Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...

Saimir Kumbaro dhe Qamil Buxheli na kanë lënë një testament të gjithkohshëm të njohjes së mentalitetit të provincës drejtuar nga të korruptuar dhe injorantë.
Kush nuk e ka parë ende, ta bëjë urgjentisht për të kuptuar përtej çdo ngasjeje propagandistike të vërtetën e dhimbshme e qesharake të shkruarjes së historisë sipas midesë së “elitave” të “provincave”, një parodi tragji-komike ku sllogani “Mos pështyni në tokë, por gomerët tuaj!” e ka zgërlaqur fatin e një kombi si profeci.
Ngjarjet një shekull më parë…
Deliri i monarkut për të vërtetuar se rrjedh nga një familje fisnikësh e shtyn, që me parà të madhe të sjellë në Shqipëri një historian të huaj me famë. Historiani i nderuar do të bashkëpunojë me autoritetet e një prefekture të varfër të mbretërisë, të korruptuar, të pasur dëngas në raport me popullsinë e varfër, të kalbur moralisht, injorantë.
Për ceremoninë e pritjes së historianit të nderuar do të shtrydhen ca buxhete të bëra copë për arnime fasadash, do të mobilizohen punonjës prefekture, do të plasë një xhelozi e ambicje mes drejtuesve e pasunarëve të prefekturës për një vend pranë historianit dhe në librin e tij, do rreshtohet mileti si dele duke e edukuar edhe me parrulla dy ditore për një ceremoni pritjeje, do plasë servilizmi e patetizmi, karagjozllëku e deliret, korrupsioni e degjenerimi vetëm për pak rreshta në përmbajtjen e librit të historianit të rëndësishëm, gjithsesi dalë në pension.
Pa do tentohet të merret dorëshkrimi para botimit, mundësisht të rishkruhet nga vetë “kokat” e pushtetit të prefekturës, do miklohet mbesa e historianit, shoqëruesi i tij, që bën parà të madhe me ”lobime” për një vend në “historinë” e porositur nga deliri i një monarku.
Të paaftë e mantenuta, mediokër e injorantë, të pushtetshëm me farë e fis do të krekosen për ditë me radhë e sidomos në ceremoninë e pritjes, duke shpresuar se ky është rasti fatlum të hyjnë njëfarësoj në histori, duke tentuar të bindin vetëm “delet” e rreshtuara të fasadës, me barkun bosh, jetën copë dhe të vjedhur e sakatuar prej të parëve. Askënd tjetër.
Në fund, çdo ëndërr e ambicje do tretet si fondet e rinovimit të shatërvanit në qendër të qytetit, që iu morën tubacioneve të ujit për popullin, që kurrë nuk u shtruan vetëm për një pritje megallomane e qesharake. Historiani në pension nuk e shkruan librin, ikja e tij i la më keq drejtuesit e prefekturës, që në përpjekjen delirante për pak “famë” në ca gërma historie “të porositur” t‘i nxirrnin sytë njëri-tjetrit e të shfaqeshin edhe më langaraqë se më parë para popullit.
Profecia e dy emblemave të letërsisë e kinematografisë shqiptare është e jashtëzakonshme.
Filmi i vitit 1988 sapo u ri-shfaq pas plot 35 vjetësh me të njëjtën përpikmëri skenari e regjisoriale. Por kësaj here me kosto reale mbi shqiptarët e drobitur, që paguan faturën ditore qindra mijëra euroshe të udhëtimit e qendrimit një ish presidenti amerikan, megjithëse me rol të nderuar historik në çlirimin e Kosovës, bashkë me stafin e tij, paguan deliret e liderit, ambicjet e lobuesve ndërkombëtarë, “kërcënimin” e kryeministrit të Kosovës për axhenda të rrezikshme përtej diplomatike, udhëtimet e VIP-ave të modës, influencimit, vanitetit nga jashtë dhe dalldisjen e atyre brenda, krekosjen e “elitës” së oborrit në rreshtat e kopsitur sipas shijes së “prefektit”, transmetimin live të një ceremonie pa ngjarje e kontekst, skenografinë, organizimin dhe në finale edhe “fyerjen” e një presidenti, që ka firmosur një akt historik për shqiptarët me dekorimin e një rangu më të ulët se merita e tij. Historinë e shkruar denjësisht nga vetë presidenca e tij e morën për ta rishkruar për interesin e një pushteti delirant provincial njëlloj si ai me kruajtëset e dhëmbëve që në filmin “Historiani dhe Kameleonët” u jepeshin njerëzve pa dhëmbë për t’i treguar eminencës ndërkombëtare se populli e ka barkun plot.
Muzika mund të rinisë pasi u ndalua në pub-e e club-e, trafiku po çlirohet, modelet kthehen në “pasarelat” e instagramit, ndërkohë “popullit” i rikthehet leja për “të pështyrë në tokë” pa torturuar gomerët e angarisë.
Mungonte vetëm diçka nga imitimi i frikshëm i filmit të Kumbaros, i madhi Ferdinand Radi (ndjesë pastë) teksa përsëriste pas frazave në fjalimin e “prefektit”:
“Rroftë kujdesi atnor i lartmadhnisë!”
Shihni dhe gjykoni vetë, me kokën tuaj:
Foto ilustruese "Serbia dhe mund ta kthejë pllakën. Por u kam thënën amerikanëve, që unë nuk e pranoj asnjë pasoj&e...
Hoxha Në rrugën e Golemit shoh një burrë. Me një mjekërr të bollshme. Pa mustaqe. Mbante një bicikletë pë...
Foto ilustruese RUSI- Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkatërruar mistikën e presidentit rus Vladimir Putin si një aut...
Safet Gjici, Majlinda Bufi Dy histori të ngjashme por me fate të ndryshme. Ajo e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici...
Nga Marjola Bejkollari Marrëveshja fillestare me MEK ka qenë strehimi në Shqipëri ndërkohë që ata nuk do të akti...
Delina Ibrahimaj dhe Edi Rama Edhe kjo është për t’u rrëfyer. Ministrja e Financave, dmth familja e saj, padit në gjykat&eu...
Edi Rama, Veton Surroi Kryeministri Rama nuk ka pse të jetë ndërmjetës mes “bashkësisë euroatlantike” dhe Kosov&e...
Albin Kurti Mbledhja e Këshillit të Sigurisë zbuloi Pasigurinë e Kosovës. 1. Albin Kurti i ka kërkuar KFOR-it raport pë...
BOTA SIPAS ALBIN KURTIT Duket e padrejtë të godasësh dikë që mendon se të gjithë janë duke i ngulur nga një thik...
Ishte Kryeministri i Qipros a i Shqiperise!? Drafti i propozuar sot nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama per asosacionin ne Kosove, mund te merte kuptim neqoft...