LIVE UPDATES
Insights

Miliardat e Vladimir Putinit: A kanë dështuar sanksionet që vendosi Perëndimi?

Nga buxheti e luftës prej 600 miliardë dollarësh i krijuar nga Putin – rezervat e katërt më e madhe në botë – më shumë se 1/3 ka ngrirë si pasojë e sanksioneve. Luftës ekonomike iu bashkuan edhe demokracitë aziatike. Japonia i dha fund neutralitetit të saj historik, dhe u mobilizuar si kurrë më parë.

24 Qershor 2022, 21:25 Nga k.m.
Miliardat e Vladimir Putinit: A kanë dështuar sanksionet që
Vladimir Putin

Kur Vladimir Putin dërgoi tanket e tij në Ukrainë më 24 shkurt, ai e bëri këtë me supozimin se Perëndimi ishte shumë i përçarë për të pasur një kundërpërgjigje të unifikuar. Ajo ishte e para ndër shumë llogaritje të gabuara. Po atë ditë, kryeministri britanik Boris Johnson premtoi sanksione ekonomike “të mëdha”, që do ta “dëmtonin rëndë ekonominë ruse”.

“Ishte Putin, ai që e zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të përballen me pasojat!”- deklaroi Joe Biden atë mbrëmje, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e sanksionet ndaj bankave kryesore ruse. Reagimi ekonomik global ndaj agresionit rus, ka qenë më i fortë se sa parashikohej. Oligarkëve më famëkeq të Rusisë iu janë sekuestruar asetet, ndërsa bankat ruse janë përjashtuar nga sistemi bankar ndërkombëtar.

Nga buxheti e luftës prej 600 miliardë dollarësh i krijuar nga Putin – rezervat e katërt më e madhe në botë – më shumë se 1/3 ka ngrirë si pasojë e sanksioneve. Luftës ekonomike iu bashkuan edhe demokracitë aziatike. Japonia i dha fund neutralitetit të saj historik, dhe u mobilizuar si kurrë më parë.

Por pas pak më shumë se 100 ditësh, është e drejtë të pyesim: A po funksionojnë këto sanksione? Rusia po përpiqet të eksportojë mallra tek aleatët e Ukrainës. Por ashtu siç llogariti Putin, Evropa nuk ka gjetur asnjë alternativë të qëndrueshme ndaj furnizimeve të saj me energji, ndaj po vazhdon të blejë energji nga Kremlini.

Ministria e ruse e Financave parashikonte të ardhura shtesë prej 9.6 miliardë dollarësh vetëm në muajin prill, dhe kjo falë rritjes së çmimeve të energjisë. Nëse këto çmime do të qëndrojnë në nivele të larta, Putin do të fitojë më shumë para këtë vit nga nafta dhe gazi, se sa vitin e kaluar.

Për momentin, ai po grumbullon rreth 800 milionë dollarë në ditë, dhe po e shpenzon shumicën për të stimuluar ekonominë vendase. Në rast se synimi i sanksioneve ishte të asfiksonin ekonominë ruse – dhe bashkë me të makinerinë e luftës – atëherë është e vështirë taquash një sukses vendosjen e sanksioneve.

Kur Joe Biden u zotua të hakmerrej ekonomikisht ndaj Rusisë në shkurt, ai tha se do të duhej të prisnim një muaj për të parë efektet e sanksioneve. Kur mbaroi muaji parë, u detyrua të ndryshonte ton: ”Sanksionet nuk të pengojnë kurrë në vetvete. Ne do t’i mbajmë në fuqi jo vetëm muajin e ardhshëm, por për pjesën e mbetur të vitit. Vetëm kjo do ta ndalë Putinin!”.

Pra duhet të përgatitemi për një lojë të gjatë ekonomike. Strategjia nuk është më tronditja dhe frika financiare, por zhdukja e arkës së Kremlinit, me shpresën se Putin do të dorëzohet. Bota e lirë po konkurron se kush mund të shkojë më tej me regjimin e sanksioneve.

Britania ka miratuar me urgjencë ligje për vendosjen e çdo lloj sanksioni kundër oligarkëve të futur në listën e zezë nga SHBA apo Bashkimi Evropian. Por ka edhe fuqi të mëdha ekonomike që pretendojnë ende të jenë neutrale. Kina nuk e ka pasur problem ta blejë naftënruse me çmim të lirë, afro 35 dollarë më pak sesa në bursa.

Rafineritë e saj shtetërore i kanë mbushur plot depozitat gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Rafineritë e tjera private, kanë filluar të bëjnë të njëjtën gjë duke nisur nga ky muaj. Porositë për naftën bruto ruse nga India janë rritur gjatë 2 muajve të fundit. Çmimi më i ulët e joshi Narendra Modin të braktisë edhe atë pak solidaritet, që po reagonte ndaj Ukrainës në fillim të krizës.

Por energjinë ruse nuk po e blejnë vetëm vendet “neutrale”. “Më mirë një dush me ujë tëftohtë, sesa gazin e Putinit”- shkruhej në pankartat e protestuesve gjermanë në muajin shkurt. Kancelari Olaf Scholz, zbuloi se ky nuk është thjesht një slogan, por zgjedhja e vështirë që ka përpara vendi.

Pavarësisht se është zotuar të pezullojë “Nord Stream 2”- gazsjellësin tashmë të përfunduar që kalon nën Detin Baltik – Scholz nuk është i bindur se vendi i tij është gati t’i japë fund brenda natës varësisë së vendit të tij ndaj energjisë ruse. Aktualisht, Berlini i paguan Rusisë rreth 220 milionë dollarë në ditë për naftën dhe gazin që merr, më shumë se çereku i të ardhurave ditore që merr Kremlini nga eksporti i energjisë.

Tani disa analistë kanë filluar të argumentojnë se sanksionet perëndimore janë sabotuar nga kjo sasi e madhe e gazit që shkon në Gjermani, dhe kjo do t’i japë mundësi Putinit ta financojë luftën e tij për aq kohë sa i duhet. Sanksionet energjetike të vendosura nga BE-ja deri më tani, përjashtojnë me kujdes çdo goditje serioze ndaj gazit rus që vjen në bllok.

“Ata përjashtuan çdo mekanizëm që do të bënte vërtet diferencën”- ankohet një deputet konservator në Britani. Në qeverinë gjermane, shumë ministra thonë se sanksionet mund të kenë shumë më tepër efekt, vetëm nëse Gjermania vendos të ndalojë plotësisht blerjen e gazit rus.

Por koha që kishte në dispozicion Perëndimi, për t’i përdorur sanksionet ekonomike si një armë për ta gjymtuar makinerinë luftarake të Rusisë, mund të ketë mbaruar tashmë. Nëse Evropa do të kishte vendosur më shpejt embargon energjitike që në fillim të konfliktit, tronditja financiare për Moskën do të ishte me siguri e madhe.

Mjerisht ajo lëvizi me ritmin e kërmillit, ndërsa hendeku midis eksporteve dhe importeve të Rusisë u 3-fishua në më shumë se 100 miliardë dollarë në 5 muajt e parë të këtij viti. Tani Rusia duket se po i redukton gradualisht furnizimet me gaz ndaj Evropës, në një përpjekje për të penguar grumbullimin e rezervave për muajt më të ftohtë, kur Putini dëshiron të luajësërish me shantazhin e ndërprerjes së plotë të furnizimeve.

Javën e kaluar, Italia dhe Sllovakia raportuan se kishin marrë më pak se gjysmën e sasive të zakonshme. Me rezerva të shumta monetare, Putini mund ta përballojë këtë. Dhe kjo na çon tek një pyetje e pakëndshme: Po sikur sanksionet, dhe fitimet e papritura për Putinin, të nënkuptojnë se Evropa mund të ketë së shpejti nevojë për gazin rus shumë më tepër se Kremlini për paratë evropiane?

Perëndimi po përjeton dëme ekonomike serioze si rezultat i kostove të energjisë, por pa i dhënë një goditje dobësuese ekonomisë ruse. Kjo s’do të thotë se sanksionet ekonomike nuk kanë pasur asnjë ndikim. Ushtria ruse po has shumë vështirësi në furnizimi e artilerisë sëteknologjisë së lartë.

Ndërsa forcat ruse kanë ende qasje në rezerva të mëdha të armatimit tradicional, Kremlini vlerësohet se ka humbur 1/3 e forcave tokësore të dislokuara në Ukrainë, sipas të dhënave qëjep Britania e Madhe. Këtu përfshihen mijëra automjete ushtarake, që Putin do t’i ketë tëvështirë t’i zëvendësojë.

Edhe pse Putin ka para për ta mbajtur në lëvizje ekonominë ruse edhe për ca kohë, rusët ndihen gjithnjë e më shumë sikur janë shtyrë në periferi të ekonomisë globale, ku shumëprodukte që mund të blinin normalisht janë zhdukur krejtësisht nga raftet e dyqaneve, dhe kjo për shkak të embargos.

Rusia nuk do të jetë në gjendje të shmangë një recesion të madh, që këtë vit parashikohet tëjenë mbi 10 për qind e PBB-së, dhe të paktën 4 për qind vitin e ardhshëm, një perspektivë shumë më e keqe sesa çdo vend evropian. Por paratë e gazit që po vërshojnë si kurrë më parë,i japin Putinit më shumë frymëmarrje, sesa mund të kishte një vend i tillë i vendosur nën sanksione shumë të rënda./bota.al

vladimir putin

Sondazh

Poll

Insights 18 Qershor 2022, 17:28 Tharman Shanmugaratnam

Përballja me stuhinë që po na pret

Foto ilustruese Ne duhet të kapërcejmë ndarjet në rritje dhe të riorganizojmë multilateralizmin për t'i shërbyer n&...

Insights 16 Qershor 2022, 17:01 Dom Gjergj Meta

Krimi dhe qyteti

Dom Gjergj Meta Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe mediev...

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave