj të trishtë.

Enisa rrëfen se nëse në fillim i ati nuk ushtronte dhunë ndaj saj, me kalimin e viteve teksa ajo rritej dhe përpiqej t’i dilte gjithmonë e më shumë në mbrojtje mamasë,ai nuk u kursye më.

“Isha nxënësja më ekselente e gjimnazit. Mësoja gjithë natën, herë duke qarë e herë jo, vetëm që të bëhesha dikush.Të krenoja mamin e të largoheshim nga ai qytet.

Por askush nuk e dinte se me çfarë përballesha unë në shtëpi. Nuk ua tregoja as shoqeve sepse kisha frikë mos ai e merrte vesh nga të tjerët dhe na rrihte më keq, kisha frikë se do më gjykonin. Hesht më thonin komshinjtë, mos trego, se të gjithë burrat ashtu janë,”-vijon më tej Enisa duke lënë të kuptojmë që jo pak herë grave në Shqipëri ua mbyllin gojën e ua shuajnë zërin duke filluar nga shteti, familja,shoqëria dhe mentaliteti që janë të gjithë fajtorë në rrjesht.

“Ditën kur në një aktivitet shkolle do merrja certifikatën si studentja më e mirë e gjimnazit dhe mami im nuk ishte aty, ka qenë dita që mora vendimin për të ngritur zërin dhe për të treguar historinë time.

Mami nuk kishte ardhur sepse ai e kishte rrahur një natë më parë, i kishte lënë shenja në fytyrë dhe kishte turp të vinte ashtu tek shkolla ime.

‘Për mamin që nuk është këtu sepse ai e rrahu’, kam thënë teksa mora certifikatën në dorë nga drejtori i shkollës i cili i habitur më pyeti sërish nëse isha e sigurt për atë që po thoja,’ “-rrëfen më tej Enisa për Gazetasi.al duke kujtuar se si kishte shkaktuar trazira në sallën me prindër pasi të gjithë e njihnin si studenten që vetëm qeshte e të kursyer në fjalë, pa e ditur që ajo kishte probleme të tilla.

“Unë u mësova të jetoj me dhunën.M’u kthye në një gjë normale. Ditët kur ai rrinte në shtëpi dhe nuk dilte për të pirë në qytet mund të them që ishin ditët më të lumtura për ne, sepse në darkë nuk do të kishim sherr.

Janë të pambarimta netët kur kemi ngrënë bukë e lot bashkë. Ajo që më acaronte më shumë ishte kur dëgjoja komshinjtë të më thonin: ‘Po mami jot është dhe e urtë moj vajzë.Nuk ka gabuar kurrë, nuk ia kemi dëgjuar zërin,’ “-shton me të drejtë më tej Enisa duke na rikujtuar sërish që sipas formës dhe madhësisë së gabimeve grave u vendoset respekti që meritojnë, sipas numrit të gabimeve gruaja i nënshtrohet një gjyqi të ashpër popullor që në fund cakton dhe gradën e turpit me të cilin ajo duhet të bashkëjetojë gjithë jetën.

“Ai ndërroi jetë kur unë isha në vitin e tretë në shkollë të lartë, shkollë për të cilën punoja vetë për ta mbuluar e që shpesh u kthye në mollë sherri teksa thoshte : ‘u bëre ti të jetosh vetëm në kryeqytet. U bë fytyra jote të punojë vetëm.’

Vdiq nga një atak kardiak, nuk e di nëse iu shkaktua nga pija. Ishte 53 vjeç.

Dhe në varrim të tij qava veç për një gjë,aty kuptova se deri në atë moment unë dhe mami nuk kishim qenë të lira. Liria jonë mbaroi aty ku fillloi frika nga ai.”-thotë për Gazetasi.al Enisa duke shtuar që sot është 28 vjeç, e martuar, dhe punon si infermiere në Gjermani sëbashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Pranë ka marrë dhe të ëmën e cila tani është punësuar në një supermarket.

“Ditët e ferrit mbaruan kur u larguam nga atje. Kam një familje të mrekullueshme,një bashkëshort që më mbështet për çdo gjë.

Jam e lumtur që fëmijët e mi nuk kanë të njëjtën fëmijëri si unë. Atëherë kam qenë dhë më e vogël dhe nuk i kuptoja sa duhet përmasat e një dhune të tillë, e një ngjarje të tillë.

Por sot e di që grave nuk iu duhet prekur as edhe një fije floku, se nëse gratë nuk janë të shenjta, të drejtat e tyre po.”

Marrë nga GazetaSI

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim atak kardiak dhune rrinte heshtur abuzim atak kardiak dhune rrinte heshtur

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet