LIVE UPDATES
Insights

Krimi dhe qyteti

Jo vetëm këto ngjarje, por edhe situata të tjera, zbulojnë brishtësinë dhe shëndetin e dobët të shoqërisë shqiptare e cila nuk po gjen rrugën drejt ligjshmërisë në të gjithë kapilarët e saj. Nga ana tjetër, pasojë e drejtëpërdrejtë e kësaj situate, e cila ndihmohet, së paku në mënyrë të tërthortë, edhe nga kaosi politik, janë largimet e njerëzve nga Shqipëria, sidomos largimi i më të rinjve.

16 Qershor 2022, 17:01 Nga Dom Gjergj Meta
Krimi dhe qyteti
Dom Gjergj Meta

Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe medieve kanë qenë të përfshirë në botën e krimit, e bën Shqipërinë, në përpjestimet e duhura, të ngjashme me Siçilinë, Kalabrinë apo Napolin e disa dekadave më parë.

Logjika e paligjshmërisë sjell në ekzistimin e një sistemi paralel marrveshjesh dhe "drejtësie" që shmang institucionet e shtetit ligjor e pse jo në disa raste i përdor ata. Këtë sistem paralel e kanë në gjak kryesisht shoqëritë që ende nuk janë shkëputur nga format primitive të jetës sociale ose ato shoqëri ku mbizotëron krimi më shumë se sa ligji.

Jo vetëm këto ngjarje, por edhe situata të tjera, zbulojnë brishtësinë dhe shëndetin e dobët të shoqërisë shqiptare e cila nuk po gjen rrugën drejt ligjshmërisë në të gjithë kapilarët e saj. Nga ana tjetër, pasojë e drejtëpërdrejtë e kësaj situate, e cila ndihmohet, së paku në mënyrë të tërthortë, edhe nga kaosi politik, janë largimet e njerëzve nga Shqipëria, sidomos largimi i më të rinjve.

Gënjen ai që thotë se Shqipëria po ecën mirë. Nuk është e vërtetë kjo. Por po ashtu është i padrejtë edhe ai që thotë se në Shqipëri nuk ka të ardhme, a thua se atë duhet të na e lërë dikush në rrugë të paketuar, si një dhuratë-befasi, e ne duhet vetëm t'i zgjidhim fjongon për ta marrë atë e për ta shijuar. Në përgjithësi kush thotë se gjërat në Shqipëri po ecin mirë e më mirë, si disa syresh opinionistë partiakë, i shërbejnë as më shumë e as më pak, por një vizioni mesianik të partisë së rradhës në pushtet.

E nga ana tjetër kush me fatalizëm mohon perspektivën do të thotë se po pret vetëm t'i zërë vendin të parëve ose e pret këtë të ardhme pa mundin e një pune bletare të përditshme. Duke u kthyer të situata e krimit ne ndjejmë nevojën e një sigurie që ka emrin e një angazhimi serioz për luftimin e tij, me vetëdijen realiste se ai nuk zhduket përgjithmonë dhe tërësisht. E megjithatë nuk janë vetëm institucionet të vetmet që luftojnë krimin. Ata kanë nevojë për mbështetje qytetare, madje për pjesëmarrje qytetare.

Kjo mbështetje qytetare krijohet kur ndiejmë se i përkasim qytetit (civitas) e se qyteti na përket të gjithëve. Ky qytet, bashkësi personash dhe familjesh, formohet dhe ndërtohet. Nuk është një afrim i rastësishëm individësh, por një organizëm i gjallë ku secili ka vendin e vet, gjithnjë në relacion me të tjerët e ku secili angazhohet për të tashmen e të ardhmen.

D. Gjergji

Shënim: Shkrimi i marrë nga profili i autorit në Facebook

dom gjergj met vrasje ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 7 Qershor 2022, 15:28 Edi Lesi

Piluri, çatia e botës për 3 ditë!

Pilur Sot Piluri është gdhirë si gjithë fshatrat e Labërisë, me ato pak frymë që enden e ato romuze që lë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë