Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Çfarë dhune ndaj të moshuarve, çfarë mungese respekti dhe empatie, çfarë hakërrimi si t’i kenë zënë derën buxhetit, atij buxheti qe ka majmur zuzarë, zhvatës, hajdutë, kriminelë, vrasës, sekserë, mantenuta e trafikantë. Atij buxheti, që fryhet nga shtrydhja e atyre pensionistëve në çmime…të gjorët, ua rropën shtresat e dinjitetit.
Na janë çakërdisur prioritetet, kemi bërë një vend nga ku duan të ikin pa kthim shumica. Si ka mundësi e kemi kaq të pamundur mirëqenien mendore e financiare në kaq km katror vend?
Prisnin në radhë sot pensionistët, shumica jashtë nën shi derisa një grua e lodhur nervash ua preu pa asnjë shpjegim më tepër: “Lekët mbaruan!”. U plandosën të gjorët, u shastisën e as fuqi të ankoheshin nuk patën.
“Po pse këto kacidhet tona mbarojnë e ato të inceneratorëve nuk ndalen o bijë?”, një burrë thatim, por me sqimë i foli më shumë vetes dhe lëvizi i pari. Dy gra të moshuara me këmbë të enjtura e sy të buhavitur kishin ngrirë si statuja ulur në një parvaz gjysmë të shembur. Nën shi. Të drobitura. Pa gojë. Nuk di a e kishin dëgjuar gruan e nevrikosur, që i shkërmoqi nëpër dhëmbë frazat: “Lekët mbaruan!”
Çfarë dhune ndaj të moshuarve, çfarë mungese respekti dhe empatie, çfarë hakërrimi si t’i kenë zënë derën buxhetit, atij buxheti qe ka majmur zuzarë, zhvatës, hajdutë, kriminelë, vrasës, sekserë, mantenuta e trafikantë. Atij buxheti, që fryhet nga shtrydhja e atyre pensionistëve në çmime…të gjorët, ua rropën shtresat e dinjitetit.
Pak më tutje nisi të hidhte çapat një grua e gjatë, por paksa e kërrusur, me flokë të shkurtër e gishta të fryrë nyjesh. I njoha hapin, atë sërën fisnike të një jete që kish gdhirë mëngjeset në sallat e operacioneve e kish ngrysur netët pavioneve të spitalit në shërbim 24 orësh edhe 5 ditë në javë.
Qe ime më…
“Ku ishe o mam?”, i them duke mbytur ca lotë trishtimi sa herë e shoh të humbasë ritmin nga dorëzimi i fuqive të moshës.
“Doktoresha edhe sot mbetëm pa gjë”, ia priti atypari një burrë me biçikletë të vjetër në dorë.
Kish qenë për të marrë pensionin, dy ditë rresht. Nuk mu gjegj, as kish nevojë. Ajo për t’mos më ngarkuar me të sajat, unë për të mos e lodhur edhe më shumë pas zhgënjimit e poshtërimit në moshën e pamundësisë.
Ecëm ngadalë, pa folur, e përcolla gjer tek hyrja e pallatit, e putha, ia mora kokën në duar si një kërthiu me porosinë e përditshme: “Më merr për çdo gjë”.
”Çfarë teme ke sot në program o mam?”, më pyeti me një gjallëri gjetur befas.
“Po për të ardhurat dëng nga çmimet e rritura, miliardat e Portit të Durrësit, pagesat ditore të inceneratorëve, faturat e çarterave të bredhjes nëpër botë të Atyre, por që i paguan ti, milionat e eurove për 1 km rrugë, amnistinë fiskale për lekun “e djersës”, PPP-të e dala jashtë kontrolli, fatura hotelesh luksoze e fluturimesh në parajsat fiskale e tokësore”, i rreshtova me mendje, por i mbyta fjalët pas një kolle të improvizuar.
“Mbete duke i rënë qeverisë, të janë errur sytë. Erdhën gjithë ata liderë europianë në Tiranë, pse pak qe? Gjithë ajo simbolikë…” më bezdisi në kujtesë një bisedë e pak ditëve më parë.
“A e paguan pensionin ajo simbolikë o lum miku?”, pyeta me zë, por imagjinova përgjigjen haluçinante të “analistit relativizues”: “A e kuptoni sa barrë i jeni bërë buxhetit o pensionistë të padobishëm? Ju meritoni një akt normativ për vdekje të detyrueshme ditën e daljes në pension”.
Si u katandisëm kësisoj xhanëm?! Si?
Centro di Permanenza Temporanea-Ardian Paci Kohët e fundit ka pasur një masë të madhe ksenofobie drejtuar emigrantëve shqiptar&eum...
Klodian Tomorri Qeveria do taksoje me 50% te ardhurat e jashtezakonshme te prodhuesve privat te energjise elektrike qe nuk i shesin energjine shtetit, por ...
Ylli Manjani Jo me klane, po me veprime. Jam 100% i bindur se kallëzimi që gazetari bën ndaj dy prokurorëve të SPAK, ësht&eum...
Fotoja e shpërndarë nga Auron Tare Ka disa vjet qe i takoj cdo fund shtatori pergjate brigjeve te Vjoses midis Kelcyres dhe Tre urave. Ish ushtar...
Tijn Sadee HOLANDË- Për kryeministrin Mark Rutte, mund të jetë aventura më emocionuese e vitit: samiti i ardhshëm BE-Ballkani...
Skënder Gjinushi dhe Edi Rama Në vitin 2004, në Shqipëri u konceptua një projektligj Për Shtypin. Ishte koha kur koncep...
Klodian Tomorri Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ka një nen të posaçëm, që rregullon kon...
Momenti i takimit XHUBLETA SHQIPTARE NË UNESCO Për çdo shqiptar dhe veçanërisht për njerëzit e kulturës, pran...
Ismail Qemali DO TË MARR VAPORIN, DO TË SHKOJ NË SHQIPËRI Ky shkrim është botuar 110 vjet më parë në gazet&eu...
Ditmir Bushati TIRANË- Ish-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka publikuar podcast-in e radhës në t&eum...