LIVE UPDATES
Insights

Ben Blushi takim belgun mysliman, tregon si erdhi në Elbasan: Njoha Brunildën dhe gjeta Zotin

Ben Blushi tregon takimin me një prift.

1 Korrik 2022, 11:31 Nga k.m.
Ben Blushi takim belgun mysliman, tregon si erdhi në Elbasan: Njoha
Fotoja e shkrepur nga Ben Blushi

MEHDIU, BELGU MUSLIMAN
Shkova në xhaminë e Kalasë së Elbasanit. Nga dritarja pashë një djalë me mjekërr që lexonte. Ulur në qilim. Më thanë se ishte belg. I bëra shenjë se doja takoja. Doli pas gjysëm ore.
Anglisht?
Anglisht, thashë unë
Çfarë do?
Dua të të fotografoj,
Nuk të njoh dhe nuk dua të më fotografosh, tha
Do të të bëj vetëm një foto, i thashë
Nuk dua, tha belgu, nuk të njoh dhe nuk dua të të njoh
Unë jam shkrimtar, i thashë, fotografia ime nuk të dëmton
Je jashtë interesit tim, tha belgu, nuk pranoj të flas fare me ty
Po pse nuk pranon të flasësh me mua?
Ti më ndërpreve kur po flisja me Zotin, tani mos më ndërpre se do flas me familjen time
Ku është familja jote, e pyeta
Ja ku është, tha belgu, gruaja ime është shqiptare
Unë jam Brunilda, tha gruaja, ju njoh, ju kam lexuar librat
Faleminderit që erdhe, thashë unë, mbase e bind burrin të flasë me mua
Do ti flas në gjuhën tonë, tha Brunilda
Çfarë gjuhe flisni në shtëpi, e pyeta
Ne jetojmë në Bruksel dhe flasim flamand
Aty jeni martuar?
Unë kam shkuar me familjen në Belgjikë që 3 vjeç dhe aty u njoha me burrin dhe u martuam
Po ti je mbuluar vetë apo të detyroi burri?
Unë jam mbuluar që e vogël, nuk më ka detyruar njeri, tha Brunilda
Pyete burrin a pranon ta fotografoj?
Tani pranoj, tha belgu, shefja ime ka besim tek ty dhe mund të më bësh çfarë pyetje të duash
Unë nuk besoj në Zot, thashë unë, por ardhja e Brunildës këtu ndoshta ishte një mundësi që na dha Zoti për të folur
Të gjitha vendimet i merr Zoti dhe pasi të flasësh me mua ti do bindesh që Zoti egziston, tha belgu
Mirë është të flasim për gjëra më të thjeshta, thashë unë
Zoti është njëkohësisht gjëja më e thjeshtë dhe më e komplikuar e botës, tha belgu
Si e ke emrin, e pyeta
Mehdi
Ti je belg, s’mund ta kesh emrin Mehdi, më thuaj emrin e lindjes
Kjo nuk ka rëndësi, tha Mehdiu, unë tani jam Mehdi
Po në pasaportë si e ke emrin?
Për respekt ndaj prindërve të mi, mbaj ende emrin e tyre, por unë jam Mehdi
Si u bëre musliman Mehdi?
Duke parë Hënën, tha Mehdiu
Të gjithë e shohim Hënën por nuk bëhemi muslimanë, thashë unë
Kur isha 14 vjeç, një natë isha ulur në një stol dhe po shihja Hënën, ajo mu duk e përsosur dhe mua më lindën shumë pyetje, për të cilat nuk kisha përgjigje, tha Mehdiu
Ku i kërkove përgjigjet?
Në shkollë si të gjithë fëmijët, por shkolla nuk mi dha përgjigjet që prisja
Pra ti mendon që shkolla është e pamjaftueshme për të të kënaqur intelektualisht?
Po, sepse shkolla ka lindur për të edukuar kurse në rastin tonë ajo të indoktrinon, tha Mehdiu
Çfarë pyetjesh kishe ti që shkolla nuk i jepte përgjigje, thashë unë
A ka një krijues, kush e ka krijuar botën dhe ne vetë, kjo ishte pyetja ime themelore për të cilën kisha shumë dyshime
Dhe çfarë bëre, thashë unë
Pasi bëra një kërkim filozofik, u drejtova tek besimet fetare
Te cili besim shkove në fillim?
Islamin nuk e doja sepse ishte besimi i arabëve, prandaj fillimisht u drejtova në Judaizëm
U konvertove?
Pikërisht ky është problemi me Judaizmin, tha Mehdiu, duhet të kesh lindur hebre që ti përkasësh besimit të tyre
Pra u zhgënjeve, thashë unë
Prandaj nga aty kalova në katolicizëm që ishte më afër meje, tha Mehdiu
Natyrisht sepse ti je belg, thashë unë
As katolicizmi nuk më dha përgjigje,tha Mehdiu,sepse ky besim bazohet në tre elementë Zoti, Jezusi dhe Shpirti i Shenjtë, çka më duket diçka iracionale, sepse si mund të ketë tre Zota kur Zoti duhet të jetë vetëm një
Dhe ku shkove pas katolicizmit?
Në Budizëm, tha Mehdiu, por as aty nuk mora përgjigje megjithëse ata kanë një mënyrë jetese shumë paqësore
E paske kërkuar Zotin duke i rënë botës rrotull, thashë unë
Prit,tha Mehdiu, nga Budizmi shkova në Hinduizëm
Po aty çfarë gjete, e pyeta
Hinduizmi mu duk edhe më problematik se të tjerët, për ta lumi është Zot,
Po e vërtetë, thashë unë, për ta edhe lopa është Zot
Ata kanë një milion Zota por nëse bota nuk ka një Zot të vetëm, atëherë kaq shumë Zota do luftojnë me njëri tjetrin për dashurinë e njerëzve dhe bota do prishet
Pra e le dhe Hinduizmin për çfarë?
E lashë për Taoizmin Konfucian që është një gjë edhe më e ngatërruar se të parët, tha Mehdiu
Dhe ku gjete paqe me veten, e pyeta
Në Islam, tha Mehdiu, Islami më magjepsi
Çfarë të magjepsi në Islam?
Kur lexova Kuranin gjeta përgjigje për çdo gjë, përfshi edhe për vetë Jezu Krishtin
Çfarë thotë Kurani për Jezu Krishtin?
Kurani sqaron atë që unë e dyshoja, se Jezu Krishti nuk është Zot por është një profet dhe se Zoti është vetëm një dhe nuk ka tjetër, kjo është ajo që kërkoja
Pra ti vazhdon lexon Kuranin që nga ajo ditë pa pushim?
Kurani është shkruar në arabisht dhe kjo është një mrekulli letrare, dhe a e di pse?
Ma thuaj Mehdi, thashë unë
Gjuha shqipe ka vetëm një fjalë për fjalën kalë, a e di sa fjalë ka arabishtja për kalin?
Nuk e di, thashë unë
50 fjalë, tha Mehdiu, e kupton dot sa precize dhe e larmishme është gjuha e Kuranit?
Pra pasi u magjepse nga bukuria dhe thellësia e Kuranit ti u konvertove, e pyeta
U konvertova në vitin 2012. Shkova në xhami dhe pas kësaj dite, gjëra të mrekullueshme kanë ndodhur në jetën time
Çfarë ndodhi pas konvertimit?
U martova me një grua të shkëlqyer, tha Mehdiu
Kjo i ndodh edhe atyre që nuk janë konvertuar në Islam, thashë unë
Duro të ta tregoj, tha Mehdiu
Ma trego, thashë unë
Unë kisha vendosur të martohesha por nuk i kisha thënë askujt dhe as kisha kërkuar ndonjë grua dhe një ditë në xhami iu luta Zotit, o Zot më jep një grua të mirë
Edhe Zoti të solli Brunildën, Mehdi?
Duro, tha Mehdiu
Tregoja më shpejt, tha Brunilda
Në xhami, ngjitur me mua, ishte një burrë dhe sapo unë mbarova lutjen ai u kthye dhe më pyeti a do të martohesh, dua i thashë
Ti me siguri je lutur me zë të lartë, dhe ai të ka dëgjuar, thashë unë
Kjo është mrekullia, tha Mehdiu, unë u luta me vete, në heshtje pa zë, pa lëshuar asnjë tingull
Kjo është e pamundur, thashë unë, po pastaj?
Ai burri më çoi në shtëpinë e vjehrrit tim dhe aty biseduam, ata kishin qenë komunistë në Shqipëri dhe ishin konvertuar në Islam shumë përpara meje
Çfarë të tha vjehrri?
Më pyeti si jeton dhe pasi folëm erdhi vajza e tij Brunilda, ajo aprovoi dhe u martuam, tani kemi dy fëmijë një djalë dhe një vajzë
Pra Brunilda u martua me ty për shkak se ia kërkoi babai?
Për shkak se Zoti vendosi që ne të martoheshim, të tjerat janë rastësi që Zoti i krijon për të lehtësuar vendimet e veta
A kishe njohur grua tjetër përpara Brunildës?
Kisha shkëmbyer puthje me një vajzë por marrëdhënie për herë të parë kam patur me gruan time
Çfarë pune bën në Bruksel, si e mban familjen?
Jam infermier, tha Mehdiu
Po në Shqipëri pse ke ardhur?
Kam ardhur për Ramazan dhe meqë familja e gruas është nga Elbasani kam ardhur në këtë xhami
Çfarë bën në xhami?
Unë kam 10 ditë rresht në xhami, lexoj dhe falem 20 orë në ditë, fle katër orë, këto janë dhjetë ditët e fundit para Bajramit dhe janë ditët më të rëndësishme për ne muslimanët
Ti jeton pa dalë fare 10 ditë mbyllur në xhami?
Shkoj në shtëpinë e gruas vetëm për të bërë dush, sepse këtu nuk ka dhe tani gruaja dhe fëmijët kanë ardhur të më takojnë siç bëjnë çdo pasdite
Fëmijët e tu janë belgë?
Sigurisht, tha Mehdiu
Si quhen?
Djali quhet Rajan që do të thotë Dera e Parajsës
Po vajza?
Asije,
Mehdi kam edhe një pyetje, thashë unë
Po, tha Mehdiu
Ti si e ke emrin?
Mehdi,
Emrin para Mehdiut, thashë unë
Para Mehdit nuk ka asgjë, tha Mehdiu
Mehdi ma thuaj emrin, thashë unë
Unë jam Mehdi, tha Mehdiu, dhe mos më pyet më, po tani kam unë një pyetje për ty
Ma bëj, thashë unë
U binde që Zoti egziston?
Mrekullia që të ka ndodhur ty nuk është e mjaftueshme për mua, thashë unë
Atëherë do të tregoj mrekulli të tjera, tha Mehdiu
Nuk mbaj dot kaq shumë mrekulli në një ditë, ndoshta një herë tjetër, thashë unë
Prit, tha Mehdiu, unë lashë takimin me Zotin dhe me familjen për të të bindur ty
Derisa Zoti donte që ti të rrije me mua dhe jo me të ka patur një arsye, thashë unë
Pikërisht, tha Mehdiu, arsyeja është se Zoti do që ti të bindesh që ai është
Mbase këtë detyrë ua ka ngarkuar dhe njerëzve të tjerë, thashë unë, po shkoj ti kërkoj
Po thua që unë nuk munda të të bind, pyeti Mehdiu
Ty tu desh ti bije botës rrotull për të gjetur Zotin, po bëj dhe unë një xhiro mbase e gjej, thashë unë
Si të duash por nuk je në rrugën e duhur, tha Mehdiu
E di, thashë unë.

ben blushi

Sondazh

Poll

Insights 29 Qershor 2022, 09:44 k.m.

G7 dhe Ukraina – Perspektiva të paqarta

Foto ilustruese Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megji...

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave