Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në rrezik është më shumë se sa vetëm stabiliteti i Italisë. Lamtumira prej „super Marios“ do t’i vinte për mbarë vetëm Putinit. Ndërsa do të rrezikonte BE-në, euron dhe politikën ndaj Ukrainës, mendon Barbara Wesel.
ITALI- Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë mund ta konsideroje edhe si një teatër veror, por kësaj here rrezikohet shumë më tepër. Kur kryetari i partisë së drobitur „Pesë Yjet" e shtyn faktikisht drejt dorëheqjes kryeministrin Mario Draghi kemi të bëjmë me më shumë se sa vetëm stabilitetin e vendit.
Një krizë serioze në Itali rrezikon Bashkimin Europian, që ndërkohë ndodhet nën presion prej luftës në Ukrainë, mungesave me energjinë dhe inflacionit. Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe fundit të një politike të përbashkët ndaj Ukrainës.
Shpëtim në minutën e fundit?
Operat italiane mund t'i duam me të gjithë patosin dhe dramën e tyre, por ato nuk na duhen. E njëjta gjë vlen edhe për pasojat e pafundme të krizave qeveritare të Italisë – që në mënyrë preferenciale ndodhin gjatë pushimeve të verës. Se ç'fund do të ketë teatri aktual politik në Romë, kjo nuk dihet.
Ka megjithatë një shans për shpëtimin në minutën e fundit. Por në parim kryeministri Mario Draghi do ta vazhdojë qeverinë e tij të unitetit kombëtar vetëm, nëse në bord qëndrojnë të gjithë partnerët e koalicionit. E pikërisht për këtë arsye do të jetë e rrezikshme për të gjithë ne.
Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, i quajtur edhe "super Mario", konsiderohet në Europë si shpëtimtar i stabilitetit italian, ai e drejtoi vendin gjatë krizës së Coronës dhe paraqiti një plan reformash për ekonominë italiane, që do t'i sjellë arkës së shtetit mbi 100 miliardë euro nga fondi i BE-së për rindërtimin. Në Bruksel ishin varur shpresat, që Draghi do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e radhës pranverën e ardhëshme, kur BE-ja ta ketë përballuar më të keqen.
Por Europa i ka bërë këto llogari pa marrë parasysh Guiseppe Conten. Shkaktarin e krizës, ish-kryeministër dhe kryetari i partisë „Pesë Yjet", e cila ndërkohë është tkurrur me 11 përqind në gati një të tretën e forcës që ka pasur dikur. Kreu i partisë, Conte shpreson që me kërkesat populiste ndaj Draghit për një program dukshëm më të fortë kundër inflacionit të fitojë ndonjë përqindje më shumë tek zgjedhësit. Ndërkohë që shumica e italianëve janë distancuar prej populizmit të partisë. Edhe një pjesë e deputetëve të „Pesë Yjeve" së fundi janë distancuar të zhgënjyer – por pjesa e mbetur mjafton për të rrezikuar qeverinë e unitetit kombëtar.
Dhuratë për Putinin
Rrëzimi i Mario Draghit do të ishte si dhuratë për Vladimir Putinin. "Pesë Yjet" konsiderohen që në krye të herës si miq të Rusisë, ngjashëm si dhe kolegët e tyre populistët e djathtë të Legas. Prej javësh ato kërkojnë t'u jepet fund furnizimeve me armë ndaj Ukrainës, një lloj paqeje të imponuar në kurriz të Kievit dhe rivendosjen e „marrëdhënieve normale" me Moskën. Ishte kryeministri Draghi ai që u angazhua në Bruksel për një pozicion të përbashkët në krahun e SHBA-së për mbështetjen e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë.
Nëse tani në Itali do të ketë zgjedhje të reja, sipas sondazheve të deritanishme, mund të kërcënojë një koalicion me populistët e djathtë. Një aleancë e tillë do të nënkuptonte fundin e politikës së BE-së ndaj Ukrainës. Devijuesit politik në Hungarinë e vogël Europa edhe mund t'i përballojë. Por një ndryshim i politikës në Romë do të ishte një flakadan, që mund të ndizte flakën populiste edhe në vende të tjera anëtare, gjë që mund të sillte fundin e frymës së bashkësisë dhe të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Ukrainës.
Kapitull i ri i krizës së euros
Përveç kësaj rrezikon edhe një kapitull i ri i krizës së euros. Pas kërcënimit me dorëheqje të Draghit menjëherë u rritën kostot për obligacionet italiane. Borxhet e shtetit ndërkohë janë 150 përqind të rendimentit ekonomik dhe investitorët si dhe politikanët druajnë një kthim në vitet e krizës së gjatë, kur falimentimi i shtetit u parandalua vetëm me blerjen e vazhdueshme të obligacioneve shtetëtore italiane nga Banka Qendrore Europiane (BQE).
Mario Draghi vet si shef i BQE-së i pyetur ç'duhet bërë për shpëtimin e euros përpara vitesh dha përgjigjen: „Çfarëdo që është e nevojshme". Por kësaj here Franca dhe Gjermania mund ta kenë më të vështirë të ndërhyjnë si spiranca stabiliteti, sepse ato vetë ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike. Tani nuk ka më para pakufizim si atëherë për ta mbështetur Italinë. Lojërat e taktikës elektorale të disa egomanëve në Romë kësaj here mund ta çojnë BE-në drejt një gremine. Personi, të cilit i intereson një gjë e tillë është në Kremlin. Klasa politike në Itali duhet të bëjë ç'është e mundur që ta parandalojë një skenar të tillë./DW/
Putin, Rusi RUSI- Studiuesi Orhan Dragas, nga instituti për siguri kombëtare, njëkohësisht analist i rregulli i Euractiv, në nj&eu...
Boris Johnson BRITANI E MADHE- Partia konservatore britanike ndodhet në garë për pasardhësin e Boris Johnsonit - Ish-ministri i ...
Foto ilustruese Ka shume vite që Institucioni i Presidentit të Republikës që ka si objekt të rëndësishëm te aktivit...
Fotoja e takimit SELINDJONA DHE AKILJANO NË KËRKIM TË KOHËS Në Cërrik takova tre fëmijë. Vraponin për të...
Foto ilustruese Moska gjendet në mesin e një konflikti tjetër në Evropën Lindore, teksa Lituania vendosi të ndalojë disa...
Boris Johnson Politikanët e Madhërisë së Saj, kanë shumë të meta, por edhe një meritë q&eu...
Ben Blushi dhe ukrainasi Nga Ben Blushi NIKITA, BALERINI UKRAINAS 175 KILENikita Savin është nga Ukraina. Kur filloi lufta erdhi në Orikum....
Foto Ilustruese Kaloj gati një dekadë duke këshilluar familjet më të pasura të Mbretërisë së Bashkuar se si t&...
Edi Rama, kryeminister Shelli ka bere zbulim te madh nafte ne Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret duke ja treguar vetem kryeministrit hollandez. Edhe ky e ...
Klodian Tomorri Haxhire Gurakuqi, e moshuara 90 vjecare qe jeton ne azil, rezulton pronare e tre kompanive. Pervec kesaj Lumi 2006, Haxhireja ne kohe te nd...