“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
I dënuar në Belgjikë për kokainë, arrestohet 33-vjeçari nga Berati (EMRI)
17 Dhjetor 2021, 13:14Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
BERAT– Ergis Shehu alias Kristi Greku është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim nga shteti belg për veprën penale ‘imoport, eksport, transport të lëndëve narkotike’. Policia informon se Shehu ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata Belge për këtë vepër penale. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i 33-vjeçarit, banues në Berat.
NJOFTIMI I POLICISË:
Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet 33-vjeçari i dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata Belge për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesmarrës në organizat kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet Operacionale në DVP Berat në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristi Greku alias Ergis Shehu, 33 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka bërë shkurtimin e vendimit nr 28, datë 09.12.2021, për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, pasi Organet Gjyqësore Belge e kanë dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesmarrës në organizat kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Dega numër 8 e Partisë Demokratike ka hapur zyrën e saj dhe është e para që ka vënë logon e re të PD-së që u përdor në Kuvendin e 11 dhjetori...
TIRANË– Pallati 7-katësh i Maks Velos do të shembet. Ditën e sotme kanë nisur punimet për të nxjerrë inertet në mënyrë që të mos dëmtohen ndërtesat q...
TIRANË – Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Pezë-Helmës të Tiranës, ku një automjet ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndod...
TIRANË – Pensionistët, të cilët e marrin pensionin e tyre në bankë, do të mund ta tërheqin atë në datë 20 dhjetor, ku bashkë me këstin mujor të dhje...
TIRANË – Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të kërkuar, pasi së bashku me pesë persona të tjerë, akuzohet se është autori i disa ...
TIRANË– Gjyqtarja Daniela Shirka do të jetë kryesuesja e trupës gjykuese që do të ketë në dorë fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe i...