LIVE UPDATES
Insights

Të flutrosh…me këngë në gojë!

245 tunele dhe 435 ura janë ndërtuar në hekurudhën që lidh Podgoricën me Beogradin, por nuk gjen as këngë, as poezi as valle. Vetëm mosmirënjohje nga malazezët dhe serbët!

3 Korrik 2022, 11:53 Nga Lutfi Dervishi
Të flutrosh…me këngë në gojë!
Lutfi Dervishi

Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerësuan talentin dhe guximin e këngëtarëve, por nuk ishin të paktë edhe ata që vlerësuan guximin e skajshëm të atyre që u dedikohej kënga. Emocionet e forta që të shkakton kënga në kushtet e një vape të papërballueshme janë problem jo vetëm për ata që vuajnë nga zemra. Të këndosh një këngë (si ajo e djeshmja) është një gjë, por ta dëgjosh atë është akt heroizmi. Kënga është mirënjohje.

Në këtë pikë jemi të parët. Jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe të parët në Azi. Eshtë nga rastet e rrala që të qenit të parët me këngë nuk bazohet në legjenda urbane, fake neës apo thashetheme, por bazohet në fakte, prova, dokumenta të pakundërshtueshme.

Mbi 200 tunele janë hapur në rrugën që lidh Malin e Zi dhe Bosnjën. Asnjë këngë për be! Mosmirënjohja në këtë rast ka emër!


245 tunele dhe 435 ura janë ndërtuar në hekurudhën që lidh Podgoricën me Beogradin, por nuk gjen as këngë, as poezi as valle. Vetëm mosmirënjohje nga malazezët dhe serbët!

Po të kalojmë në Europë aty ku edhe duam të ‘shkojmë’,

Në vitin 1994, tri vite pas hyrjes së pluralizmit në Shqipëri, u ndërtua kanali i La Manshit. 50.5 kilometra tunel nën ujë! As anglezët, as francezët as kombet e tjera që përfitojnë nga ky tunel nuk u kujtuan të bëjnë një këngë! Anglezët jo vetëm që nuk festuan, por kaluan në nostalgji. ‘Nuk jemi më ishull’, ‘Tani jemi pjesë e kontinenti’- jargaviteshin titujt e gazetave të mëdha angleze. Po francezët kaq problem e kanë patur për të bërë një këngë apo i ka penguar proverbi i tyre që: ‘këngët janë ëndrra, por në kohën e shkuar’. Eshtë e qartë se siç thoshte Charles De Gaulle ‘popujt që kanë shumë këngë të lavdishme nuk kanë histori’, por nuk ka kërkuar njeri nga francezët shumë këngë, por një mund ta kishin bërë për La Manshin se nuk është vepër e vogël.

Dhe këtë vepër e mbaruan për 6 vjet. (15 dhjetor 1987- 10 dhjetor 1993). Ne na u deshën 16 vjet për Kardhiq-Delvinë. Në La Mansh kanë ecur më shpejt ndoshta se nuk e kanë ndarë në lote, dhe sidomos nuk kanë bërë inspektime të punimeve! Por skandali është tjetër kund. Megjithëse e mbaruan tunelin më 10 dhjetor 1993, qarkullimi u lejua në qershor 1994. Mendja ta do që e kanë shtyrë për zgjedhjet, por arsyeja është edhe më banale se kaq: kolaudimi. Punë frikacakësh që fshihen pas fjalës ‘standart’.

Kur vjen puna te këngët kinezët kanë mbetur prapa botës. Megjithëse Kina ka plot vepra të denja për këngë deri më tani është regjistuar vetëm një e tillë. Kënga për Presidentin Xi Jinping. Dhe për turpin e kinezëve, këtij populli të madh, më i madhi në planet, kënga ka ardhur nga grupi i humbur muzikoi i provincës së Henanit, Kina Qendrore. ‘Baba Xi dhe mama Peng’ ( Peng Liyuan, zonja e parë). Kinezët mirë që nuk ja thonë për këngë, por të paktën mos të shkurajojnë popujt e tjerë duke thënë: ‘këngët janë si ninullat, shërbejnë për të vënë popullin në gjumë’

Për ta bërë të plotë rëndësinë e këngës, sidomos këtu në Ballkan po riprodhoj më poshtë një bisedë të një mikut tim me ciceronen e muzeut të Cetinjës.

Ajo: Nga 2400 km 2, nën mbretërimin e Krajl Nikollës, Mali i Zi arriti 13 812 km2.

Unë: Dikujt ia morët këto toka?

Ajo: Po. Bosnjës, Kosovës dhe sidomos Shqipërisë.

Unë: Më vjen mirë që të paktën e pranoni këtë.

Ajo: Nuk mund të gënjej për një fakt historik.

Unë: Ndihem keq sesa këngë kemi ne kundër Krajl Nikollës dhe Malit të Zi.

Ajo: Po, e di. Ju shpartallo me këngë, Krajl Nikolla merr toka…

Ngela si m…në shi. Nën shiun e but\ë të asaj dite gushti, Cetinje 2019.

Ciceronja u tregua e sinqertë dhe tha se malazezët kanë vetëm një këngë për Krajl Nikollën dhe atë pasi e kishin rrëzuar nga froni. (Krajl Nikolla na umore, blagostilja Crnagore-Krajl Nikolla duke dhënë shpirt, bekon Malin e Zi).

Po të futesh në google dhe të kërkosh sa këngë kemi bërë për Krajl Nikollën kupton qartë se malazezët nuk kanë patur, nuk kanë dhe nuk do të kenë asnjë shans të fitojnë përballe nesh. Kemi dhjetëra këngë për Krajl Nikollën. Mund të na kenë marrë toka boll, por me këngë i kemi mbyt! Ky është fakt.

Kënga siç e thamë që në krye është shenjë respekti dhe mirënjohje. Ne të paktën nuk jemi popull mosmirënjohës. (Edhe veprat publike që nuk kanë mbaruar prej më shumë se një dekade: unaza e madhe, rruga Arbërit, Qukës - Qafë Plloçë etj, nuk është çështje projekti, fondesh apo shpronësimi, thjesht çështje frymëzimi. Kur të jetë kënga gati, zëre se mbarojnë sa hap e mbyll sytë)

Kënga për veprat publike të bëra me paratë e taksapaguesve mund të jetë një ‘vlerë’ unike që ne ja japim bujarisht Bashkimit Europian. Madje në kuadër të ndarjes së punëve, mund të negociojmë që ata të bëjnë punën dhe ne t’ia kthejmë detyrimin me këngë!

çdo shtet anëtar i BE-së, dhe jo vetëm, mund të porosisë këngë te ne për çdo vepër publike.

Besoj se do ja dalim!

lutfi dervishi

Sondazh

Poll
Insights 1 Korrik 2022, 19:32 Fjola Graçi

Futeni Kryeministrin në "riedukim"

Edi Rama E quajti pyetje të pavend dhe të parespekt interesimin e gazetarit Klevin Muka se a e kishte shkelur vetë ministrja e tij, urdh&eum...

Insights 29 Qershor 2022, 09:44 k.m.

G7 dhe Ukraina – Perspektiva të paqarta

Foto ilustruese Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megji...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!