LIVE UPDATES
Insights

Si u bllokua nga Ditmir Bushati tenderi i qeverisë greke për eksplorimin në detin Jon?

Me këtë veprim Greqia kërkon të japi mesazhin: nëse Shqipëria do të vijojë zvarritjen e çuarjes për zgjidhje në Hagë të kundërshtive detare me Greqinë, Greqia do të synojë njohjen e kufijëve të përcaktuar në draft-marrëveshjen e vitit 2009 në mënyrë të njëanëshme. Por, tashmë është e qartë, se mbas dy vjetësh dakordësie për të çuar të gjithë çështjen e kufijëve detare në Hagë, Kryeministri Rama është tërhequr së fundmi “për munges dakordësie”.

15 Nëntor 2022, 11:48 Nga Artur Meçollari
Si u bllokua nga Ditmir Bushati tenderi i qeverisë greke për
Artur Meçollari

NË KËRKIM TË SHTETIT

Si u bllokua tenderi i qeverisë greke për eksplorimin e hidrokarbureve në Detin Jon (Bloku 1) nga MEPJ e drejtuar nga Ditmir Bushati në vitin 2015.

Prej më shumë se një javë, dita e tetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon (Blloku 1), duke përfshirë edhe zonën e pakufizuar (të kontestuar) të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Shteti bregdetar, sipas nenit 77 të UNCLOS 1982, ka të drejta sovrane mbi burimet natyrore në shelfin e tij kontimental. Por, Shqipëria dhe Greqia nuk kanë marrëveshje për kufizimin e shelfit kontimental. Hapësira detare midis pikes fundore jugore (Pika 17) të marrëveshjes Shqipëri – Itali e vitit 1992 dhe pikës fundore veriore (Pika 1) të marrëveshjes Greqi – Itali e vitit 1982 është një zonë e pakufizuar, si për shelfin kontinental edhe zonën ekonomike ekskluzive midis dy shteteve. Edhe nëse Shqipëria dhe Greqia do të kishin të kufizuara shelfet kontinentale respective, sipas nenit 142 të UNCLOS 1982, shteti bregdetar njofton shtetin fqinjë kur bën studime pranë kësaj vije kufizuese. Shqipëria është palë në UNCLOS 1982 nga vitti 2003 dhe Greqia nga viti 1995.

Greqia i ka shtrirë kërkimet në hapësirën e pakufizuar (të kontestuar) duke vendosur si kufijë veriorë të Blokut 1 kufizimin e hapësirave detare sipas draft-marrëveshjes së vitit 2009, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në 15 prill 2010.

Me këtë veprim Greqia kërkon të japi mesazhin: nëse Shqipëria do të vijojë zvarritjen e çuarjes për zgjidhje në Hagë të kundërshtive detare me Greqinë, Greqia do të synojë njohjen e kufijëve të përcaktuar në draft-marrëveshjen e vitit 2009 në mënyrë të njëanëshme. Por, tashmë është e qartë, se mbas dy vjetësh dakordësie për të çuar të gjithë çështjen e kufijëve detare në Hagë, Kryeministri Rama është tërhequr së fundmi “për munges dakordësie”. Kushtet e pranimit të dakordësuara në shtator 2020 për të vajtur në Hagë nuk janë të favorshme për Shqipërinë, pasi dakordësitë e negociatave të vitit 2018, nuk mund të trajtohen tashmë si mosdakordësi. Dhe Kryeministri Rama tashmë është i qartë.

Në kushtet e moskufizimii të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, palët e kanë të pamundur që të eksplorojnë në mënyrë të njëanëshme pranë zonave kufitare. Kërkimet në Bllokun 1 nuk mund të kryen, pasi askush nuk e di sot se kujt do ti përkasi kjo hapësirë mbas kufizimit me marrëveshje dypalëshe apo një vendim gjykate. Por, një gjë është e qartë, sido që të jetë zgjidhja. Kufizimi i hapësirave detare nuk mund të jetë më një vijë me distance të barabarta, si në draft-marrëveshjen e vitit 2009. Ajo do të modifikohet për një ndarje të drejtë, një parimi pranuar nga UNCLOS 1982, sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në 15 prill 2010 dhe i pranuar tashmë edhe nga Greqia gjatë negociatatave të vitit 2018.

Në tetor 2014 Qeveria Greke shpalli tenderin për studiume mbi hidrokarguret në Dein Jon dhe Kretë, duke përfshirë dhe Bllokun 1. Ky tender nuk arriti të përfundoj për shkak të reagimit të MEPJ drejtuar nga Ditmir Bushati. Greqia nuk arriti të filloj studimet në zone. Nota verbale e MEPJ të Shqipërisë e datës 4 maj 2015 për nxjerrjen në tenderim ndërkombëtar nga ana e Greqisë të një zone të padefinuar (Bloku 1) solli ndërprerjen e procedures për kërkim për hidrokarbure në atë zonë.
Gjatë nëntor 2022, prej më shumë se një javë anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon, por nuk ka asnjë pronocim nga Ministria e Ekonomisë, si përgjegjëse për menaxhimin e burimeve kombëtare, Ministria e Mbrojtjes, si përgjegjëse për monitorimin e hapësirës detare, Ministria e Jashtme, si përgjegjëse për marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe për çudi as nga Kryeministri, si i vetmi ekspert detar në këto dy vitet e fundit. Presidenti është i justifikuar për mungesë aftësive në komunikimin me publikun.

Diplomacia është arti i të pamundurës, por kërkon përgjegjëshhmëri kombëtare, integritet dhe profesionalizëm. Shqipëria për here të tretë bllokon një marrëeshje të mundëshme detare me Greqinë. Kjo për gabimet e saj në nivel teknik dhe politik (2009, 2018 dhe 2022). Heshtja e tanishme e institucioneve shtetërore mund të interpretohet si një dakordësi ose pafuqi për të reaguar. Në të dy rastet duket se kemi rënë viktimë e gabimeve tona dhe rrjedhimisht edhe e strategjisë detare greke.
Greqia këto ditë është duke aplikuar një standart të dyfishtë në Detin Jon. Po bën pikërisht atë që kundërshton ndaj Turqisë në Mesdheun Lindor. Turqia është duke kryer, sipas saj, studime në një hapësirë të shelfit kontinental të padelimituar nga të dy shtetet dhe që i takon Greqisë”. Por, veçoria qëndron tek fakti se Greqia në Bllokun 1 nuk po i shoqëron anjet studimore me anije luftaraka.

Por, si është e mundur, e njëjta qeveri me një minister tjetër, e zgjidhi të njëjtën kundërshti në rrugë diplomatike në vitin 2015?

Kerkim për hidrokarbure ne Detin Jon i Grqisë ka nisur me shpalljen e një tenderi qysh në tetor 2014 dhe që pritej të përfundonte në prill 2015. Gjarë muajve të parë të vitit 2015 pala shqiptare (MEPJ) i ka kërkuar me 4 nota verbale palës greke (MPJ) informacion mbi koordinatat e kërkimit në det (Blloku 1), por nuk morri asnjëherë përgjigje, edhe pse sipas nenit 77 dhe 142 të UNCLOS 1982 pala greke e kishte detyrim ta bënte pa kërkesë.

Mbas mospërgjigjes së katër notave verbale, MEPJ siguroi nga Fletorija Zyrtare e Bashkimit Europian të dhënat mbi koordinatat e kërkimit. Në datën 4 maj 2015 MEPJ përgatiti një Notë Verbale për MPJ të Greqisë, ku i kërkonte informacion mbi kërkimet e kryera nga pala greke për hidrokarbure (Bloku 1) dhe i sqaronte se ato koordinata binin në zonën detare të pakufizuar të shelfit kontinental midis dy shteteve dhe në shelfin kontinental të Shqipërisë. Nota Verbale iu dërgua MPJ të Greqisë më 7 maj 2015.

Për këtë qëlim, në datën 8 maj 2015, ishte planifikuar një takimin midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Kotcias dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Athinë Dashnor Dervishi, me kërkes të këtij të fundit. Edhe pse takimi ishte dakordësuar dhe planifikuar, Kotzias anulloj atë në momentin e fundit.

MPJ të Greqia ui përgjigjigj Notës Verbale të datës 7 maj 2015 të MEPJ më 18 qershor 2015. Në Notën Verbale palëa greke shprehej se do të respektojë detyrimet e saj ndaj konventave ndërkombëtare, por nuk i përgjigjet kërkesës sonë për të na vënë në dispozicion informacionet e kërkuara në lidhje me koordinatat dhe hartat për Bllokun 1 të kërkimeve.

Në një notë tjetër verbale të 25 majit 2015 të Ambasadës së Greqisë në Tiranë për MEPJ të Shqipërisë, duke iu referuar Notës Verbale të datës 4 maj 2015, ajo shtrehet se “Ambasada e Greqisë në Tiranë i ka referuar këtë çështje në vëmendjen e ministrisë përkatëse”, por nënvizonë se “qartësisht është përcaktuar se kufijtë ekstrem të bllokut janë kufizuar në përputhje me marrëveshjen dypalëshe të fuqi (duke nënkutuar 2009, shënimi im)... si një vijë me distanca të barabarta”. Por më pas, mbas këmbënguljes së MEPJ, për mosekzitencën e një marrëveshje midis palëve për kufizimin e shelfit kontinental dhe kryerjes së kërkimit në një hapësirë detare të kontestueshme dhe pa njoftim paraprak, Qeveria e Greqisë u tërhoq nga kërkim për hidrokarbure ne Detin Jon.

Ashtu si në vitin 2015 edhe në vitin 2022 kufiri i Bllokut 1 të kërkimit për hidrokarbure është përcaktuar vija me distanca të barabarta, sipas draft-marrëveshjes së vitit 2009. Një pëecaktim i tillë hedh posht mundësinë e uljes së peshës së ishujve grek për një ndarje të drejtë në një marrëveshje të mundëshme, parim i mishëruar në të drejtën ndërkombëtare, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe i pranuar nga Greqia gjatë negociatave të vitit 2018. Duket qartë se Greqia ka hequr dorë nga parimi i një ndarje të drejtë në delimitimin e hapësirave detare dhe synon të rikthej parimet e përdorura gjatë negociatave të vitit 2009, për një vijë kufitare me distanca të barabarta. Draft-marrëveshja e dërguar nga pala greke MEPJ në dhjetor 2020, për zgjidhjen e çështjkes në Hagë, provon se Greqia synon njohjen si mosdakordësi të dakordësive gjatë negociatave të vitit 2018 dhe kryerja e studimeve në hapësirrën e padilimituar, synimin e Greqisë për rikthimin tek draft-marrëveshja së vitit 2009 në mënyrë të njëanëshme.

Në 15-vjet negociata për çështjet detare me Grqinë, Shqipëria ka demostruar mungesën e një qartësie strategjike në mbështetje të interesave kombëtare dhe e ka trajtuar këtë çështje për kredibilitet dhe luftë të brenshëme politike. Shteti, pavarësisht fuqisë së tij, është një entitet i domosdoshëm për çdo qytetar, për aq kohë sa nuk kemi vendosur ende ta braktisim atë. Ai, ende besojmë, se na shërben për të garantuar të drejtat dhe liritë individuale individuale, por edhe interesat dhe të drejtat e përbashkëta. Heshtja e MEPJ dhe institucioneve të tjera shtetërore, natyrisht që ka një kutim: pafuqinë e mbrojtjes së këtyre interesave. Kur partnerët shohin amulli strategjike dhe diplomaci jo të besueshme, ta vënë festen sipas kokës.

Sot, Greqia i jep vetes të drejtën ta zgjidhi këtë çështje në mënyrë të njëanëshme dhe sipas interesave të saj. Precedenti ekziston, por shteti shqiptar vazhdon të heshti. PËRSE?

artur meçollari ditmir bushati

Sondazh

Poll
Insights 13 Nëntor 2022, 07:44 Ermal Mulosmani

Miti i Protestave

Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...

Insights 4 Nëntor 2022, 08:39 Stavros Tzimas

BE-ja dhe “çarja” ballkanike

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...

Insights 2 Nëntor 2022, 16:40 Klodian Tomorri

Sistemi që po shemb veten

Klodian Tomorri Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, më pyeti se sa para mund të ketë Edi Rama. Sigurish...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë