Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I bënë atentat 2 vite më parë/Shkarkohet prokurori Arjan Ndoja, si reagoi pas shkarkimit…
6 Maj 2022, 08:13Nga DOSJA
TIRANË -Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Pas seancës nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në Strasburg, ndërsa i pyetur nga Euronews Albania nëse e cilëson shkarkimin e tij me ndikim politik, Ndoja tha: Do pres një biletë për Strasburg.Pas bubullimave pritet shiu.
Sot, me unanimitet, Arjan Ndoja është shkarkuar nga detyra e prokurorit të Durrësit. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, vendosi shkarkimin e prokurorit me pretendimin se ka probleme me pasurinë dhe lidhje me krimin. Ndoja ka qenë shënjestra e atentatit të 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes, Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit. Ky i fundit ishte i vetmi që ndërroi jetë nga atentati.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi disa herë, publikisht, kryeministri Edi Rama e kishte sulmuar duke e cilësuar si të lidhur me bandat dhe KÇK (e ashtuquajtura Kap ça të kapësh). Zanafilla e kësaj përplasjeje ishte arrestimi i Liridon Pulës, kreu i Kadastrës Durrës, në seancën gjyqësore të të cilit ishte i pranishëm dhe vetë asokohe zv.kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit, po njësoj si shefi i tij nuk u kursye për të lëshuar akuza në drejtim të prokurorit Ndoja si dhe trupës gjykuese të shkallës së parë Durrës duke premtuar prerjen e fijeve mes drejtësisë dhe krimit të organizuar. Liridon Pula, pak ditë më pas u la i lirë nga Apeli, por sulmi ndaj Ndojën nuk ndaloi. Deri në momentin që iu bë atentat.
TIRANË– Pas mbledhjes së ditës së djeshme të grupit parlamentar të PD, sot Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike në...
DURRËS– Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kthyer një lokal në ambient për shfrytëzim prostitucioni. Në nj...
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka plagosur me thikë dy persona sot në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se Blerim Gjeta ka ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka depozituar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kë...
DURRËS– Një e mitur nga Durrësi është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më. Denoncimin në polici e ka bërë babai i të miturës, i cili ka ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme nismën e Revolucionit Digjital. Gjatë konferencës për mediat, së bashku me bankat e nivelit të dy...
GREQI- Më 16 maj do të zhvillohet gjyqi ndaj 30-vjeçarit shqiptar i cili u pa në video teksa shkelmonte një kotele në det, në Edipsos, pasi më parë kisht...