LIVE UPDATES
Insights

Gara e pushimeve në rrjetet sociale

Nga ana tjetër dhe kjo pak më sociale, në një vend të vogël si Shqipëria me një përqindje të madhe të popullsisë që jeton në varfëri ekstreme, a ka vërtetë vlerë të mbushim rrjetet sociale me vende super luksoze që mund t’i përballojnë shumë pak njerëz në shoqërinë tonë? Kujt po i shesim luks apo mend?! Po kjo pastaj është një temë tjetër…

16 Korrik 2022, 08:14 Nga e.k
Gara e pushimeve në rrjetet sociale
Foto ilustruese

TIRANË

Nga Edlira Çepani

Në një bisedë mes miqsh ku të parët pyesin “Ku keni qenë gjithë këto ditë, s’jeni dukur fare…” e të dytët përgjigjen “Disa ditë pushime!” pyetja e menjëhershme e radhës nuk është “Ku, me kë, etj” por, “Si ka mundësi që nuk vutë asnjë foto në rrjetet sociale?!”

Veçanërisht kur nis periudha e verës fillojmë të ëndërrojmë për disa ditë pushime, disa në bregdet, disa në mal e kudo tjetër, por të gjithë me dëshirën për të bërë diçka ndryshe, që na shkëput nga rutina dhe na lejon të pushojmë. Përtej dëshirës personale me të cilën shohim nga dritarja e zyrës, duke shpresuar që pushimet të nisin sa më shpejt, sidomos që të jenë në vendin e duhur e me njerëzit e duhur, ka një bombardim të madh postimesh në rrjetet sociale, nga pushimet e çdokujt tjetër. Është kthyer thuajse në tendencë që çdo element i pushimeve, të kthehet në një foto dhe në një postim në rrjetet sociale. Bombardimin e parë e bëjnë patjetër influencuesit në rrjetet sociale në formë reklame për hotelet, plazhet apo eventet e ndryshme dhe më pas në po të njëjtat vende, në po të njëjtin kënd fotografik, madje shpesh edhe me veshje të ngjashme, i pasojnë edhe njerëz të tjerë.

Kënaqësia e pushimeve është edhe të ndajmë me miqtë kohë në rrjetet sociale, të ndajmë vende të bukura që shohim, të promovojmë turizmin që vlen, por nga ana tjetër duket sikur është kthyer në një garë se kush vë foton më të bukur, në vendin më luksoz, kush bën “check-in” në vendet më në modë dhe pushimet e kujt u ngjajnë më shumë atyre të katalogjeve. Patjetër që pushimet janë një moment që ia dedikojmë vetes dhe atyre që duam, kemi më shumë kohë për foto dhe për t’u kënaqur, por tendenca për të bërë foto dhe postuar foto në çdo moment të pushimeve, mund të ketë tendencën të kthehet në një proces të lodhshëm e të stërzgjatur.

Në pjesën më të madhe të guidave dhe studimeve që gjenden online, për postin më të thjeshtë në rrjetet sociale, duhen nga 5 deri në 15 minuta, ndërkohë që për një post i cili është më profesional dhe i kuruar(me konceptimin e fotos, lidhjen me mesazhin, gjetjen e këndit, dritës dhe pozës së duhur, përzgjedhjen dhe përpunimin) duhen nga 15 deri në 60 minuta. Fotot që një “influencer” (model/e) bën në rrjetet sociale, në përgjithësi janë të kuruara nga një staf profesionistësh, që nga fotografia, tek grimi, tek veshja, etj, dhe të gjithë paguhen për këtë gjë, sepse e kanë pjesë të punës. Që t’u ngjajnë atyre, fotot e një njeriu normal gjatë pushimeve, duhet të marrin shumë kohë, shumë poza, të paktën një person që nuk përton t’i shkrepë çdo 5 sekonda dhe mbi të gjitha mendimin konstant “A kam arritur ta bëj foton time në vendin më në modë të momentit? A jam në pozën e duhur? A dukem se po kënaqem realisht shumë?”.

Të gjithë këto dilema, kohë, mund i shpenzuar e nga ana tjetër gara në rrjetet sociale se kush i ka bërë pushimet më të bukura, më duken një lodhje që për mendimin tim realisht nuk e meritojmë në ato pak ditë pushime që kemi gjatë vitit e mbi të gjitha, për çfarë na shërben realisht?Gjëja më e rëndësishme për pushime është që të kalojmë mirë, të shkëputemi pak nga rutina dhe stresi i përditshëm, ndaj nëse postet e fotot në rrjetet sociale na ndihmojnë për këtë, është shumë mirë, por nëse na kthehen në një përpjekje stresuese për “garën e pushimeve”, atëherë ndoshta duhet ta rimendojmë edhe njëherë për çfarë kemi realisht nevojë gjatë këtyre pushimeve. Nga ana tjetër dhe kjo pak më sociale, në një vend të vogël si Shqipëria me një përqindje të madhe të popullsisë që jeton në varfëri ekstreme, a ka vërtetë vlerë të mbushim rrjetet sociale me vende super luksoze që mund t’i përballojnë shumë pak njerëz në shoqërinë tonë? Kujt po i shesim luks apo mend?! Po kjo pastaj është një temë tjetër…/Revista Psikologji

edlira cepani

Sondazh

Poll
Insights 12 Korrik 2022, 11:32 Ervin Sefa

Një dekoratë e munguar…

Foto ilustruese Ka shume vite që Institucioni i Presidentit të Republikës që ka si objekt të rëndësishëm te aktivit...

Insights 11 Korrik 2022, 12:33 k.m.

Çfarë po ndodh në Kaliningrad?

Foto ilustruese Moska gjendet në mesin e një konflikti tjetër në Evropën Lindore, teksa Lituania vendosi të ndalojë disa...

Insights 6 Korrik 2022, 10:59 Klodian Tomorri

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Edi Rama, kryeminister Shelli ka bere zbulim te madh nafte ne Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret duke ja treguar vetem kryeministrit hollandez. Edhe ky e ...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën