LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni në BE nivelin më të lartë të dekadës, si ndikojnë në çmimet në Shqipëri

18 Nëntor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Inflacioni në BE nivelin më të lartë të dekadës,

Çmimet në shtetet e Bashkimit Europian u rritën me shpejtësi në muajin tetor, të ndikuara nga energjia, shërbimet, mallrat industriale që nuk lidhen me energjinë dhe ushqimet.

Norma vjetore e inflacionit të zonës së euros ishte 4.1% në tetor 2021, nga 3.4% në shtator, duke arritur në nivelet më të larta në më shumë se një dekadë. Një vit më parë, norma ishte -0.3%. Inflacioni vjetor i Bashkimit Europian ishte 4.4% në tetor 2021, nga 3.6% në shtator. Një vit më parë, norma ishte 0.3%. Këto shifra janë publikuar nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Europian.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Maltë (1.4%), Portugali (1.8%), Finlandë dhe Greqi (të dyja 2.8%). Normat më të larta vjetore u regjistruan në Lituani (8.2%), Estoni (6.8%) dhe Hungari (6.6%). Krahasuar me shtatorin, inflacioni vjetor u rrit në të njëzet e shtatë shtetet anëtare.

Në tetor, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga energjia (+2,21 pikë përqindje, pp), e ndjekur nga shërbimet (+0,86 pp), mallrat industriale joenergjetike (+0,55 pp) dhe ushqimi, alkooli dhe duhani. (+0,43 pp).

Si do të ndikohen çmimet në Shqipëri

Në vend, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të mallrave kryesore të shportës së konsumit ishte 2.4%, me një rënie të lehtë në krahasim me muajin e mëparshëm, kur arriti në 2.5%. niveli më i lartë në katër vjet.

Por, rritja e çmimeve në shtetet e Europës rrezikon të rrisë të ashtuquajturin inflacion të importuar, pasi importuesit do të blejnë mallrat më shtrenjtë. Në Itali, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, inflacioni arriti në tetor në 3.2%.

Banka e Shqipërisë raportoi së fundmi se pesha e inflacionit të importuar në rritjen totale të çmimeve në Shqipëri u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit.

Banka e Shqipërisë llogarit se kontributi i inflacionit të importuar në inflacionin total rezultoi 54%, kundrejt një mesatareje prej 40% të dy tremujorëve të mëparshëm të vitit.

Banka qendrore parashikon se, në një perspektivë të afërt, presionet e shtuara inflacioniste nga çmimet e huaja parashikohet të jenë të pranishme në inflacionin mesatar në Shqipëri edhe gjatë 2-3 tremujorëve në vijim, për t’u qetësuar gradualisht gjatë vitit të ardhshëm.

Presionet inflacioniste nga jashtë u rritën ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit, duke paralajmëruar një rritje të afërt të inflacionit të importuar në ekonominë shqiptare. Pritshmëritë për inflacionin në të ardhmen e afërt maten kryesisht nëpërmjet Treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste (TPHI) u zgjerua me 9.3% në terma vjetorë gjatë tremujorit të tretë 2021. Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit të Kursit Nominal Efektiv të Këmbimit për muajin përkatës.

Rritja e këtij treguesi është përshpejtuar dukshëm krahasuar me tremujorin e mëparshëm, kryesisht nën ndikimin e zgjerimit të fortë të çmimeve të huaja, me rreth 12.6% në terma vjetorë. Kjo dukuri ka qenë e theksuar kryesisht gjatë muajve gusht dhe shtator. Nga ana tjetër, dinamika mbiçmuese e kursit të këmbimit paraqitet lehtësisht më e ngadaltë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit. Në terma vjetorë, mbiçmimi i kursit nominal efektiv të këmbimit vlerësohet në 3.3%, nga 4.9% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo tregon se në tremujorin e tretë kursi i këmbimit e ka amortizuar më pak efektin e rritjes së çmimeve të importit.

Nga analizat historike, është konstatuar se TPHI paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth 3-5 muaj. Rrjedhimisht, rritja e fortë e tij në tremujorin e tretë pritet të sjellë një kontribut në rritje të inflacionit të importuar sidomos duke filluar nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm. Rritja e fortë e çmimeve të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore në tregjet botërore ka nisur të reflektohet në rritje të indeksit të çmimeve të konsumit në Shqipëri, vlerëson BSH./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi inflacioni rritja e çmimeve shqiperi inflacioni rritja e çmimeve shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 16 Nëntor 2021, 07:29

Rriten me 8% të ardhurat për 10 mujorin

TIRANË- Ecuria e të ardhurave në buxhet ka rezultuar pozitive për 10 mujorin e këtij viti.Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, për periud...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen