Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autori Anonim

Përktheu dhe përshtati: Meri Lika
Një baba kishte një djalë, i cili mbaroi shkollën e mesme, por nuk kishte aspak dëshirë të shkonte në universitet.
Duke qenë se babai ishte një tip që nuk duronte shumë, i bën presion duke i thënë:
- Ok, domethënë nuk do të studiosh? Po të them se unë nuk kam ndërmend të ushqejë parazitë, kështu që do futesh në punë. Dakord?
Babai kishte disa miq politikanë dhe vendosi t’iu kërkonte një vend pune. Foli me njërin prej miqve:
- Taulant si je? Të kujtohet im bir? Po ja, mbaroi shkollën e mesme dhe nuk do që të studiojë më tutje. Nëse mundesh, kam nevojë për një vend pune si fillestar, derisa të vendos për të studiuar. Problemin e kam se dua që të bëj diçka dhe të mos më rri si parazit. Më kupton besoj?
Pas tre ditësh, Taulanti e telefonon:
- Tefik, e gjeta. Këshilltar i Kryeministrit. Paga 9 milion në muaj. Në fakt paga është 1 milion po ka dhe udhëtime e dita, borde, komitete kështu që në fund të muajit do të fus në xhep 9 milion lekë. Bukur, apo jo?
- Jo, mor Taulant!. Kjo është çmenduri. Dua punë për fillestar. Duhet të fillojë nga niveli më i ulët.
Pas dy ditësh, Taulanti telefonon përsëri.:
- Tefik, e gjeta. I gjeta një punë si sekretar i përgjithshëm në ministri. Paga është modeste 5 milion. Në fakt është tetëqind mijë po me udhëtime e dietë, borde, komisione etj, mbërrin tek pesa.
- Jo, Taulant. Të thashë, ai sapo ka mbaruar të mesmen, nuk dua që jeta t’i vijë kaq e thjeshtë. Dua që të vuajë e kështu të ndiejë nevojën për të shkuar në universitet. Më kupton?
Ditën tjetër:
- Tefik, tani mendoj se jemi në rrugën e duhur. E gjeta drejtor i departamentit të burimeve njerëzore në ministri.
Paga është shumë e ulët, dy milion e tetëqind mijë, nuk bëj dot më shumë.
- Taulant të lutem! Më gjej një punë modeste si fillestar. Diçka me një pagë 400 ose 500 mijë.
- Kjo që kërkon ti është e pamundur mor Tefik.
- Pse?
- Këto lloj vendesh pune janë me konkurs, duhet CV e plotë, duhet titull universitar, duhet ndonjë master ose doktoraturë. Më vjen keq, por këtë kërkesë nuk ta plotësoj dot.
Ola Xama GARANTORI I INVESTITORIT STRATEGJIK TE PROJEKTIT “DURRES YACHT MARINA” Ligji për “Investimet Strategjike në Shqip&eum...
Porti i Durrësit Ka një debat ne opinionin publik lidhur me projektin “Marina & Jahtet e Durrësit” ku qeveria pritet t&rsquo...
Artur Meçollari NË KËRKIM TË SHTETIT Si u bllokua tenderi i qeverisë greke për eksplorimin e hidrokarbureve në Detin ...
Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...
Klodian Tomorri Numrat e Portit dhe nje ngerc kushtetues. Projekti i Portit te Durresit parashikon ndertimin e 12 mije apartamenteve, 2 hoteleve me 850 dho...
Ola Xama Shfryrja e flluskës të Portit Turistik të Durrësit. Kontrata që qeveria është duke miratuar me ligj të ve...
Fermerët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë për një përdorim më të gjerë të mjeteve digji...
Arbër Zaimi 1 - Vuçiçi e ka më të lehtë të negociojë me një shqiptar të kapur apo të korruptuar ...
Foto ilustruese Ne filluam një bisedë shumë interesante se pse ai kishte ardhur këtu: ishte sepse kishte shumë punë. Ky ë...
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...