LIVE UPDATES
Insights

Analiza e REL: Pse statusi i kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë nuk nënkupton anëtarësim të shpejtë në BE?

Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit rus në këtë shtet, në lindje të Evropës.

18 Qershor 2022, 07:45 Nga d.a
Analiza e REL: Pse statusi i kandidatit për Ukrainën dhe
Ursula von der Leyen

Ukraina dhe Moldavia kanë edhe shumë punë përpara. Pas vendimit të Komisionit Evropian për t’i propozuar Bashkimit Evropian që t’ua japë statusin e kandidatit këtyre dy vendeve, tani pritet të japë pëlqimin secili prej 27 shteteve anëtare.

Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit rus në këtë shtet, në lindje të Evropës.

Moldavia dhe Gjeorgjia kanë vepruar njëjtë më 3 mars të këtij viti. Gjeorgjia nuk ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian, me arsyetimin se aplikacioni i saj do të rishqyrtohet.

Megjithatë, historia e zgjerimit të bllokut evropian, sidomos në rastin e Turqisë, ka treguar se statusi i kandidatit nuk nënkupton asgjë për pritjen që duhet ta kalojë një shtet derisa të anëtarësohet.

Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë deklaruar se anëtarësimi në BE është synimi i tyre strategjik dhe të gjitha janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit.

Në të njëjtën kohë, të dyja shtetet – Ukraina dhe Moldavia - do ta kalojnë Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën në procesin e integrimeve, ndonëse këto të fundit janë duke pritur në radhë me vite.

Si Kosova, ashtu edhe Bosnje-Hercegovina kanë statusin e kandidatit potencial, që nënkupton se atyre u është premtuar mundësia për anëtarësim “kur të jenë gati’. Mirëpo duhet pasur parasysh se pas pushtimit rus në Ukrainë, Bosnje-Hercegovina dhe Moldavia, e kanë gjetur veten në të njëjtën shportë.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, bashkë me Gjeorgjinë, i ka përshkruar të tria vendet si shtete ku Rusia mund të provokojë situata destabilizuese. Teksa ka bërë të ditur vendimin për kandidatura, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar “reformat vendimtare” të kryera nga Moldavia, sidomos në luftën kundër korrupsionit.

Për dallim nga Ukraina dhe Moldavia, Bosnje-Hercegovina nuk ka rekomandim për t’u bërë shtet kandidat për anëtarësim të plotë në BE. I pyetur për mundësinë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka rikujtuar se ky shtet duhet të plotësojë 14 kushte para nisjes së negociatave për anëtarësim.

“Bosnja e ka rrugën e vet dhe kushtet që vlejnë për të. Bosnja duhet të plotësojë 14 kritere… ne ende jemi duke pritur që kjo të ndodhë. Nëse rinegociojmë kushtet, kjo do të nënkuptonte edhe shkurtim të procesit, dhe ne nuk veprojmë kështu”.

Në mesin e 14 kritereve që ka përpara Bosnja, është ajo e ndryshimeve të kushtetutës së shtetit, andaj edhe përbën sfidë të posaçme.

Tri grupet etnike, boshnjakët, kroatët dhe serbët, janë duke dështuar të gjejnë marrëveshje që do të shfuqizonte të drejtat e tyre ekskluzive në zgjedhje ose emërime në ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Deri më tani, Bosnja ka përmbushur plotësisht një prioritet, që ka të bëjë me funksionimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Megjithatë, ditëve të fundit janë dëgjuar sërish zëra që mbështesin rrugën e Bosnjës drejt bllokut evropian. Një prej mesazheve që ka dalë nga Forumi i Prespës, i cili është mbajtur në Maqedoninë e Veriut nga 16 deri më 18 qershor, është se Bosnje-Hercegovina duhet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, sa më shpejt që është e mundur.

“Propozoj paketë të re, që Bosnje-Hercegovina të marrë statusin e kandidatit menjëherë, pa kushte shtesë”, ka thënë presidenti slloven, Borut Pahor.

Marrëdhëniet bilaterale në mes të Bosnje-Hercegovinës dhe BE-së janë zhvilluar për më shumë se 25 vjet dhe gjithçka ka nisur më 1997, kur Bosnjës i është dhënë mundësia të përdorë të ashtuquajturat preferenca tregtare autonome. Negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Bosnjës dhe BE-së, kanë nisur më 2005. Dokumentet janë nënshkruar tre vjet më vonë dhe kanë hyrë në fuqi më 2015.

Në muajin dhjetor të vitit 2010, Bosnja ka hyrë në regjimin e lëvizjes së lirë brenda BE-së. Më 2016, Bosnja ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE. Në fund të atij viti, Bosnja ka pranuar dokumentet, përmes së cilave blloku evropian vlerëson gatishmërinë e një shteti për të nisur procesin e anëtarësimit.

Më 2019, Komisioni Evropian ka dhënë opinionin e tij për këtë kërkesë, duke thënë se Bosnje-Hercegovina duhet të përmbushë 14 kritere, në mënyrë që të fitojë statusin e kandidatit. Ukraina dhe Moldavia do të përmbushin këto kritere më vonë, në rast se e marrin statusin.

Kosova ka statusin e kandidatit potencial.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të aplikojë për anëtarësim të plotë në BE, gjatë këtij viti. Megjithatë, Kosova nuk njihet si shtet nga pesë vende anëtare – Greqia, Rumania, Qiproja, Spanja dhe Sllovakia, dhe vendimi kërkon pajtueshmërinë e të gjitha vendeve anëtare. Më 2012, Komisioni Evropian ka nisur dialogun me Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështje të Jashtme, Federica Mogherini, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit më 2015.

Më 2016, Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kriteret e vendosura nga blloku evropian për liberalizim vizash. Komisioni Evropian u ka rekomanduar vendeve anëtare që të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018. Megjithatë, disa vende anëtare janë duke parandaluar këtë gjë. Në mesin e tyre, Franca është më e zëshmja.

Aktualisht, pesë shtete kanë statusin e kandidatit: Turqia prej vitit 1999, Maqedonia e Veriut prej vitit 2005, Mali i Zi prej vitit 2010, Serbia prej vitit 2012 dhe Shqipëria nga viti 2014.

Nëse marrin statusin e kandidatit, Ukraina dhe Moldavia do t’i afrohen pozicionit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por me një dallim – Komisioni Evropian veçse ka rekomanduar nisjen e negociatave për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën.

Turqia është duke trokitur para portave të BE-së më së gjati.

Ky shtet ka aplikuar për t’iu bashkuar atëbotë Komunitetit Ekonomik Evropian më 1987 dhe më 1999 është konsideruar e kualifikuar për t’iu bashkuar BE-së. Negociatat e anëtarësimit kanë nisur më 2005, mirëpo vetëm një prej 30 kapitujve është përfunduar deri më tani. Shumë prej kapitujve kanë veto, sepse Turqia nuk njeh Republikën e Qipros, vend anëtar i BE-së.

Turqia nuk ka hapur asnjë edhe një kapitull që pesë vjet, dhe Brukseli ka thënë se ekzistojnë një mori arsyesh pse negociatat janë bllokuar me Stambollin.

Turqia është partnere strategjike e BE-së për çështje sikurse migrimi, siguria, ekonomia, luftimi kundër terrorizimit, mirëpo ka mbetur mbrapa në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore. Si përgjigje, në qershor të vitit 2018, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka shpallur bisedimet e pranimit me Turqinë si të ngrira në mënyrë efektive”, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian.

integrimi i ukraines ne be ursula von der leyen

Sondazh

Poll
Insights 16 Qershor 2022, 17:01 Dom Gjergj Meta

Krimi dhe qyteti

Dom Gjergj Meta Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe mediev...

Insights 7 Qershor 2022, 15:28 Edi Lesi

Piluri, çatia e botës për 3 ditë!

Pilur Sot Piluri është gdhirë si gjithë fshatrat e Labërisë, me ato pak frymë që enden e ato romuze që lë...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!