Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
‘Iniciativat që hapin rajonin nga lindja të pavlefshme’, Kurti kundër ‘Ballkanit të Hapur’
4 Maj 2022, 15:01Nga DOSJA
GJERMANI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka folur dhe njëherë kundër iniciativës së Ballkanit të Hapur e inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Në fjalën e tij Kurti tha se kjo iniciativë është një tentativë për t’a hapur Ballkanin nga lindja dhe se për Kosovën janë të vlefshme vetëm proceset e inicuara nga Bashkimi Europina.
“Të gjitha iniciativat paralele me procesin e Berlinit, për Kosovën janë të pavlefshme”– tha Kurti.
Ndërkohë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalën e tij tha se Gjermania do të mbështesë respektimin e procesit të Berlinit.
“Vullneti është shumë i madh për të bërë ndryshime. E para është rigjallërimi i procesit të Berlinit. Unë e di nga bisedat që kam zhvilluar që procesi i Berlinit vlerësohet shumë nga shtetet e Ballkanit. E di që shtetet e Ballkanit gëzohen shumnë që kancelari i Gjermanisë e vazhdon këtë proces. Ne po përgatitemi ta bëjmë në gjysmën e dytë të vitit” tha Scholz.
Pas fjalës së tij Kurti theksoi dhe njëherë se të gjitha iniciativat paralele me procesin e Berlinit, për Kosovën janë të pavlefshme.
“Iniciativat rajonale ne i mbështesim atëherë kur e kemi BE brenda si vlerë. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që duan ta hapin Ballkanin nga lindja ne nuk i konsiderojmë dhe i quajmë të pavlefshme”, deklaroi Kurti.
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se tema e njohjes së Kosovës është temë që duhe...
GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin, ka folur rreth liberalizimit të vizave ...
GJERMANI– Kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti u shpreh se kanë diskutuar për shumë tema, ndër...
HAGË- Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, të mërkurën caktoi datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasi...
GJERMANI– Ka nisur takimi midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ku në qendër të bisedimeve do të jetë situata aktu...
UKRAINË- Mediat shtetërore ruse kanë pohuar se ka shenja se trupat ukrainase po praktikonin magji të zezë në një seli ushtarake në Ukrainë pasi një ‘...