Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Janë me qindra, nuk janë numra, janë persona, njerëz që i kanë dhënë këtij vendi fëmijë, ide, të ardhme. Por çfarë bëhet sot me ta? Shumë pak dihet. Faji është imi, yti, i të gjithëve ne. Shumë pak ka folur në Komisionin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përgjatë ditëve të fundit, ministrja Ogerta Manastirliu. Edhe pse do të duhet të thoshte në publik si është gjendja...
E pamë të gjithë, disa edhe u përlotën, mënyrën e pistë sesi mundet pamundësia. Një grua, nënë dëshmori u dhunua dhe u përqesh nga një infermiere dhe dy shoqet e saj, brenda një qendre azili privat në Pejë. Në ambientet e Azilit "Orenda", e moshuara që duhet të merrte ndihmë kishte rënë pre e së paku një episodi keqtrajtimi nga infermierja Aurona Pelaj, ndërsa mediat zbulojnë se skandali është edhe më i thellë se kaq. Në këtë qendër, një qytetar Tomor Hasani ka denoncuar pranë autoriteteve që injoruan ankesën, se ishte dhunuar halla e babait të tij. Streha e ngrohtë u kthye në kurthin e dhunës ndërsa pafuqia ka shpërthyer në një valë zemërimi në rrjet, ku sulmohet makabriteti i kujdestares tashmë e markuar përjetë me vulën e të mos paturit përjetimin e ndjesisë që të qenit njeri, me vend do të ishte të shihnim çfarë ndodh edhe përreth nesh. Shumë pranë nesh, janë disa qendra të kujdesit të të moshuarve ku proklamohet kujdesja për ata që u gjetën tepër dhe familjet nuk mundën ti kujdesonin. Janë me qindra, nuk janë numra, janë persona, njerëz që i kanë dhënë këtij vendi fëmijë, ide, të ardhme. Por çfarë bëhet sot me ta? Shumë pak dihet. Faji është imi, yti, i të gjithëve ne. Shumë pak ka folur në Komisionin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përgjatë ditëve të fundit, ministrja Ogerta Manastirliu. Edhe pse do të duhet të thoshte në publik si është gjendja...
Dhunimi i të moshuarës ngriti pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si trajtohen të moshuarit në këto strehime, se si rekrutohen punonjësit që supozohet se ndodhen aty për tu kujdesur për një nga shtresat më vulnerabël të shoqërisë.
Të moshuarit në Shqipëri përbëjnë 13% të popullsisë dhe shumë prej tyre kanë gjetur familjen e tyre pranë qendrave të azilit, në mungesë të fëmijëve, mbesave e nipërve që kanë marrë rrugët e emigracionit. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe gjyshen Nuraj, vajza ia kishte besuar qendrës private të cilës i jepte 650 euro në muaj, por për çfarë? Për të marrë në këmbim një video makabre që tregonte se si e ëma që kishte zemrën e përvëluar për humbjen e të birit në luftë, sot ishte kthyer në një ‘lojë tallëse’ për katër punonjëse të qendrës.
Sot, ndoshta jo për herë të parë, e moshuara që vuan edhe nga Alzheimeri u vu në qendër të sulmeve të vajzave të reja që përveç shkeljes së ligjit që faktohej me dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës, kishin edhe paturpësinë për ta filmuar atë. Tashmë vajzat janë arrestuar e do të japin llogari para drejtësisë, por gjurmët që kanë lënë tek e moshuara, vështirë që fo t’ia bëjnë më të lehtë pjesën e mbetur të jetës.
Të shqetësuar, të gjithë familjarët e të moshuarve të tjerë që strehoheshin në këtë qendër kanë shkuar këtë mbrëmje për të marrë të afërmit e tyre. Kujt ia merrte mendja se përtej fotove që paraqisnin ‘parajsën’ në Facebook, brenda asaj qendre ishin punësuar ‘monstra’ që urrenin gjyshet e gjyshërit, njerëzit që na tregojnë përrallat e para, e që në mungesë të fëmijëve të tyre, presin një gotë uji nga vajzat me uniforme infermerie.
Shqipëria është një vend që po “thinjet” dhe këtë e tregojnë të dhënat e viteve të fundit, të cilat dëshmojnë që mosha e popullsisë në vend po vjen duke u rritur. Faktorë si emigracioni apo numri i rënies së lindjeve ka bërë që numri i të moshuarve të shtohet ndjeshëm.
Kështu, vetëm dy dekadat e fundit, numri i të moshuarve është shtuar ndjeshëm: nga 8% që zinte kjo grupmoshë në vitet 2001, në 2018 të moshuarit zinin 14% të popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 numri i të moshuarve në vend ishte rreth 82 mijë mes të cilëve rreth 53% e tyre janë femra, për arsyen se gratë jetojnë mesatarisht 3-4 vjet më shumë sesa burrat.
Sigurisht plakja e popullsisë shoqërohet me një sërë problemesh, pasi të moshuarit në të gjithë botën përballen me sfida si varfëria, diskriminimi dhe abuzimi. Të moshuarit janë ndër grupet më të përjashtuara të popullsisë, ata vuajnë më shumë se një sëmundje kronike dhe shpesh herë nuk e përballojnë dot blerjen e ilaçeve, pavarësisht se një pjesë të tyre e kanë me rimbursim. Dhe këtu hyn në loje shteti, sistemi publik i kujdesit shëndetësor që siç duket është i papërgatitur për të përballuar nevojën në rritje të të moshuarve.
Ku duhet të adresohen këto problematika? Kush i plotëson nevojat e atyre të moshuarve që nuk kanë fëmijët emigrant dhe nuk u drejtohen çdo muaj degëve të ‘WesternUnion’ për të tërhequr euro, dollarët apo paundët e dërguar? Nuk janë të pakta rastet që të moshuarit përfundojnë duke iu drejtuar mjekësisë popullore në mungesë të medikamenteve që mund tu kurojë apo mbajë nën kontroll sëmundjet nga të cilat vuajnë.
Një tjetër problematikë është edhe trajtimi i të moshuarve në zonat rurale. Kur një dhunë e tillë raportohet në qendrat urbane, çfarë ndodh atje ku nuk mbërrijnë dot sytë e gazetarëve? A ka një komision që zgjedh punonjësit që kujdesen për të moshuarit? A i kalojnë testet e nevojshme këta persona, përveçse dorëzimit të një diplome? Kush i përzgjedh njerëzit që trajtojnë të moshuarit e fëmijët në qendrat sociale, dy komunitetet që nuk kanë mundësi të mbrohen vetë? Kush mban përgjegjësi për këto raste?
Në anketimet e bëra, shumë të moshuar shprehet se kujdesi i mjekëve ndaj tyre varet nga pagesat informale dhe se shumë herë nuk u japin shpjegime mbi trajtimin dhe barnat.
Jetesa në vetmi është problem mjaft i madh për të moshuarit. Ndryshe nga të rinjtë që po izolohen e po bëhen më individualist, për të moshuarit, vdekja e parë vjen kur nuk kanë më askënd të ndërrojnë asnjë fjalë apo që të ‘rrokullojë’ dominotë me ta. Ajo që duhet të ndryshojë në këtë vend është gjithashtu edhe qasja e shoqërisë ndaj të moshuarve, mënyra se si çdo qytetar treajton një të moshuar që ndoshta mezi ngjit shkallët me qesen e pazareve në duar. Të drejtat e të moshuarve për të qenë të lirë nga dhuna, për siguri sociale e për trajtimet shëndetëore janë në duart e institucioneve, japin ata llogari për këto gjëra, kurse detyra e të qenit një mbesë apo nip, sikur edhe vetëm për pak sekonda për një të moshuar të vetmuar, na përket ne, shoqërisë./Dosja.al
Klodian Tomorri Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, më pyeti se sa para mund të ketë Edi Rama. Sigurish...
Foto ilustruese Analiza nga Huffington Post Shqiptarët janë shtyrë në ballë të luftës kundër refugjatëve q&eu...
Foto e Ben Blushit Dardha ka të gjitha cilësitë për ta quajtur një fshat magjik. Ka ujë, ka ajër, ka lartësi, ka p...
Buzhala PRISHTINË- Në Prishtinë sot u bë testimi i tretë i qarkores së brendshme, e cila ka krijuar një kaos të...
Vjedhja e normalizuar si menyre jetese? Keto kohe na kane mbytur raste te vjedhjeve flagrante neper media: 1. I pari ishte rasti i vjedhjes se ushqimev...
Nga Ben Blushi FLAMUJT E RRUGËS SË BOGDANËVE Para se të them dicka më shumë për Rrugën e Bogdanëve, do tregoj s...
Foto ilustruese Me thënë të drejtën ky qytet nuk është më i imi madje dje nuk është as i juaji (qytetarit mesa...
Gjykata e Tiranës Nje leter me priste sot ne zyre. Lutje per ndihme. I ishte derguar gjykates dhe bashkangjitur edhe kartela mjekesore e paditesit, i ...
Federiko Fagin Federiko Fagin buzëqesh: “Dikush mund të mendojë se libri “I pamodifikueshëm” m&eu...
Dom Gjergj Meta Ngjarja e këtyre ditëve në Klos të rrethit të Matit, që pati si rezultat vdekjen e tre personave dhe plagosje...