Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-kabinat e plazhit të Golemit do të prishen me vendim të Këshillit Bashkiak të Kavajës. Vendimi është marrë pasi këto objekte sipas akt-ekspertizës së Institutit të Ndërtimit janë të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot mjetet e rënda dhe inspektorët e bashkisë kanë shkuar për të prishur objektet në të cilat janë strehuar prej 3 dekadash familje të pastreha, por banorët e kanë kundërshtuar këtë vendim sipas tyre të padrejtë, pasi askush nuk i ka njoftuar më parë se shtëpitë e tyre janë të pabanueshme, ndërkohë që dyshojnë se ato po prishen për shkak të interesit të lartë për tokën në bregdet.
“Ku do të shkoj unë?! Mamaja ime është e persekutuar. Ka 30 vjet që është futur këtu me vendim të Këshillit Popullor në Golem. Kur erdhëm këtu ka qenë më keq se internimi, po meqë s’kishte banesa na thanë do të rrini këtu. Nga një vit na lanë 30 vjet, por askush s’pyeti për kushtet tona. Të drejtat tona. Dua transparencë. Instituti i ndërtimit kanë bërë një ekspertizë false. Nuk ka ardhur njeri të shohë dëmin, as unë nuk kam bërë ankesë që shtëpia është e dëmtuar.”
“Ne i kemi gjetur copë-copë ato kabina, pa dyer, dritare dhe banjo. Na sollën për 6 muaj dhe do të na kishin bërë nder të na kishin hequr që atëherë. Po të më lënë 30 vjet dhe të më heqin për leckash?! Le të vijë bashkia dhe kryetari që nuk e di kush është e të më thotë se do të më heqë për arsye të një projekti a plani që do të bëhet në këtë zonë. Unë mendoj që ai do të bëjë hotel.”
“Nuk na kanë dhënë urdhrin e prishjes pasi ka rënë tërmeti dhe na e kanë sjellë një javë më parë dhe thonë do ju japim qira 12 mijë lekë. Ku të futemi 3 familje me kaq para?! Është absurde. Kërkojmë të na japë çelësat e të futemi në shtëpi e të vazhdojnë se ata e marrin për ndërtim jo për shesh.”
Të strehuara përkohësisht në fillim të viteve ’90 me vendim të pushtetit të atëhershëm vendor, familjet kanë investuar ndër vite në ish-kabinat e plazhit duke bërë dhe shtesa të cilat i kanë përfshirë në procesin e legalizimit.
“Shtesën të mos ma cenojë. Do të jem aty në ballë dhe hallall ia kam bërë jetën dhe le të rrojë e pasurohet kryetari i Kavajës. Le të rrojë ai e të vdesim ne.”
Zyrtarisht, Bashkia e Kavajës deklaron se nuk ka ende një plan për shfrytëzimin e hapësirës publike që do të lirohet nga prishja e këtyre objekteve në bregdet, ndërkohë që familjet të cilat nuk kanë një banesë të dytë do të mbështeten me bonus qiraje dhe në një fazë tjetër do të vendoset edhe për strehimin e tyre në kuadër të programit të rindërtimit.
“Është marrë një vendim me këshill bashkiak që të gjithë banorët do të kenë bonus qiraje deri në sistemim. Banorët kanë dy javë që janë njoftuar që të heqin gjithçka kanë dhe spostohen“, Ledio Hysa, Drejtor i Shërbimeve publike Bashkia Kavajë.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Në muajin shkurt 2022, në Shqipëri qarkullonin 363.2 mld lekë ose rreth 3 mld euro, para të thata.Sipas Bankës së Shqipërisë ky është niveli më i lartë në dy de...
Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon” është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhin të Shqipërisë ...
Blegtoria, dega kryesore e bujqësisë është në një trend rënie të shpejtë të numrit të krerëve, që po nxitet nga pakësimi i popullsisë në zonat rurale, rënia e p...
Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, duke u bërë institucioni i dytë ndërkombëtare, që redukton vlerësimin, pas Ban...
Stoku i borxhit për sigurimet e papaguara shoqërore arriti në 17,7 miliardë (144 mln euro) në fund të vitit 2021 me një zgjerim 4.1 për qind në raport me fundin...
Muaji mars solli të papritura të pakëndshme për të gjitha familjet në vend. Çmimet u rritën me shpejtësi, si rrjedhojë e kufizimeve në furnizime, që erdh...
Konfliktit Rusi-Ukrainë nuk po i del fundi, duke shbalancuar tregjet globale. Çmimi i gazit është rritur me 40%, kurse nafta e papërpunuar tregtohet me 1...
Për fundjavën çmimi i tregtimit të vajit të lulediellit me shumicë do të vijojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet me pakicë 321 lekë për litër. Bordi përc...
TIRANË- Çmimet e produkteve që janë bërë objekt i bordit të transparencës po shënojnë rritje të ndjeshme, që e ka origjinën shumë më herët se shpërt...
Sulmi rus në Ukrainë dhe efekti i fortë që kjo ngjarje dha në tregjet e produkteve bazë të konsumit është shoqëruar me rritje të fortë të çmimeve të shum...