LIVE UPDATES
Insights

Pse janë vënë “në shënjestër” shqiptarët që emigrojnë në Angli?

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë "pushtimin" e emigrantëve me politika të reja dhe më të ashpra, duke shkaktuar shumë reagime me gjuhën që ka përdorur për të shprehur qëllimet e saj. Dhe tani, refugjatët shqiptarë janë futur në mes të grindjes së vazhdueshme politike, mes shqetësimeve për kushtet me të cilat përballen emigrantët në qendrat britanike të përpunimit.

2 Nëntor 2022, 09:42 Nga Kate Nicholson
Pse janë vënë “në shënjestër”
Foto ilustruese

Analiza nga Huffington Post

Shqiptarët janë shtyrë në ballë të luftës kundër refugjatëve që vijnë në Britaninë e Madhe këtë javë. Pas një sulmi me bombënë një qendër të azilkërkuesëve në Dover, deputetët kanë ngritur edhe njëherë shqetësimin sesi qeveria planifikon qasjen ndaj azilkërkuesve që mbërrijnë në MB. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë "pushtimin" e emigrantëve me politika të reja dhe më të ashpra, duke shkaktuar shumë reagime me gjuhën që ka përdorur për të shprehur qëllimet e saj. Dhe tani, refugjatët shqiptarë janë futur në mes të grindjes së vazhdueshme politike, mes shqetësimeve për kushtet me të cilat përballen emigrantët në qendrat britanike të përpunimit. Edhe pse qeveria ka pyetur vazhdimisht se pse refugjatët vijnë në MB, rreth 76% e të gjitha kërkesave për azil të bëra pranohen, e kjo e dhënë duket se i jep kuptim.

Pse njerëzit flasin për refugjatët shqiptarë?

Shqetësimet për njerëzit që vinin nga Shqipëria në Britaninë e Madhe shpërthyen pas një paralajmërimi të lëshuar nga Dan O'Mahoney. Ai tha:  Dy vite më parë, 50 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, vitin e kaluar ishin 800 dhe këtë vit deri më tani janë 12,000 nga të cilët rreth 10,000 janë meshkuj të rritur, beqarë. Pra, rritja ka qenë eksponenciale.

Ai pretendoi se kjo ndodhi për shkak se bandat kriminale shqiptare kanë një "bazë" në Francën veriore dhe po i bëjnë kalimet me varka të vogla. O'Mahoney shtoi se numri i shqiptarëve që kalojnë në Britaninë e Madhe këtë vit është "midis 1-2% meshkujve në Shqipëri".

* Shqipëria ka një popullsi prej 2.81 milionë banorësh (sipas Bankës Botërore).

O'Mahoney gjithashtu shtoi se: Ka shtim të kriminalitetit të kryer nga bandat kriminale shqiptare. Çfarëdo kriminaliteti që mund të mendoni, e kanë bandat shqiptare; drogë, trafikim, armë dhe prostitucion.  Disa sigurisht kanë nevojë për ndihmën tonë, por të tjerë, sapo futen në hotel, rrinë disa ditë dhe më pas zhduken.

Çfarë kanë thënë Suella Braverman dhe Priti Patel?

Priti Patel, paraardhësja e Braverman, u përpoq të organizonte një marrëveshje me qeverinë shqiptare në gusht, në mënyrë që ata që shkonin në Mbretërinë e Bashkuar të mund të ktheheshin. Patel tha në atë kohë: Këta shtetas shqiptarë janë sjellë këtu ilegalisht nga rrjetet e organizuara kriminale që udhëtojnë nëpër vende të shumta të BE-së.

Megjithatë, departamenti ligjor i qeverisë konfirmoi më vonë në shtator se ky program nuk zbatohej për shqiptarët që kishin aplikuar për azil, pasi organizata bamirëse e refugjatëve Care4Calais e sfidoi ligjin. Themeluesja e Care4Calais, Clare Moseley, vuri në dukje se 53% e kërkesave të shqiptarëve për azil pranohen nga Home Office, duke demonstruar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar.

Por, Braverman përdori edhe shqiptarët edhe kundërshtarët e saj politikë.

“Nëse Laburistët do të ishin në krye, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend; do të lejonin të gjitha varkat e vogla të vinin në Britaninë e Madhe; do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin totalisht besimin e popullit britanik për kontrollin e sovranitetit të vendit tonë."

Po ashtu, Braverman bëri komente specifike për shqiptarët edhe në konferencën e Partisë Konservatore në tetor. Ajo pretendoi se Shqipëria ishte një vend i sigurt, duke shtuar: Shumë prej tyre pretendojnë se janë trafikuar si skllevër modernë...e vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra.

Komentet e saj nxitën një rishikim të udhëzimit të Home Office që ishte përdorur deri në atë moment për të vendosur lidhur për kërkesat për azil nga Shqipëria nga mbikëqyrësi i kufijve. Qeveria tani po përpiqet të punojë për propozimet që qeveria shqiptare të përpiqet të frenojë fluksin e njerëzve që po shkojnë në ishull. 

A është dikush dakord?

Deputetët konservatorë, duke përfshirë Lee Anderson dhe James Daly, që në fillim të fenomenit kanë sulmuar popullsinë shqiptare. Daly i tha Commons të hënën: Nuk ka asnjë arsye që këta njerëz të jenë këtu. Ne duhet të ndjekim rrugën e vendeve të tjera evropiane dhe të sigurohemi që ato të kthehen menjëherë në Shqipëri.

Anderson pohoi gjithashtu se “kriminelët shqiptarë” shkojnë në Britaninë e Madhe, pasi “krijojnë dyqanin” në Francë. Ai pohoi: Nëse akomodimi nuk është mjaftueshëm i mirë për ta, ata mund të hipin në një gomone dhe të kthehen menjëherë në Francë.

Megjithatë, Lucy Moreton, nga ISU, punon në Dover duke përpunuar emigrantët i tha programit të BBC Radio 4 Today: Sistemi i azilit në Mbretërinë e Bashkuar ka tërhequr gjithmonë si ata që kualifikohen për mbrojtje ndërkombëtare dhe ata që nuk kualifikohen. Problemi është kur na duhet shumë kohë për të marrë atë vendim.

Në Tëitter ka pasur edhe reagime ndaj fokusit te shqiptarët.

Pse njerëzit i trajtojnë shqiptarët ndryshe nga kombësitë e tjera që kërkojnë strehim?

Shqipëria është një vend evropian që ka aplikuar për t'u anëtarësuar në BE dhe është pjesë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Kjo do të thotë se kritikët kanë hedhur dyshime nëse shqiptarët që largohen nga vendi në të vërtetë kanë nevojë për strehim, apo se kanë qëllime të tjera. Megjithatë kushdo që largohet nga vendi i tij për një sërë arsyesh konsiderohet azilkërkues. Amnesty International thekson se kjo nuk duhet të jetë për shkak të luftës, por përndjekjes, shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe rreziqeve për sigurinë e tyre.

Të tjerë sugjerojnë gjithashtu që azilkërkuesit mund të kërkojnë azil vetëm në vendin e parë të sigurt në të cilin arrijnë, sipas Konventës së Gjenevës. Për shumicën e atyre që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez, supozohet se ata ishin fillimisht në Francë. Megjithatë, siç thekson organizata bamirëse për refugjatët Care4Calais: Nuk ka asnjë kërkesë ligjore që një refugjat të kërkojë azil në ndonjë vend të caktuar. Ekziston një klauzolë që kërkon që kërkesa të bëhet tek vendi i parë i sigurt në të cilin ata mbërrijnë të dëgjojë kërkesën e tyre për azil, por, nëse kjo nuk ndodh për ndonjë arsye, refugjati është i lirë të bëjë kërkesën e tij për azil diku tjetër.

*Marrë dhe përkthyer nga Huffington Post

kate nicholson shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll
Insights 30 Tetor 2022, 16:28 k.m.

Magjia e Dardhës

Foto e Ben Blushit Dardha ka të gjitha cilësitë për ta quajtur një fshat magjik. Ka ujë, ka ajër, ka lartësi, ka p...

Insights 24 Tetor 2022, 13:12 Edlira Çepani

Vjedhja e normalizuar si mënyrë jetese?

Vjedhja e normalizuar si menyre jetese? Keto kohe na kane mbytur raste te vjedhjeve flagrante neper media: 1. I pari ishte rasti i vjedhjes se ushqimev...

Insights 21 Tetor 2022, 10:49 Dosja.al

Ky nuk është qyteti im

Foto ilustruese Me thënë të drejtën ky qytet nuk është më i imi madje dje nuk është as i juaji (qytetarit mesa...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj