Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Hoti njofton QUINT-in për marrëveshjen e Uashingtonit
25 Shtator 2020, 17:18Nga DOSJA
KOSOVW- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti të premten se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë “duhet të përmbyllet me marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese” dhe “njohje reciproke ndërmjet dy vendeve”.
Hoti i bëri komentet në një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it (SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë) dhe me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Hoti, i shoqëruar edhe nga koordinatori shtetëror për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni, i njoftoi zyrtarët ndërkombëtarë edhe për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, e cila është nënshkuar në Uashington, më 4 shtator.
Hoti “e cilësoi atë si një marrëveshje historike dhe me rezultate konkrete”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij. Marrëveshja në Uashinton është nënshkuar midis Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.
Ajo, mes tjerash, parasheh një varg projektesh rrugore dhe hekurudhore që lidhin Kosovën dhe Serbinë, si dhe njohjen e ndërsjellë Kosovë-Izrael. Kosova dhe Serbia janë duke negociuar për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Dialogu është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga SHBA-ja. Muajve të fundit, Uashingtoni e ka intensifikuar përfshirjen në proces.
Hoti, në disa raste, ka thënë se dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i Bashkimit Evropian (BE) dhe disa vendeve të tjera evropiane për mosnjohjen e legjitimitetit të pres...
GREQI- Djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme pa marrë parasysh se është djali i kreut të shtetit nuk ka thyer ligjin që ndjekin gjithë ba...
KOSOVË- Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë është shtyrë për shkak të koronavirusi.Këtë e ka bërë të ...
KOSOVË- Zvicra që nga dat 28 shtator do të heq Kosovën nga lista e shteteve ku njerëzit futen në karantinë pasi arrijnë në vend. Lajmin e ka bërë me dije Z...
ITALI-Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të g...
SHBA- Revista “Time” ka publikuar 100 personat që kanë më shumë influencë në botë për vitin 2020. Lista përbëhet nga lidera shtetesh, artistë dhe nj...
MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona si shkak i COVI...
KOSOVË- Pas arrestimit të kreut të Organizatës së Veteranëve të luftës Hysni Gucit veteranët e Kosovës kanë dalë në protestë ku dhe janë përpalsur me forca...
KOSOVË- Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj është arrestuar nga zyrtarë të Speciales. Mediat kosovare kanë raportuar se Haradinaj ësht...