Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I vunë gjobë fiktive biznesit në Elbasan, nën hetim 3 inspektorë të ISHSH, mes tyre edhe ‘shefi’
23 Nëntor 2019, 10:36Nga DOSJA
ELBASAN– Policia ka vënë nën hetim tre inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të degës Elbasan pasi akuzohen se i kishin vendosur një gjobë fiktive një biznesi.
Mësohet se nën hetim janë vënë shtetasit H.M., 45 vjeç, kryeinspektor pranë ISHSH Tiranë, A.M. 46 vjeç, banues në Elbasan Inspektor pranë ISHSH dhe E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, inspektore prane ISHSH.
Ata akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti në kuadër të kontrolli anti-duhan.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
• H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ( kryeinspektor), pranë ISHSH , dega Elbasan.
• E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë ( Inspektore), pranë ISHSH, dega Elbasan.
• A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), pranë ISHSH dega Elbasan.
Procedim ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 11.11.2019, në kuadër të kontrollit anti-duhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti.
Pak pas njoftimit të Policisë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me anë të një reagimi zyrtar, theksoi se funksionarët e saj kanë ushtruar vetëm detyrën dhe se biznesni është gjobitur konform parashikimeve, pasi sipas tyre, është konstatuar në shkelje të ligjit.
Më tej në reagimin zyrtar të ISHSH-së, shkruhet se dy ditë më parë subjekti i gjobitur ka shkuar në zyrën e kryeinspektorit dhe i ka kërkuar me tone presioni që t’i hiqej gjoba, në momentin që hasi rezistencë e dhunoi punonjësin e shtetit.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Në dosjen e Prokurorisë e cila ngre akuza të reja ndaj pjestarëve të grupit kriminal “Bajri” janë dokumentuar edhe transkipte, biseda të përgjuara. Një prej tyr...
BULQIZË- Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e cila u krijua pak ditë më parë, denoncon se vetëm 5 ditë pas themelimit, kompania e biznesmenit ...
TIRANË- “Gjatë periudhës së muajit prill 2018, e në vijim nëpërmjet transkriptive e thirrjeve telefonike shtetësja në fjalë ka qenë tepër aktive duke mbajt...
MIRDITË- Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rubik të Mirditës. Mësohet se Policia ka identifikuar autorët e rrahjes...
TIRANË– Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar Ministrisë së Brendshme pesë paketa të kontrollit poligraf, të njohura ndryshe si ma...
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiq...
GREQI– Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 4:45, ku si pasojë një shqiptar humbi jetën. Makina tip “Benz” nuk ka pas...
TIRANË– Policia rrugore ka vijuar me kontrollet në autostradën Tiranë-Durrës, ku edhe kanë penalizuar drejtuesit e mjeteve që ecen tej normave të lejuara.“...
Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 nëntor ka tërhequr vëmendjen e drejtuesit të emisionit “Provokacija” Mustafa Nano këtë të premte. Duk...
Në muajin tetor në familjen Mazelli ka ndodhur tragjedia. Vajza e vogël e familjes Elena vetëm 10 vjeç ka rënë aksidentalisht në gropën me ujë që përdore...