LIVE UPDATES
Insights

Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë që nuk vlen

Pesëdhjetë vjet pasi një proces politik solli krijimin e standardit zyrtar, Akademia e Shkencave zyrtarisht por jo shkencërisht, thotë se ky është i duhuri ndërsa pjesa më e madhe e shqiptarëve të cilët, nuk e flasin dot ose nuk duan ta flasin gjuhën zyrtare, vijojnë të diskriminohen duke krijuar një kategori qytetarësh të dorës së dytë.

4 Dhjetor 2022, 19:19 Nga Gjergj Erebara
Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë
Skënder Gjinushi dhe Edi Rama

Në vitin 2004, në Shqipëri u konceptua një projektligj Për Shtypin. Ishte  koha kur konceptet kushtetuese të vitit 1998 nuk ishin brendësuar siç duhet kështu që njerëzisë i shkonte në mendje të hartonte ligje që skandalizonin vëzhguesit ndërkombëtarë. Problemet më të gjera të atij ligji janë jashtë temës së këtij shkrimi, me përjashtim të një neni, i cili parashikonte që “në të gjitha publikimet, përdorimi i rregullave të drejtshkrimit është i detyruar”.

Me financimin e OSBE-së, organizata ndërkombëtare ‘Article 19’ u thirr për të dhënë komente mbi ligjin. [Link] Article 19, pasi u mor me shumë idiotësi të ligjit, përfshirë kërkesën për licencim të gazetarëve, trajtoi  në veçanti këtë nenin e përdorimit të detyruar të standardit zyrtar.

“Asnjë vend demokratik nuk ka parashikime të tilla ligjore – madje as Franca, e cila është veçanërisht protektive për gjuhën – dhe një parashikim i tillë nuk shërben për asgjë të vlefshme,” thuhet në komentet e Article 19 mbi këtë nen.

“Gjuha ndryshon me kalimin e kohës – fjalë të reja prezantohen në të gjitha gjuhët dhe fjalë të tjera humben – nuk ka arsye pse ky proces duhet të ndalet. […] Përdorimi i ortografisë jostandarde nuk përbën absolurisht asnjë kërcënim për çështjet e parashikuara në nenin 10(2) të Kartës Evropiane të të Drejtave të njeriut,” shkruhet më tej, duke iu referuar parashikimeve që Karta ka për rastet kur autoriteti shtetëror mund të ndërhyjë për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Projektligji i vitit 2004 nuk u bë kurrë ligj, por kjo nuk mund të na ngushëllojë, kur shohim rëndësinë që i jepet standardit letrar në media në mënyrë faktike. Edhe kodi i etikës së gazetarëve, në dy standarde të miratuara, urdhëron gazetarët të respektojnë “rregullat e gjuhës shqipe” dhe “të shmangin fjalët e huaja”. Ndërsa nga pikëpamja praktike, zbatimi i këtij standardi në ato mediume ku përdorimi është më i vështirë, si në radio apo televizion, ka krijuar situata absurde.

P.sh., një i njohuri im, nuk u lejua për vite me radhë të lexonte lajmet në një televizion ku punonte si gazetar për shkak se kishte theks nga zona e Myzeqesë dhe po kështu edhe një tjetër nga Saranda. Me pak fjalë, nuk ka rëndësi se sa i mençur është mendimi i një gazetari nga Myzeqeja, ose se sa i rëndësishëm është informacioni që ai ka për të dhënë. Fakti që e thotë me theks laluci mjafton për të asgjësuar çfarëdolloj elementi tjetër.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe faktin se kur ndonjë politikan proteston me apo pa të drejtë për ndonjë çështje serioze, por me gjuhën që tingëllon si lushnjarçe, për kritikët është e lehtë të hedhin tutje të gjithë seriozitetin e çështjes në diskutim duke vënë në dukje se folësi po përdor theksin e Myzeqesë e për rrjedhojë, nuk mund të merret seriozisht.

Me pak fjalë, nuk është e vërtetë që standardi zyrtar ia bën të vështirë jetën shqiptarëve që kanë lindur nga Shkumbini e sipër, e folura e përditshme e të cilëve është në geg. Standardi ka fuqinë të përndjekë edhe banorë të jugut, të cilët supozohet se janë më pranë gjuhës së vendosur në kongresin e vitit 1972.

Situata u bë edhe më absurde në Kosovë pas shfaqjes së televizioneve private, ku gjetja e folësve për të prezantuar lajmet, të cilët ishin në gjendje të flisnin standardin letrar qartë, doli mision thuajse i pamundur. Në një rast pati diskutime në mediat e Kosovës për nevojën për të importuar folës lajmesh nga Shqipëria. Sot, megjithë se shumë folës lajmesh në Kosovë kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të përdorur standardin letrar, sërish është e lehtë për dëgjuesin të dallojë për nga theksi i përdorur se folësi në fakt, është nga Kosova.

Pyetja normale që duhet të shtrohet në këtë rast është se për çfarë na shërben gjithë kjo?! A ka ndonjë vlerë praktike imponimi me dhunë i një standardi zyrtar të konceptuar pesëdhjetë vjet më parë? Për çfarë arsyeje njerëzit duhet të stresohen për të folur në një mënyrë që nuk u vjen për mbarë? Dhe për më shumë, çfarë mund të bëhet në mënyrë që të folurit sipas theksit laluc të mos jetë objekt talljeje, apo të folurit në geg të mos asociohet me të qenin kokëgdhë?

Nuk është e vështirë të vëresh se standardi zyrtar refuzon të vdesë si standard referues në politikë dhe media për shkak se propaganda komuniste e lidhi ngushtë gjuhën zyrtare me konceptin e unitetit kombëtar, bashkimit kombëtar, kundër përçarjes, etj. etj., pra uniteti parti-popull nuk ka se si të realizohet ndryshe veçse përmes përdorimit të një gjuhe të përbashkët. Një nacionalizëm që detyroi shumë njerëz përgjatë shumë dekadave që, fillimisht të mendojnë se çfarë kanë për të thënë dhe pastaj, të mendojnë se si duhet ta thonë në përputhje me standardin zyrtar. Efekti frenues që standardi duhet të ketë krijuar në të menduar dhe të komunikuar mes shqiptarëve ka gjasa që nuk do të matet dot kurrë. Por e sigurtë është që ky lloj nacionalizmi bën pikërisht të kundërtën e asaj që pretendon se do të bëjë. Në vend të bashkimit, sjell përçarje, në vend të unitetit, sjell diskriminim. Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk arrijnë dot të flasin sipas mënyrës që standardi zyrtar urdhëron që ata të flasin.

Po sikur të lejojmë që njerëzit të flasin ashtu siç ua ka mësuar gjuhën prindi i vet, çfarë ndodh? Mos vallë do përçahemi, do të na pushtojë armiku?! Ka gjasa që jo, brenda pak viteve nga pranimi i të ndryshmëve, të folurit si laluc, apo si vlonjat apo si shkodran apo si tirooonas, do të pushojnë së qeni objekt talljeje apo tregues i mungesës së intelektualizmit e do të bëhen normale. Në fund të këtij procesi, gjuha shqipe do të jetë më e pasur, më e bukur, me më shumë mundësi shprehëse se sa është aktualisht dhe mbi të gjitha, do të jetë e unifikuar, e përbashkët për të gjithë kombin, një gjuhë që nuk streson njerëzit që të nxjerrin tingujt në atë mënyrë që dikujt iu tek t’i caktonte pesëdhjetë vjet më parë./BIRN

gjergj erebara skënder gjinushi edi rama

Sondazh

Poll
Insights 20 Nëntor 2022, 08:06 Meri Lika

Një vend pune për djalin

Përktheu dhe përshtati: Meri Lika Një baba kishte një djalë, i cili mbaroi shkollën e mesme, por nuk kishte aspak dëshir&e...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës