Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Mjeranët që rrinin me fytyra të dystuara disa mbi duar, disa mbi parakrahë e disa mbi tavolina, nuk patën guximin të nxjerrin asnjë psherëtimë, qoftë edhe për këtë “sukses” të madh të liderit të tyre.

“Flamurtarit” të drejtësisë së re iu këput ushkuri i të mbathurave fiks në momentin kur përplasi duart dhe iu bëri të qartë të tijëve se kërkesa e SPAK nuk aprovohej.
Mjeranët që rrinin me fytyra të dystuara disa mbi duar, disa mbi parakrahë e disa mbi tavolina, nuk patën guximin të nxjerrin asnjë psherëtimë, qoftë edhe për këtë “sukses” të madh të liderit të tyre.
Nga ana kur socialistët përbetoheshin se kurrë nuk do t’i bëheshin pengesë drejtësisë së re, të cilën e krijuan vetë, ia dhanë zyrat vetë, i kishin kolegë etj etj, në shumë pak kohë kaluan në anën kur na tregonin se drejtësia e kishte tepruar.
Këto kalime sa nga njëri skaj në tjetrin e kanë kthyer drejtësinë e socialistëve në llastik të cilin e tërheq dhe e lëshon Edi Rama kur dhe si do ai.
Tërheqja e sotme e llastikut është një akt politik që shënon fundin e epokës së "përgjegjësisë individuale" dhe fillimin e një epoke të re atë të mbrojtjes klanore.
Sot kushdo, sidomos socialistët duhet të pyesin: Përse kur bëhej fjalë për Arben Ahmetajn, brenda një natë iu hap rruga SPAK-ut, ndërsa për Belinda Ballukun çështja u zvarrit për muaj e muaj me rradhë derisa erdhi në ndërtimin e një muri mbrojtës?
Përgjigjen e kësaj pyetje nuk duhet ta kërkojmë tek drejtësia, sepse ajo po vazhdon të veprojë po njësoj, por përgjigjen duhet ta kërkojmë tek pesha politike e aferave të Ballukut, sepse ajo nuk përfaqëson më një individ, por gjithë makinerinë e administratës që udhëheq Edi Rama për të menaxhuar vjedhjen e parave dhe të pasurive të shqiptarëve.
Mbrojtja e saj nuk është thjesht mbrojta që i bëhet një individi por është mbrojtje e sistemit dhe e atij që e drejton këtë sistem. Duke refuzuar kërkesën që prej muajsh ka bërë SPAK, Edi Rama po i thotë prokurorisë se ekziston një “Kastë e Paprekshme” mbi të cilën nuk mund të ushtrohet as vullneti i popullit e as vullneti i ligjit. Me anë të rrëzimi të kërkesës, sot Rama i dërgoi një mesazh SPAK-ut: Ju mund të shkoni deri diku, e kjo diku është deri ku dua unë, po jo më tej.
Rama tejkaloi vetveten duke filluar të analizojë edhe provat e prokurorisë ndërkohë që kalimi në parlament i kërkesave të drejtësisë duhet të jetë thjesht formal.
Sot Edi Rama nuk ishte thjesht duke mbrojtur një ministre, por ishte duke ekspozuar frikën e gjithë sistemit që ka ngritur. Sot ishte momenti i një disfate për drejtësinë e turmpetuar me të madhe, sepse kur drejtësia fillon dhe varet nga humori dhe dëshirat e kryeministrit, ajo nuk është më drejtësi, por një instrument kontrolli.
Rama nuk është i pari në historinë e pushteteve i cili kërkon të rrethojë pushtetin e tij me muret e imunitetit, dhe duke mos qenë rasti i parë historia ka treguar se herët a vonë, këto mure bien dhe pushtetet përballen me peshën e tyre, madje shumica mbeten nën rrënojat e mureve të rrëzuara.
Foto ilustruse Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë s...
Majmuni Punch Në një epokë debatesh shumë të polarizuara, a mund të lindë vërtet shpresa nga një top i vog&eum...
Dy vjet më parë në një takim ku kishte edhe ndërkombëtarë, kryeminstri ynë deklaronte se reforma në drejtësi...
Ç’pezullimi i pezullimit, e bëri kryeministrin të ulej disa herë nëpër karrige të ndryshme, si për shembull te...
Eduart Halimi Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes urgjente të nenit 242 po merrej një ekip juristë...
Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të...
Edi Rama dhe Netanyahu Shoqata e Gjuhës Turke e përkufizon fjalën "klloun", e cila rrjedh nga italishtja, si më poshtë: "Nj&e...
Filmi I Fundit i Mohikanëve, për ata që e kanë parë dhe e kanë kuptuar, nuk është thjesht një film aksioni apo ro...
Astela Veis Aty qëndronte, i ushtruar deri në neurozë, me zanore të lustruara me kujdes dhe një anglishte që më në ...
Ermal Mulosmani Sapo e lexova fjalimin e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit. Një fjalim që fillonte me fjali patetike, fëmij&...