LIVE UPDATES
Insights

Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë

Opsioni i parë është të mos bëjmë asgjë. Dhe heshtja e dukshme pavarësisht nevojës për t’i dhënë fund krizës globale të ushqimit nga G7, sugjeron se kjo është qasja më e preferuar.

2 Korrik 2022, 16:39 Nga k.m.
Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të
Foto ilustruese

Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rëndësishme në një samit ndërkombëtar, është ajo që nuk adresohet. Për momentin, kjo është shumë e vërtetë për liderët e G7-ës. Ata po e injorojnë urinë globale, që po shfaqet si një pasojë tragjike e pushtimit rus të Ukrainës.

Për shkak të ndërprerjeve që ka shkaktuar lufta, minimit të ujërave ukrainase dhe bllokadës së portit të Odesës nga marina ruse, miliona ton drithë dhe vaj luledielli, që tani duhet të ushqenin njerëzit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, ndodhen ende në magazinat ukrainase në pritje për t’u eksportuar ose u kalbur, vjedhur dhe transportuar drejt Rusisë.

Kur ka radhë buke në Ukrainë, kjo duhet të përbëjë një arsye për t’u shqetësuar. Perëndimi ka përpara tre opsione, që të gjitha të sikletshme dhe të rrezikshme. Opsioni i parë është të mos bëjmë asgjë. Dhe heshtja e dukshme pavarësisht nevojës për t’i dhënë fund krizës globale të ushqimit nga G7, sugjeron se kjo është qasja më e preferuar.

Në fakt, kjo qasje do të dënonte mijëra, në mos miliona njerëz nga më të varfrit, në vende nga Gana deri në Jemen. Si gjithnjë, ata që janë në fund të listës, do të jenë të parët që do të përjetojnë urinë. Por shumë të tjerë do t’i pasojnë, kur inflacioni i lartë t’i përjashtojë nga tregu.

Kjo është një perspektivë e tmerrshme, e përkeqësuar më tej nga informacionet se të korrat e ardhshme do të jenë rreth gjysma e sasisë aktuale, për shkak të luftës që vazhdon në Ukrainë. Moti i keq dhe të korrat e dobëta gjetkë në botë, mund ta përkeqësojnë më tej këtë krizë.

Në çdo rast, ajo duket e destinuar të përkeqësohet. Përveç krizës së menjëhershme humanitare, një destabilitet i tillë në zona të gjera, që përfshijnë vende me të ardhura të ulëta dhe në zhvillim, do të shkaktojë trazira, do të ndezë konflikte, dhe do të rrisë flukset migratore drejt Perëndimit. Me kalimin e kohës presioni global për të bërë diçka për të mbushur barkun me bukë, do ta detyrojë botën e pasur të veprojë. Por për disa do të jetëshumë vonë.

Një opsion i dytë sugjerohet nga vetë Kremlini. Rusët kanë ofruar të lejojnë kalimin e sigurt të grurit dhe vajrave nga Ukraina dhe përmes Detit të Zi drejt Afrikës së Veriut dhe më tej, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj saj. Është një formë shantazhi, e cila do të përshpejtonte humbjen vendimtare të Ukrainës.

Sanksionet, duke përfshirë edhe ato më të ashprat, kërkojnë kohë për të qenë efektive, madje edhe tani vendet evropiane importojnë ende gazin rus. Por problemi është që nëse Rusia e kontrollon bujqësinë ukrainase, drejtpërdrejt apo tërthorazi, ajo do të jetë në të njëjtin pozicion që ishte në lidhje me lëndët djegëse fosile:të mbajë peng Perëndimin dhe pjesën tjetër të botës. Sigurisht që kjo nuk do ti jepte fund ambicies së Vladimir Putinit, për të reformuar perandorinë e vjetër sovjetike dhe ruse.

Opsioni i tretë është të krijimi i një korridor të sigurt për të nxjerrë eksportet ushqimore nga Odesa, dhe për të thyer bllokadën ruse. Por kjo do të kërkonte një bashkëpunim ndërkombëtar të paprecedentë. Për të qenë efektiv, ky bashkëpunim duhet të mbështetet nga një koalicion i vullnetarëve globalë, jo i kufizuar tek NATO, dhe i mbështetur nga marina e shumë vendeve, edhe pse disa prej tyre mund të kenë vetëm një forcë simbolike.

Do të duhet një armatë e madhe mjetesh për të fituar kontrollin e ujërave të Ukrainës dhe atyre ndërkombëtare, për të pastruar minat që gjenden aty, dhe për ta penguar marinën ruse tëfundosë anijet tregtare. Turqia, ruajtësja e hyrjes në Detin e Zi, dhe garantuesja e zbatimitKonventës ndërkombëtare të Montrosë, duhet të bindet të lejojë hyrjen e anijeve ushtarakepërmes Detit të Zi.

Deri më tani, presidenti Erdogan është shfaqur si një aleat i paqartë, sado të sinqerta që mund të jenë përpjekjet e tij për të siguruar paqen në rajon. Përballë presionit të kombinuar dhe stimujve miqësorë të aleatëve të tij të NATO-s dhe fqinjëve të BE-së, Erdogan mund të nxitet ta zemërojë Kremlinin.

Megjithatë, nuk mund të jetë në interesin strategjik afatgjatë të Turqisë të ketë pranë një Rusi agresive, ekspansioniste, dhe që shkakton vazhdimisht telashe. Në fakt Ankarasë nuk i intereson as të ketë pranë një valë grushtesh shteti dhe akte dhune, si ato të Pranverës Arabe. Tek e fundit, Rusia dhe Turqia janë tradicionalisht rivale të natyrshme me njëra-tjetrën.

Por deri më tani, 7 fuqitë e mëdha, nuk i kanë peshuar dhe analizuar këto zgjedhje të pakëndshme. Por pas çdo dite që kalon pa asnjë sinjal veprimi të vendosur, ka më shumë shanse që Rusia ta lërë botën të nënshtruar nga uria.

Askush nga ata që e shijoi peizazhin e bukur bavarez këtë javë, s’duhet të ketë asnjë dyshim mbi gatishmërinë e Vladimir Putinit për të sakrifikuar edhe më shumë jetë njerëzish, vetëmpër hir të projektit të tij megaloman./ Marrë nga bota.al

lufta ne ukraine ukraine

Sondazh

Poll
Insights 1 Korrik 2022, 19:32 Fjola Graçi

Futeni Kryeministrin në "riedukim"

Edi Rama E quajti pyetje të pavend dhe të parespekt interesimin e gazetarit Klevin Muka se a e kishte shkelur vetë ministrja e tij, urdh&eum...

Insights 29 Qershor 2022, 09:44 k.m.

G7 dhe Ukraina – Perspektiva të paqarta

Foto ilustruese Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megji...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës