Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Indeksi i shëndetit 2019: Shqipëria renditet më keq në Europë
30 Prill 2019, 06:42Nga DOSJA
TIRANË- Shqipëria u rendit në vendin e 82 nga 84 qytetet që janë marrë në shqyrtim në Europë për sa i përket Indeksit të Shëndetit. Për vitin 2019, Tirana ka shënuar 46.5 pikë nga 100 në indeksin e shëndetit të publikuar nga portali më i madh i të dhënave për cilësinë dhe kostot e jetesës, Numbeo. Në renditje Tirana ka lënë qytetin Galway në Irlandë dhe Kharkin në Ukrainë.
Tirana pozicionohet më keq se kryeqytetet e tjera të rajonit. Pas Tiranës në vendin 76 renditet Sarajeva, e cila ka shënuar 51.6 pikë, e ndjekur nga Beogradi në vendin e 69 me 54 pikë, ndërsa Shkupi renditet në vendin e 61 me 58.9 pikë nga 100.
Të dhënat e mbledhura në vitin 2017 tregojnë se Shqipëria ka shënuar 52.7 pikë nga 100 që janë në total. Në krahasim me vendet e rajonit edhe në 2017-n Shqipëria është e pozicionuar më keq. Beogradi renditet në vendin 76 me me 55.8 pikë, e ndjekur Sarajeva në vendin e 62 me 63 pikë dhe nga Shkupi në vendin e 59 me 63.2 pikë.
Më dobët në indeks renditen qytete të Rumanisë, Ukrainës dhe Serbisë.
Në Europë, në vendin e parë për sa i përket cilësisë në shëndet renditet Utrecht, në Holandë. Qyteti i Utrcht ka shënuar rreth 91 pikë nga 100 që janë në total.
Për të gjeneruar indeksin, Numbeo mbledh të dhëna deri në 36 muaj. Në indeks përfshihen vetëm qytetet për të cilët ka të paktën një numër përfaqësuesish që kontribuojnë. Të dhënat publikohen çdo gjashtë muaj.
Indeksi i shëndetit është një përllogaritje e cilësisë e sistemit të përkujdesjes shëndetësore, e profesionistëve të punësuar në shëndetësi, pajisjeve, stafit, doktorit dhe kostove.
Pas përllogaritjeve me formulat përkatëse të këtyre treguesve, Numbeo vlerëson me pikë nga 0 deri në 100 indeksin e shëndetit. Sa më i ulët të jetë ky tregues aq më i dobët është shëndetësia në atë vend./Monitor
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shumëkush që priste që me fillimin e fluturimeve të operatorit shqiptar Air Albania do të kishte mundësi që të fluturonte më lirë fillimisht drejt Stambollit dh...
SHQIPËRI- Gratë në Shqipëri janë aktore të rëndësishme të prodhimit bujqësor, dhe përbëjnë afro gjysmën e forcave të punës në këtë sektor. Bujqësia ende ka...
TIRANË- Thëllëza e malit e trojeve tona, e njohur si Alectoris Graeca. Përveçse është një shpend pjesë e biodiversitetit, pasurisë gjenetike, ajo pë...
TIRANË– Studimi i fundit nga Gallup i përket emocioneve që përjetojnë më shumë njerëzit në vende të ndryshme të botës. Në raportin e titulluar “Emocionet G...
Shqiptarët janë ndër popujt më të stresuar në botë, sipas një studimi të ri të Gallup të rreth 150,000 njerëzve në të gjithë globin, për mirëqënien.Kjo i vë shq...
TIRANË- Ndonëse Shqipëria është klasifikuar si vend i sigurt i origjinës mbetet në 25 vendet me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në një nga shtete...
TIRANË- Stoku i detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor në fund të vitit 2018 shënoi rreth 6.8 miliardë lekë. Krahasuar me fundin e vitit 2017, stok...
SHQIPËRI- Siguria ushqimore ka qenë dhe mbetet ende një ndër problemet më të mëdha në vendin tonë. Skandalet me cilësinë e ushqimeve përfshijnë një gamë të...
SHQIPËRI-Teksa në muajt e parë të këtij viti në portin e Maltës janë kapur katër herë ngarkesa me kokainë brenda kontenierëve, që transportonin mallra nga ...
Një tjetër skandal po denoncohet fort nga ekspertët, sa i përket abuzimeve që bëhen me produktet ushqimore. Kohët e fundit është zbuluar se abuzimi me ushqimet ...