LIVE UPDATES
Insights

Sistemi që po shemb veten

Ashtu sikurse Top Channel nuk u bë një televizion gjobaxhi beftas në vitin e tij të 21-të. Ndaj ky është një sherr që ka vetëm një motiv. Paranë.

2 Nëntor 2022, 16:40 Nga Klodian Tomorri
Sistemi që po shemb veten
Klodian Tomorri

Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, më pyeti se sa para mund të ketë Edi Rama. Sigurisht, përgjigja ime ishte që nuk e di. “Por- i thashë- për një gjë jam shumë i sigurtë. Rama është i detyruar të financojë një sistem tmerrësisht shumë të kushtueshëm, i cili në afatgjatë është gjithmonë i paqëndrueshëm.” Të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se në përplasjën e fortë mes Edi Ramës dhe Top Channel nuk ka asgjë parimore. Edi Rama nuk u bë autokrat dhe shpopullues i Shqipërisë, papritmas në ditën e 3334-t të tij si kryeministër. Ashtu sikurse Top Channel nuk u bë një televizion gjobaxhi beftas në vitin e tij të 21-të. Ndaj ky është një sherr që ka vetëm një motiv. Paranë.

Por ndonëse arsyeja e konfliktit është paraja, domethënia e tij është shumë më e thellë se kaq. Ky sherr është simptoma e para e sistemit që po shemb veten. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Në dekadën e fundit, Shqipëria ka hyrë në qark vdekjeprurës qeverisjeje. Në fakt, fillesat e tij janë ca më të hershme, por tani sistemi rrotullohet i gjithi rreth parasë dhe funksionon vetëm falë saj. Para për të blerë influencë dhe lobim në arenën ndërkombëtare, para për të financuar aparatin e brendshëm të propagandës, para për të blerë votat, para për të kenaqur të fortët e krimit, para për oligarkët klientë dhe në fund para për të mbuluar të gjitha këto.

Nga pikëpamja financiare një sistem i tillë mund të mbijetojë për një farë kohë. Por në afatgjatë ai është gjithmonë i paqëndrueshëm. Për një arsye shumë të thjeshtë. Ky është një sistem që nuk e shpërndan paranë në bazë të rregullave të tregut, por e shpërndan atë në bazë të lidhjeve, interesave politike apo shantazhit të ndërsjelltë. Kur të mirat materiale shpërndahen sipas rregullave të tregut dhe meritës, sistemi nuk bie asnjëherë sepse ata që marrin përfitimet kanë krijuar një vlerë ekonomike për shoqërinë. Pra rrisin tortën e mirëqënies dhe marrin pjesën e tyre. Por kur përfitimet ekonomike nuk shpërndahen nga tregu dhe merita, ata që marrin paratë nuk krijojnë asgjë. Ky është mekanizmi i parë i paqëndrueshmërisë, ai që krijon deficcitin e sistemit.

Mekanizmi i dytë është ai që e shumëfishon atë. Përgjithësisht etja e njeriut për para është e pafundme. Dhe faktori i vetëm që e frenon është pamundësia për të prodhuar pambarisht vlerë ekonomike. Por kur paraja që ti fiton nuk varet më nga vlera ekonomike që prodhon, atëherë etja nuk shuhet asnjëherë. Nëse kësaj i shton edhe xhelozinë që lind natyrshëm në procesin e shpërndarjes së plaçkës së pamerituar, atëherë sistemi shndërrohet në një bombë financiare me sahat. Me pak fjalë, Rama nuk e shuan dot më etjen e klientëve të tij me para. Ndaj tani është i detyruar që me disa prej tyre të luftojë, edhe pse nuk do ta kishte dashur kurrë këtë. Sepse sistemi ka filluar të shembet. Qytetarëve tani u mbetet vetëm një gjë. Të luten që ngrehina t’i zërë të gjithë poshtë.

klodian tomori top channel edi rama

Sondazh

Poll
Insights 30 Tetor 2022, 16:28 k.m.

Magjia e Dardhës

Foto e Ben Blushit Dardha ka të gjitha cilësitë për ta quajtur një fshat magjik. Ka ujë, ka ajër, ka lartësi, ka p...

Insights 24 Tetor 2022, 13:12 Edlira Çepani

Vjedhja e normalizuar si mënyrë jetese?

Vjedhja e normalizuar si menyre jetese? Keto kohe na kane mbytur raste te vjedhjeve flagrante neper media: 1. I pari ishte rasti i vjedhjes se ushqimev...

Insights 21 Tetor 2022, 10:49 Dosja.al

Ky nuk është qyteti im

Foto ilustruese Me thënë të drejtën ky qytet nuk është më i imi madje dje nuk është as i juaji (qytetarit mesa...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë