LIVE UPDATES
Insights

Analiza/ Leksioni që Britania i dha sërish botës! Nga Churchill te Thatcher, si u rrëzuan ‘gjigantët’ nga froni

Por në raste të jashtëzakonshme edhe nga vetë partitë politike. Kjo gjë ka ndodhur tashmë disa herë në të kaluarën. Mjafton të kini parasysh Margaret Thatcher, sa për të përmendur një nga rastet më të famshme.

8 Korrik 2022, 20:19 Nga “Il Giornale”
Analiza/ Leksioni që Britania i dha sërish botës! Nga Churchill
Boris Johnson

Politikanët e Madhërisë së Saj, kanë shumë të meta, por edhe një meritë që nuk mund të vihet në diskutim:kur vendosin se ka ardhur koha të hapin “dritaret”, dhe të ndryshojnë “ajrin”, ata e bëjnë atë. Kështu materializohet vazhdimisht ndryshimi në Doëning Street. Në rastin më të mirë, ai mund të vendoset nga votuesit nëpërmjet zgjedhjeve. Por në raste të jashtëzakonshme edhe nga vetë partitë politike. Kjo gjë ka ndodhur tashmë disa herë në të kaluarën. Mjafton të kini parasysh Margaret Thatcher, sa për të përmendur një nga rastet më të famshme.

Më pas e njëjta gjë ndodhi me Theresa May, David Cameron dhe dje me Boris Johnson. Sigurisht, arsyet janë të ndryshme, por thelbi nuk ndryshon:partia vendos se është e dobishme të bëjë ndryshime, dhe udhëheqësi ftohet (është më e saktë të thuhet detyrohet) që të largohet.

Në Britaninë e Madhe nuk ka udhëheqës politikë të përjetshëm. Atje ndryshimi nuk perceptohet si një vlerë negative apo si një poshtërim, por si një mundësi. Ndërsa britanikët nuk e patën problem të dërgojnë në shtëpi edhe një gjigant si Winston Churchill, fitues i Luftës së Dytë Botërore së bashku me Aleatët (u mund në zgjedhjet parlamentare të vitit 1945 nga Partia Laburiste e Clement Attlee), ka më shumë liderë që kanë dalë në pension më herët nga të njëjtat parti politike.

Më lart përmendëm rastin e Zonjës s Hekurt, Margaret Thatcher, e cila u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 1990, pasi mbeti pakicë në Partinë Konservatore. Pas largimit të saj, Michael Heseltine mori drejtimin e partisë ndërsa John Major u dërgua në vend të saj në 10 Downing Street.

Me gjithë ndryshimet e mëdha që solli në vendin e saj, dhe pavarësisht se u bë një ikonë e botës konservatore në nivel global, së bashku me presidentin amerikan Ronald Reagan, Thatcher nuk ishte në gjendje të kapërcente valën e madhe të antipatisë publike, që prodhoi sidomos miratimi i një takse të re fikse, e njohur si “taksa e votës”.

Po ashtu, ajo pagoi një kosto të rëndë edhe për qëndrimet e saj në Komunitetin Evropian, të cilat nuk kishin dakordësinë e të gjithëve në Partinë Konservatore. Udhëheqja e një partie në Britaninë e Madhe, vendoset në mënyrë demokratike.

Duhet një numër i caktuar firmash nga kolegët deputetë (konservatorët parashikojnë në statusin e tyre 8 firma), për të qenë në gjendje të garosh për udhëheqës. Pastaj delegatët vendosin pasi mblidhen në një asamble. Procedurat janë shumë të shpejta, dhe zgjasin maksimumi disa javë.

Dhe nuk ka nevojë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Pasi të jenë larë hesapet brenda partisë, kreu i ri i partisë i prezantohet Mbretëreshës, e cila e mandaton për të formuar kabinetin e ri qeveritar. Që të gjitha ndodhin me një thjeshtësi dhe transparencë ekstreme.

Natyrisht nuk mungojnë grindjet e brendshme dhe lojërat e pushtetit, sikurse ndodh në çdo sistem politik. Por në dallim nga Italia, reduktohen në minimum sjelljet bizantine dhe “revolucionet për hir të revolucioneve”. Ashtu siç janë pothuajse joekzistente “dramat”që luhen para publikut.

Nëse një udhëheqës mposhtet dhe largohet nga dera, ai nuk mund të rikthehet nga dritarja, ndoshta i veshur me një kostum tjetër, duke pretenduar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ky është gjithashtu një ndryshim tjetër i madh midis sistemit britanik dhe sistemit politik italian.

Nëse Churchill u dërgua në shtëpi pasi mundi nazistët, Johnson u rrëzua pasi mundi pandeminë e Covid-19. Pra historia përsëritet në vijimësi. Pavarësisht se çfarë gjërash të miramund të kenë bërë liderët, politika britanike ka një normë shumë të lartë të qarkullimit të elitave drejtuese. Dhe kjo gjeneron antitrupa të fuqishëm kundër çdo lloj sëmundjeje./ “Il Giornale” – bota.al

boris johnson

Sondazh

Poll
Insights 6 Korrik 2022, 10:59 Klodian Tomorri

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Edi Rama, kryeminister Shelli ka bere zbulim te madh nafte ne Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret duke ja treguar vetem kryeministrit hollandez. Edhe ky e ...

Insights 4 Korrik 2022, 12:25 Ylli Manjani

Është Edvini, jo Ervini problemi!

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas p...

Insights 3 Korrik 2022, 11:53 Lutfi Dervishi

Të flutrosh…me këngë në gojë!

Lutfi Dervishi Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerës...

Insights 1 Korrik 2022, 19:32 Fjola Graçi

Futeni Kryeministrin në "riedukim"

Edi Rama E quajti pyetje të pavend dhe të parespekt interesimin e gazetarit Klevin Muka se a e kishte shkelur vetë ministrja e tij, urdh&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj