"Mesazhet në telefonin e Bardhit fabrikim i nisur nga SPAK"/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për qeveri teknike
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
Gjykata e Lartë i bashkohet SPAK, ILD dhe Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në Komisionin Antikorrupsion të PS 3 T...
Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, denoncimi i qytetarëve: Na anuluan oraret e operacioneve, as nuk na lajmëruan ...
Tregu i shitjeve online vuan ende nga goditjet e informalitetit dhe mungesës së një ligji që të strukturojë situatën. Aktorët kryesorë të tregut bëjnë thirrje për nisma mbështetëse dhe rregulluese në një treg të ri dhe me potencial…
Në vitet e ardhshme, ne do ta shohim 2020-n si momentin që ndryshoi gjithçka. Askund tjetër nuk ka pasur rritje të paprecedentë dhe të paparashikuar si në sektorët dixhitalë dhe të tregtisë elektronike, të cilët kanë lulëzuar në mes të krizës së COVID-19. Por, çfarë ndodhi më pas?
Me rritjen e vaksinimit anembanë botës dhe një rruge thuajse në fund të situatës së pandemisë 3-vjeçare, tashmë, kompanitë kanë filluar të krijojnë idetë e strategjisë së tregtisë elektronike pas pandemisë – një nga shenjat më të qarta se sektori po strukturohet.
Por nëse ka një mësim që kemi nxjerrë nga kjo kohë, është se presionet e pandemisë u përhapën në mënyrë të pabarabartë në të gjithë vendet dhe industritë. Bizneset vendase të tregtisë elektronike, ose me shërbime të fuqishme të gjithanshme, ishin pjesë e një rritje masive të shitjeve në internet në vitin 2020, aktorët e tregut e përllogarisin me +16% krahasuar me një vit më parë.
Përfaqësuesit e bizneseve kryesore në vend pohojnë të bindur se potenciali i zhvillimit të tregut të blerjeve online në Shqipëri do të jetë sfida më e madhe ndaj informalitetit dhe jo dyqaneve fizike, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e tregut aktual.
Trendi në rritje viteve të fundit për përdorimin e lartë të pajisjeve teknologjike po i nxit shqiptarët të jenë përdorues të dyqaneve online. Me shtimin e përdorimit të internetit po rritet njëherësh edhe shfrytëzimi i mundësive që ai ofron.
Gjithnjë e më shumë, shqiptarët nuk po e përdorin atë vetëm për të lexuar një lajm apo për të komunikuar, por edhe për të bërë blerje produktesh apo shërbimesh të ndryshme. Disa kompani të mëdha ofrojnë shërbimet e tyre edhe në internet, duke u ofruar klientëve kursim kohe, sikurse theksojnë edhe ata.
Tregtia online është e gjerë, pasi përfshin shumë industri dhe tregje të ndryshme, ndaj dhe bizneset theksojnë se nuk ka më vend të flasim se cilat janë produktet apo kategoritë e preferuara, por se çfarë mund të bëhet për t’u strukturuar industria, potenciali i së cilës është shumë i lartë.
Nismat e para janë ndërmarrë, siç ishte krijimi i Shoqatës së Tregtisë Online në vendin tonë, e cila po nis funksionimin me mbi 110 biznese të fushës, për të ofruar besueshmëri dhe të qenët një zë i unifikuar për të zgjidhur problematikat dhe sfidat.
Informaliteti vijon
Valer Pinderi, themelues i “NetTrade Albania”, i cili zotëron platformën “Aladini.al”, shprehet se informaliteti në atë që mund të konsiderohet si pjesërisht një e-commerce ka ekzistuar edhe më parë, por në pandemi u shumëfishua.
“Në Shqipëri, në total, parimisht duhet të ketë 85 milionë euro nga tregu i shitjeve online në vitin 2020. Nga këto, janë 3 mijë biznese që operojnë çdo muaj. Të dhënat i kam nga postat private, për të krijuar një ide. Nuk i marrim dot nga bankat apo kartat e kreditit, sepse mbi 95% janë ‘cash on delivery’ (paguaj kur merr porosinë).
Shumica e atyre në treg janë individë të cilët nisën dhe u shtuan gjatë pandemisë dhe punojnë në mënyrë informale. Mendoj se informaliteti është mbi shifrat e 60%” – thekson ai. Edhe Pranvera Rrapushi, menaxhere e “Graal”, pohon se informaliteti është shqetësimi kryesor i bizneseve serioze në vend.
“Nga komunikimet infomale me posta të ndryshme, na rezulton që operojnë mbi 600 faqe online, nga të cilat mund të jenë të licencuara rreth 20% e tyre. E njëjta situatë duket edhe me postat. Informaliteti cenon edhe punën e formalëve, nuk operojnë në kushte të barabarta.
Madje, bizneset joformale ndryshojnë edhe perceptimin e konsumatorëve, sepse zhgënjimi me sjelljen, me produktin etj., e bën atë konsumator të jetë skeptik për blerje të ardhshme online” – thotë ajo.
Në të njëjtën linjë është edhe Pinderi, i cili shton se problematikë është “njolla” që mund të lërë te konsumatori një shërbim jocilësor, i cili mund të ofrohet nga subjektet informale dhe kjo e dëmton të ardhmen e e-commerce, pasi ka lëkundje të besimit për të gjitha bizneset.
Roli i fiskalizimit
Tregu i shitjeve online do të ndryshojë për shkak të Procesit të Fiskalizimit që ka filluar prej datës 1 Janar 2021. Efekti i parë do të jetë formalizimi i tregut, pasi sistemi i ri nuk lejon qarkullimin e mallrave pa faturë. Të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike do të fiskalizohen.
Për të gjitha transaksionet me para në dorë, printimi i një fature është i detyrueshëm, përveç shërbimeve elektronike, ose kur furnizimi i mallrave ose shërbimeve është kontraktuar dhe ngarkuar me detyrim për t’u paguar nëpërmjet një aplikacioni celular, dyqan në internet, ose të ngjashme.
Në këto raste fatura nuk ka pse të printohet në letër, por mund t’i dërgohet blerësit ose marrësit të faturës, me postë elektronike, ose si faturë elektronike.
Në dallim nga tatimpaguesit për shitjet e mallrave dhe shërbimeve, me para në dorë, subjekteve të tregtisë online nuk do t’u duhet printeri, por duhet të instalojnë një program kompjuterik për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave, po ashtu ju duhet një certifikatë dixhitale për nënshkrimin elektronik.
“Shqiptarët përqafojnë nismat e reja, tregu do të rritet”
Informaliteti në këtë sektor ka arritur masivitetin, ku çdokush nëpërmjet një faqeje Instagram-i mund të blejë dhe shesë pa pasur një biznes të regjistruar, një përfaqësi apo përgjegjësi ndaj klientit.
Sipas Shpëtim Dervishit, drejtues i “Movida.al”, kjo situatë duhet ndryshuar…
Si ka qenë ecuria e tregtisë online vitet e fundit në Shqipëri?
Tregtia elektronike në Shqipëri zinte një hapësirë modeste dhe me fillimet e pandemisë iu dha një shtysë e veçantë, por kjo vetëm në dukje, sepse konsumi ishte momental dhe i paparashikueshëm në kategori produktesh!
Aktualisht ka një trend në ulje të kërkesës nga ana e klientëve dhe rritje të “subjekteve” i vendos në thonjëza, sepse është shtuar informaliteti në këtë sektor, por në të njëjtën kohë po përballemi me rritje të çmimeve nga fabrikat prodhuese dhe çmimit të transportit drejt vendit tonë që mund ta konsiderojmë si ndikimin negativ të pandemisë!
A ka ndryshuar mendësia e konsumatorit shqiptar për t’iu drejtuar shitjeve online dhe çfarë ndikimi pati vijimi i pandemisë në këtë drejtim?
Në këndvështrimin tim, klientela shqiptare mund të konsiderohet kryesisht si klientela më eksploruese dhe më guximtare në blerje. Në lidhje me pandeminë patëm luhatje të theksuara dhe të paparashikueshme, por po shkon drejt normalizimit!
Cilat janë produktet/kategoritë më të kërkuara, sipas burimeve që keni?
Kemi një popullsi që përqafon shumë shpejt nismat e reja! Pas vitesh pune jam i bindur që klienti dëshiron çdo lloj kategorie dhe produkti online, mjafton të kenë garancinë për të dhe t’i bëhen të ditura kushtet e ndërrimit apo rimbursimit, në rast pakënaqësie!
Fokusi është kryesisht në Fashion dhe Consumer Electronics, sepse pakot kanë volume më të vogla dhe janë më të demonstrueshme, por nuk do përjashtoja dhe Elektroshtëpiaket, pavarësisht se gama e këtyre produkteve është disi më delikate, kërkesat janë në përditshmëri!
Cilët janë problematikat më të mëdha të sektorit dhe çfarë mund të bëhet për t’i përmirësuar?
Çdo ditë në këtë sektor është sfidë dhe më pëlqen që në pyetje janë përmendur sfidat kryesore Informaliteti në këtë sektor ka arritur masivitetin, ku çdokush nëpërmjet një faqeje Instagram-i mund të blejë dhe shesë pa pasur një biznes të regjistruar, një përfaqësi, apo përgjegjësi ndaj klientit dhe këtë do ta lidh dhe me rritjen e mosbesimit, sepse një pjesë e madhe nuk e konsiderojnë si një biznes afatgjatë, por si diçka momentale dhe mund të ndodhë që klientit t’i dërgohet produkti tjetër për tjetër, apo të mos zbatohen kushtet e ndërrimit apo rimbursimit të produktit!
Kultura e dobët financiare vjen si pasojë e të ardhurave të ulëta të masës së popullsisë, por edhe komisioneve të larta të shërbimeve bankare, apo dhe sistemeve të dobëta të tyre për pagesat elektronike! Në kushtet e sotme, ne funksionojmë ende me pagesa Cash on Delivery që në mënyrë të drejtpërdrejtë për biznesin është shtim sfidash dhe rritje kostoje.
Janë marrë nisma të shumta nga aktorë të fushës, por deri më tani po qëndrojmë me të njëjtat problematika çdo ditë dhe kjo vjen si pasojë sepse çdo nismë që merret, ngrihet mbi interesa vetjake të secilit biznes dhe asnjëherë nuk ka unifikim dhe qëndrueshmëri ne pikat e përbashkëta që kanë!
Çfarë stimujsh mund të përdoren për të nxitur më shumë e-commerce në vend dhe platforma si e juaja?
Në vendin tonë prej dy vitesh përflitet për ligjin e tregtisë online por ende dhe sot nuk kemi parë një draft paraprak të këtij ligji që t’u prezantohet të paktën bizneseve të regjistruara në këtë sektor.
-Hartimi dhe hyrja në fuqi e një legjislacioni të veçantë për E-Commerce!
-Përmirësimi i shërbimit postar shtetëror dhe shtimi i shërbimit për E-Commerce!
-Politika mbështetëse bazuar në legjislacionet botërore E-Commerce për të nxitur konkurrencën e drejtë!
-Nxitja dhe mbështetja për të konkurruar jashtë kufijve të Shqipërisë, duke përmirësuar infrastrukturën e eksporteve!
-Unifikimi i tarifave postare nëpërmjet operatorëve ofrues të shërbimit!
“Të rregullohet ligji që të strukturohet tregu i shitjeve online”
Flet Pranvera Rrapushi, drejtuese e “Graal.al”
Duhet strukturuar tregu, shteti duhet të përdorë mekanizmat për të formalizuar tregun.
Ligji është ende i parregulluar, për të formatuar të gjithë sektorin, qoftë për kompanitë që funksionojnë si multi level marketing, apo kompanitë që funksionojnë si market place.
Sipas Pranvera Rrapushi, drejtuese e “Graal.al”, shumë kompani janë përpjekur të përshtaten me fizionominë e tregut, por po përballen me problematika…
Si ka qenë ecuria e tregtisë online vitet e fundit në Shqipëri?
Tregtia online ka shënuar rritje, dhe kjo vihet re sidomos në tremujorin e parë të pandemisë, me një rritje prej 16.3% të tregut krahasuar me një vit më parë. Kjo do të thotë se në vijimësi, ka pasur rritje. Edhe dyqanet fizike kanë hapur platformat e tyre për të shitur online.
Mënyra se si ofrohet ky shërbim në Shqipëri, mbetet për t’u diskutuar, pasi siç është rritur industria, është rritur edhe informaliteti. Kjo sigurisht ka sjellë edhe skepticizmin e klientëve, një shërbim jo korrekt dhe përballesh me një konkurrencë jo të ndershme.
A ka ndryshuar mendësia e konsumatorit shqiptar për t’iu drejtuar shitjeve online dhe çfarë ndikimi pati pandemia në këtë drejtim?
Vlen të theksohet se ky treg zë një shifër të vogël nëse e krahasojmë me rajonin, ose në nivel global, por tendenca është çdo ditë në rritje. Para 5 viteve, përdoruesit e internetit ishin më të paktë, ndaj dhe numri i blerësve ishte më i ulët.
Ndërkohë, me rritjen e akesit në internet, edhe konsumatorët u rritën. Edhe gama e segmentimit të tregut është rritur dhe Shqipëria, me aq banorë sa ka, ka një kërkesë të etur për ecommmerce.
Mendësia e të blerit online qëndron në nivele start up, pasi ende shesim dhe blejmë nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram, jo më nëpërmjet një platforme të mirëfilltë shitjeje si website.
Por nga ana tjetër, kjo formë tregon formalitetin dhe besueshmërinë e klientit. Nga ana tjetër, edhe klientët nuk janë të edukuar, për të blerë në website, kjo sjell problematika të ndryshme, duke nisur nga pagesat që nuk bëhen online por “cash on delivery”.
Këtu duhet një ndërhyrje për të kuptuar se cila është industria dhe cilët janë rregullatorët, që të kemi një treg të qëndrueshëm.
Cilat janë problematikat më të mëdha të sektorit dhe çfarë mund të bëhet për t’i përmirësuar?
Siç e theksova edhe më lart, ka shumë problematika të cilat kërkojnë zgjidhje. Do të ndalim fillimisht tek informaliteti, nuk ka një institucion që të përllogarisë saktësisht numrin e bizneseve që operojnë në sektorin e shitjeve online, në mënyrë të licencuar.
Nga komunikimet infomale që ne kemi nga posta të ndryshme, na rezulton se operojnë mbi 600 faqe online, nga të cilat mund të jenë të licencuara rreth 20% e tyre. E njëjta situatë duket edhe me postat.
Informaliteti cenon edhe punën e formalëve, nuk operojnë në kushte të barabarta. Madje, bizneset joformale ndryshojnë edhe perceptimin e konsumatorëve sepse zhgënjimi me sjelljen, me produktin etj., e bën atë konsumator të jetë skeptik për blerje të ardhshme online.
Stoku është një tjetër problematikë: u vu re sidomos gjatë pandemisë ku furnitorët nuk patën mundësinë të lëvizin të marrin mallrat në shtetet ku furnizohen.
Nga ana tjetër, duhet strukturuar tregu, shteti duhet të përdorë mekanizmat për të formalizuar tregun. Ligji është ende i parregulluar, për të rregulluar të gjithë sektorin, qoftë për kompanitë që funksionojnë si multi level marketing, apo kompanitë që funksionojnë si market place.
Shumë kompani janë përpjekur të përshtaten me fizionominë e tregut, duke marrë një kupon fiskal për çdo produkt, ndërkohë që ti nuk ke një produkt të magazinuar.
Ose që do të duhet të prihet fatura në moment, që niset produkti, ndërkohë që klienti e merr pas 2-3 ditësh ose nuk e merr fare, dhe fatura është prerë dhe duhet bërë anulimi i faturës pas kësaj./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Rritja e çmimit të arit ka nxitur kërkesën për blerjen e floririt të papërpunuar. Drejtues të argjendarive kryesore në Tiranë pohojnë se floriri i papërp...
Mungesa e dhënies së subvencioneve nga qeveria për të mbrojtur konsumatorin nga rritja e çmimeve, por edhe mbështetja e ulët që u dha në pandemi, sipas e...
Situata në kaskadën e Drinit ka vijuar përmirësimin dhe të dhënat e fundit tregojnë se niveli i Fierzës ka shkuar në kuotën 269.78 metra. Koorporata Elektroener...
Çmimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme në muajin mars, duke shtrenjtuar koston e jetesës për të gjitha familjet shqiptare, që mesatarisht 42% të shpe...
Punësimi informal në pjesën e vet dominuese konstatohet nga inspektimet e planifikuara të institucioneve pranë bizneseve.Vetëm një përqindje e ulët e rasteve që...
Treguesi i besimit në ekonomi shënoi rënie për të tretin muaj radhazi në mars. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (...
Pritshmëritë për rritje të normave të interesit duket se po e trazojnë disi tregun primar të instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare.Në ankandin e rihapj...
Degët e ekonomikut dhe Juridikut vijojnë të tërheqin shumicën dërrmuese të studentëve edhe pse tregu ka mbingopje për këto profesione.Por të dhënat zyrtare të I...
Industria ushqimore po përshkallëzon rritjen e çmimeve për produktet finale në tregtinë me pakicë për të reflektuar pak e nga pak kostot e larta të prodh...
Sulmet e Rusisë mbi Ukrainë kanë krijuar një krizë të paprecedentë çmimesh në të gjithë botën sidomos për artikujt ushqimorë, por më të ekspozuara nga kë...