LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbi jetën gjatë aksionit të RENEA-s në Lazarat, Lleshaj homazhe për Ibrahim Bashën te varrezat e dëshmorëve

24 Qershor 2020, 10:07 Nga DOSJA
Humbi jetën gjatë aksionit të RENEA-s në Lazarat, Lleshaj

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë të policisë, kanë zhvilluar homazhe për ish-efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha në varrezat e dëshmorëve. Ibrahim Basha u vra gjatë një operacioni anti-kanabis në Lazarat në 2015-ën. Gjatë fjalës së tij, Lleshaj u shpreh se Policia e Shtetit do ta ketë gjithmonë në ballë të krenarisë së vetë Ibrahim Bashën dhe 224 dëshmorë të tjerë.

Fjala e Plotë e Lleshajt

I nderuar Drejtor i Policisë, Të nderuar familjarë të Dëshmorit të Atdheut Ibrahim Basha, Drejtues të Policisë së Shtetit, Pjesëtarë të repartit RENEA, Zonja e zotërinj pjesëmarrës, Sot vërtetë jemi mbledhur pak, këtu në këtë kënd të ri të “Varrezave të Dëshmorëve”, ku prehen eshtrat e shumë djemve të rinj, që dhanë jetën së fundmi për Shqipërinë. Me këtë rast, së pari, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e thella për familjen e Ibrahim Bashës, të cilët prej 5 vitesh përjetojnë një mungesë të madhe, një mungesë të jashtëzakonshme. U mungon djali, u mungon vëllai, u mungon i dashuri i tyre.Por besoj se njëkohësisht prej 5 vitesh familja e Ibrahim Bashës kompensohet disi me një ndjenjë të fortë mirënjohjeje, respekti, e cila buron nga zemrat e të gjithë shqiptarëve. Besojmë që përmes respektit dhe mirënjohjes tonë ne do të kontribuojmë për ta lehtësuar sadopak barrën e madhe që kjo familje përjeton. Ashtu sikundër përmes respektit dhe mirënjohjes ndaj “Dëshmorëve të Atdheut”, anëtarë të PSH, apo anëtarë të Forcave të Armatosura, sepse në këtë kënd janë bashkë, edhe pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura, që kanë dhënë jetën për Shqipërinë. Përmes kësaj mirënjohjeje ne kontribuojmë për të lehtësuar sado pak dhimbjen dhe mungesën e përjetshme të familjeve të tyre, përmes një devocioni të përjetshëm. Ashtu sikundër përmes këtij respekti dhe kësaj mirënjohjeje ne kontribuojmë që brezat e rinj të Shqipërisë të mos harrojnë kurrë, se çfarë sakrifice është bërë për ta, çfarë humbjeje është bërë në emër të tyre, sa gjak është derdhur në emër të tyre, të së ardhmes së tyre. Besoj dhe shpresoj fort që të gjithë qytetarët e këtij vendi, sidomos rinia e këtij vendi do ta vijojnë traditën e mrekullueshme të respektit ndaj atyre që dhanë atë që kishin më të shtrenjtë, jetën e tyre, për Shqipërinë dhe për të ardhmen tonë. Ibrahim Basha ishte një djalë i ri shqiptar, i cili e filloi karrierën në shërbim të Shqipërisë si ushtarak i Forcave të Armatosura, që shërbeu brenda dhe jashtë Shqipërisë në misionet e Forcave të Armatosura e më pas u bashkua me repartin elitë të Policisë së Shtetit. Kudo që ishte, edhe në Forcat e Armatosura edhe në Policinë e Shtetit, ai shkëlqeu me angazhimin, me patriotizmin, me profesionalizmin dhe dha një mesazh të jashtëzakonshëm për gjithë shqiptarët, për gjithë Policinë e Shtetit dhe jam i bindur që Policia e Shtetit do ta ketë përherë në ballë të krenarisë së vet Ibrahim Bashën dhe të 224 dëshmorët e tjerë të saj, të cilët janë krenaria e Policisë, krenaria e Shqipërisë, janë motivimi i madh i brezave që vijnë. Ibrahim Basha u vra në një përpjekje me krimin e organizuar, i cili ende përpiqej të ruante të paprekur një njollë turpi në historinë e Shqipërisë, e cila lidhet me krijimin e një vatre të rrezikshme të kultivimit të kanabisit në Lazarat. Falën angazhimit, sakrificës së Ibrahim Bashës dhe shumë të tjerëve, Shqipëria arriti që ta heqë këtë njollë, ndërkohë që puna për të vijuar pastrimin përfundimtar të Shqipërisë nga kanabisi dhe fenomeneve të tjera kriminale vazhdon. Mesazhi dhe sakrifica e Ibrahim Bashës, reflektohet, duhet të reflektohet dhe do të reflektohet në angazhimin e përditshëm të Policisë së Shtetit për ta pastruar Shqipërinë nga krimi, nga kanabisi, për ta pastruar Policinë nga ata që nuk janë ende në lartësinë apo të denjë për të shërbyer në radhët e saj, sepse tek-tuk edhe ka të tillë, me qëllim që ne t’i hapim rrugë, një Shqipërie të re, një Shqipërie pa krim, një Shqipërie me prosperitet, një brezi të ri, i cili e ndërton të ardhmen te puna e ndershme dhe jo te krimi.T’i hapim rrugë, një Shqipërie, e cila ecën përditë e më shpejt në rrugën e saj europiane, duke qenë të bindur se vetëm integrimi europian i Shqipërisë, do të jetë edhe plotësimi i ëndrrave të shumë shqiptarëve, edhe plotësimi i ëndrrës së Ibrahim Bashës, i cili pikërisht kësaj të ardhmeje, kësaj ëndrre të madhe, i kushtoi edhe jetën e gjakun e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i Ibrahim Bashës dhe i gjithë dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të Shqipërisë. Faleminderit!

Për vrasjen e Ibrahim Bashës ish-Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi përjetë Albion Alikon dhe Bajram Boçin. Ndërsa 7 anëtarët e tjerë të grupit të zjarrit, përfshi edhe vëllain e Albion Alikos, Alban Alikon, u dënuan me 150 vite në total.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj sander lleshaj homazhe per ibrahim bashen sander lleshaj sander lleshaj homazhe per ibrahim bashen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet