LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA: Edi Rama arrogant në Prishtinë, shaka pa kripë, si i doli nga mendja trau?

Edi Ramës në asnjë moment s’ju kujtua se pengesa e traut, aty ku qytetarët duhet të paguajnë nga pesë euro për secilën hyrje a dalje, e cila do vazhdojë të jetë aty edhe po të hiqet polici që uron mirëseardhje a rrugë të mbarë.    

20 Qershor 2022, 21:55 Nga k.m.
ANALIZA: Edi Rama arrogant në Prishtinë, shaka pa kripë, si i
Edi Rama dhe Albin Kurti

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, pos nënshkrimit të marrëveshjeve, ajo çka ra në sy ishin ngucjet e kryeministrit Edi Rama kundrejt gati secilit që foli para tij. Që me të nisur mbledhja, Rama u tregua ngucakeq e mosdurues ndaj ministrit Xhelal Sveçla. Ministri i brendshëm kosovar po fliste rreth planeve të dy ministrive për heqjen e pikave kufitare mes dy vendeve. 

‘‘Kjo fjalia do ketë lehtësira më fut ankthin. Mund ta dimë nga ju se si do kalohet kufiri në korrik dhe në gusht. Çka janë këto ‘do kemi lehtësira’?’’, me arrogancë insistonte Rama përball ministrit kosovar që vetëm zgërdhihej.

Ministri kosovar Sveçla niste fjalinë me ‘‘nëse mundem’’ e që vazhdonte t’i tregonte kryeminstrit shqiptar se ‘‘polici kufitar në Vërmicë vetëm më uroi udhë të mbar’’. 

Kjo e ndezi edhe njëherë Edi Ramën. 

‘‘A mund të ja kursojmë edhe këtë urim qytetarëve’’, bëhej cinik Rama dhe insistonte për heqjen e çdo pengese, por për asnjë moment s’ju kujtua se pengesa e traut, aty ku qytetarët duhet të paguajnë nga pesë euro për secilën hyrje a dalje, e cila do vazhdojë të jetë aty edhe po të hiqet polici që uron mirëseardhje a rrugë të mbarë.    

Episod tjetër, bile vetëm qesharak, ishte përderisa fliste për minsitrin tjetër të qeverisë Kurti, Liburn Aliun. 

‘‘Shpresoj të mos i ngelet hatri askujt, por ka një entusiazëm të madh të bashkëpunimit me Liburnin. Janë dy ministre që Liburni ka gjet mënyrën se si të maksimalizojë rezultatin, apo është ndonjë gjë tjetër. Besoj Liburn që në drekën e punës do ta ndash këtë provojë edhe me kolegët e tjerë’’, thoshte Rama përderisa gati secili ministër zgërdhihej.

‘‘Ka shumë frustrim nga të tjerët se pse nuk e kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim’’, shtonte Edi Rama përderisa ngacmonte ministrat e tjerë kosovarë, dhe veçonte dy ministrat e brendshëm kur u thojshte ‘‘jo jo për ju s’ka asnjë xhelozie’’. 

Edhe më i drejtpërdrejtë ishte me kryeministrin Kurti, kur ky i fundit u pyet se a mendon se duhet të jetë si vëzhgues në samitin e ardhshëm për Open Ballkan?

‘‘Po të jetë për vëzhgues ky vëzhgon nga Prishtina Kinën, jo më Ohrin’’, tha Edi Rama në mbylljen e konferencës së përbashkët me kryeministrin kosovar. 

Edi Rama u’a ironizoi qeveritarëve kosovar edhe partinë. 

Teksa i huqi një pjesë e një pike të marrëveshjes, Rama që kishte vështirësi t’i lexonte shkronjat, shtoi se ‘‘që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto germat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre, ’’, duke vazhduar talljen me atë se është fakt i njohur se Vetëvendosje është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore.

E kryeministri shqiptar duke se dëgjoi edhe një qen në Prishtinë.  

“Ishte një qen që lehte aty para se të nisnin himnet, mirëpo pas himneve edhe qeni nuk lehu më. Mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa mes nesh. Njerëzit kërkojnë të fusin xixa mes nesh, dhe kërkojnë çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu (Albin Kurti).”

Edi Rama, po ashtu, ngacmoi dy minsitret e ekonomisë, të cilat e stërgjatën në fjalimet e tyre, kur para syve se ato u sqaruan edhe më shumë se sa që duhej./Gazeta Nacionale

edi rama albin kurti edi rama ne kosove

Sondazh

Poll
Insights 18 Qershor 2022, 17:28 Tharman Shanmugaratnam

Përballja me stuhinë që po na pret

Foto ilustruese Ne duhet të kapërcejmë ndarjet në rritje dhe të riorganizojmë multilateralizmin për t'i shërbyer n&...

Insights 16 Qershor 2022, 17:01 Dom Gjergj Meta

Krimi dhe qyteti

Dom Gjergj Meta Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe mediev...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj