LIVE UPDATES
Insights

Mitsotakis kërkon vetëvendosjen e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri

E ashtuquajtura vetëvendosje e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri, të cilin e zyrtarizoi kryeministri grek me vizitën e sotme, është dhunim flagrant i Kushtetutës e Shqipërisë dhe i rendit kushtetues, një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Greqia legalizon Jugun e Shqipërisë si provincë të saj, përderisa kryeministri grek fluturon direkt nga territori grek në stadiumin e Himarës, pa qenë fare për vizitë zyrtare në Tiranë dhe në Shqipëri.

22 Dhjetor 2022, 16:13 Nga Shaban Murati
Mitsotakis kërkon vetëvendosjen e “asosiacionit të komunave
Shaban Murati

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në 22 dhjetor 2022 e nguli zyrtarisht flamurin ilegal të “Vorio Epirit “ në Himarë dhe në Shqipërinë e Jugut. Në fjalimin e mbajtur ditën e enjte në qytetin shqiptar të Himarës, Mitsotakis shpalli kërkesën zyrtare greke që “Shqipëria është e detyruar të respektojë të drejtën tuaj për vetëvendosje”.

Deri tani kryeministrat dhe ministrat e jashtëm grekë e kanë kërkuar nga zyrat e tyre në Athinë vetëvendosjen e minoritetit grek në Shqipëri. Nga Athina politikanët grekë mund të kërkojnë në daç Himarën dhe në daç Tropojën, se nuk reagon njeri në Shqipëri.

Por është hera e parë që një kryeministër grek vjen dhe e shpall në tokën shqiptare, mu në surrat të politikës dhe të publikut shqiptar dhe konkretisht në Himarë. Nuk dihet se si dhe me çfarë mënyrash kryeministri grek arriti që për këtë provokacion skandaloz antishqiptar në territorin  shqiptar të ketë lejen e qeverisë aktuale të Shqipërisë, e cila me këtë veprim ka kryer një akt të paprecedent antikushtetues, antishtetëror dhe antikombëtar .

E ashtuquajtura vetëvendosje e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri, të cilin e zyrtarizoi kryeministri grek me vizitën e sotme, është dhunim flagrant i Kushtetutës e Shqipërisë dhe i rendit kushtetues, një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Greqia legalizon Jugun e Shqipërisë si provincë të saj, përderisa kryeministri grek fluturon direkt nga territori grek në stadiumin e Himarës, pa qenë fare për vizitë zyrtare në Tiranë dhe në Shqipëri.

Kemi aktin e paligjshëm të ringritjes nga varri të protokollit famëkeq të Korfuzit të vitit 1914 për të krijuar me vetëvendosje të ashtuquajturën “Autonomi të Vorio Epirit”. Këtë ditë të zezë përuroi sot kryeministri i Greqisë në Shqipëri.

Programi aneksionist i helenizimit zyrtar të Shqipërisë së Jugut arrit sot një avancim të madh. Ndaj dhe kryeministri Mitsotakis nuk e përmbajti dot euforinë nacionaliste greke në fjalimin, që mbajti para “Omonias” sot në Himarë: “Ky është një moment special  për mua dhe për helenizmin kudo. Unë ndjehem i nderuar të jem kryeministri i parë grek, që vizitoj Himarën. Ju falenderoj që keni mbajtur lart flakën e helenizmit dhe të ortodoksisë”.

Sot në Himarë u shkel Kushtetuta e Shqipërisë. Sot në Himarë kryeministri i një shteti të huaj rivendikoi vetëvendosjen dhe krjimin e një harte të re politike me zonën e re vetëvendosëse greke në territorin e Shqipërisë.

Sot Mitsotakis zyrtarizoi “asosiacionin e komunave greke” në Shqipëri. Nuk ka informacion nëse nëpër vizitat e tij në komunat e këtij “asosiacioni grek” u valëvit ndonjë flamur i reckosur i qeverisë greke të “Vorio Epirit”, e cila me forcat ushtarake greke kishte pushtuar Jugun e Shqipërisë në vitin 1914.

Pas 30 vitesh demokraci apatride, qeveria e Shqipërisë ka vendosur të plotësojë orekset e vjetra aneksioniste dhe shoviniste të Greqisë për Shqipërinë e Jugut.

Udhëheqësit e Shqipërise patriotizmin dhe turpin i hajnë me bukë.

shaban murati

Sondazh

Poll
Insights 16 Dhjetor 2022, 11:17 Sonila Meço

Si u katandisëm kësisoj xhanëm?! Si?

Sonila Meco Na janë çakërdisur prioritetet, kemi bërë një vend nga ku duan të ikin pa kthim shumica. Si ka mund&e...

Insights 14 Dhjetor 2022, 14:58 Klodian Tomorri

Taksë solidariteti, apo...?

Klodian Tomorri Qeveria do taksoje me 50% te ardhurat e jashtezakonshme te prodhuesve privat te energjise elektrike qe nuk i shesin energjine shtetit, por ...

Insights 7 Dhjetor 2022, 19:53 Auron Tare

Ç'ndodhi në Urën e Peratit

Fotoja e shpërndarë nga Auron Tare Ka disa vjet qe i takoj cdo fund shtatori pergjate brigjeve te Vjoses midis Kelcyres dhe Tre urave. Ish ushtar...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj