LIVE UPDATES
Insights

Porti i Durrësit në duart e kompanisë investitore, qeveria me ndërhyrje të kufizuara

Po përse situata e asaj çfarë na është prezantuar është e kundërta?

12 Nëntor 2022, 14:59 Nga Ola Xama
Porti i Durrësit në duart e kompanisë investitore, qeveria me
Ola Xama

Shfryrja e flluskës të Portit Turistik të Durrësit.

Kontrata që qeveria është duke miratuar me ligj të veçantë për ndërtimin e Portit të ri Turistik të Durrësit ka zhveshur tërësisht mitin disavjeçar të propagandës të saj se “Shqipërisë më në fund i trokiti në derë fati dhe disa pasanikë nga Emiratet Arabe po vijnë të Rilindin Durrësin dhe portin e qytetit”. Nëse lexon me kujdes planin financiar të projektit, kushtet e kontratës, përfitimet që rrjedhin nga statusi i veçantë “strategjik” dhe aktet se kush do të financojë dhe drejtojë kompaninë, kupton se në fakt po ndodh e kundërta: investitorit i ka trokitur fati dhe në një vend në zemër të Adriatikut një qeveri po e fton të vijë të investojë me risk shumë të ulët dhe fitime kolosale.

Po përse situata e asaj çfarë na është prezantuar është e kundërta?

Pikësëpari, nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një porti turistik në Durrës dhe zhvendosjen e portit tregtar. Projekti zhbën tërësisht Portin mijëvjeçar dhe sjell ndërtimin e një kompleksi me pallate, dy hotele dhe një marinë të vogël me 280 vende e cila planfikohet tw ndwrtohet e fundit. 84 vende do të jenë për jahte të mëdha dhe 196 për varka dhe jahte të vegjël. Për analogji mund të bëjmë disa krahasime me koncesionet e dhëna në Shqipëri për marina turistike. Numri i vendeve të ankorimit në Portin e Kalasë së Turrës parashikohet të jetë 700, ndërsa në kontratën e parë me kompaninë Yldon në Durrës 500. Nëse i krahasojmë me porte të tjera afër me ne si në Kotor, Split dhe Greqi numri i vendeve të ankorimit është sërish më i ulët. Po ashtu projekti ndan ndërtimin e vendeve të jahteve për gjatësi mbi 40 metra dhe nën 40 metra. Standardi dhe konkurrenca që kanë disa nga marinat më të zhvilluara të Europës, në Antibes (jugu i Francës) apo Porto Cervo (Sardenja) është për gjatësi jahtesh mbi 170 metra.

Miti i dytë që rrëzohet është ai i rritjes së investimeve pasi projekti ka vlerë kolosale prej 2.1 miliard euro. Ky nuk është projekti i parë në Shqipëri që investon në shifra të miliardave euro. Kemi Statkraftin që ka kaluar vlerën 1 miliard euro, apo gazsjellësin Trans Adriatic. Edhe pse me një rëndësi strategjike më të madhe pasi lidhet me burimet e energjisë, qeveria nuk i ka dhënë të njëjtat lehtësi fiskale që po i jep kompanisë Eagle Hills. Nga ana tjetër, zhvendosja e portit të mallrave në Porto Romano do të kërkojë rreth 800 milion euro për t’u investuar nga qeveria, ose kompani private koncesionare të cilat do t’i nxjerrin paratë nga tarifat portuale. Nëse ne na është prezantuar se kompania do të vijë të hedhë para në Shqipëri dhe mbas disa vitesh edhe mund të nxjerrë investimin e pastaj ndonjë fitim, jemi gënjyer. Në planin e biznesit thuhet se kompania do të ndërtojë fillimisht 4 mijë apartamente, parkingje, sipërfaqe tregtare dhe 1 hotel. Kjo fazë do të zgjatë 7 vjet dhe nga shitja e tyre (ku vetëm çmimi i banesave llogaritet 1500 euro/m2), do të arkëtohen 697 milion euro. Sipas tabelës të cash flow, angazhimi financiar për Eagle Hills në 3 vitet e para do të jetë rreth 140 milion euro, dhe më pas nga shitja e pasurive do të financohet investimi. Kaq të gëzuar duhet të ndihemi që po vjen një kompani që do të investojë në këto vlera sa t’i japim gjithë këto benefite?

860 mijë m2 të Portit të Durrësit do t’i kalojnë në pronësi të plotë kompanisë për vlerën 1 euro. Në çdo rast, nëse një zhvillues do të ndërtonte 1 pallat, do të blinte tokën e cila do të përbënte peshën kryesore të kostos ose do të hynte në marrëveshje me pronarin për të ndarë në përqindje pronën e zhvilluar. Në këtë rast nuk ndodh kjo. Kompania merr tokën për 1 euro, nis ndërtimin dhe njëkohësisht shitjen e pasurive të patundshme. Në fund të vitit do të ndajë 30% të fitimit me kompaninë Albania Seaports Development që është në pronësi të shtetit shqiptar. Sa i bie shtetit që të marrë pas 7 viteve që përfundon faza e parë sipas planit financiar? 12.6 milion euro. Po në fund të 20 viteve që përfundon gjithë projekti? 280 milion euro.

Një tjetër mit i krijuar është ai i shoqërive të huaja që do të sjellin një përvojë unike dhe do të bëjnë Durrësin si Dubain. Së pari, nuk është pyetur njeri nëse i pëlqen apo jo qyteti artificial dhe pa histori i Dubait, përballë vlerave kulturore dhe historike që ka Durrësi. Së dyti, edhe nëse të gjithë unanimisht do të pëlqenin atë model zhvillimi urban, plani i biznesit i firmës Eagle Hills thotë se do të nënkontraktojë punimet tek bizneset lokale, në kontratë zotohet të zbatojë standardet e ndërtimit të ligjit shqiptar dhe jo ndonjë nivel europian apo qoftë edhe të nomeklaturave të ndërtimit të firmës Emmar.

Kompania thotë se 80 milion euro të kapitalit do ta sigurojë nga bankat dhe do të pranojë financimin nga palët e treta. Sa do të jetë financimi nga palët e treta dhe sa nga xhepi i saj? A do të kalohen filtra për këto financime m.q.s. në mes ndodhet një kompani Offshore, ku mund të hyjnë para nga grupe kriminale, por edhe financues të terrorizmit ndërsa në Shqipëri do të figurojë sikur vijnë nga shoqëria Eagle Hills? Asnjë fjalë për filtra të kapitalit në kontratë.

Së fundi, Eagle Hills te kompania që do të ketë në bashkëpronësi me shtetin do të ketë 3 antarë në Bord duke përfshirë dhe Kryetarin, ndërsa pala jonë 2 antarë dhe zëvendëskryetarin. Drejtori Ekzekutiv do të emërohet nga Eagle Hills. Pra hapësirat e çdo qeverie për të vepruar në këtë marrëveshje pas miratimit nga Parlamenti do të jenë shumë të kufizuara për të ndryshuar kontratën në anën por interesit publik. Prandaj, të gjithë ata antarë të Kuvendit që e ndiejnë se kanë përgjegjësi për këtë vend duhet të lexojnë mirë kontratën, dokumentat dhe planin financiar dhe pastaj të vendosin për fatin e Portit.

ola xama porti i durresit

Sondazh

Poll
Insights 4 Nëntor 2022, 08:39 Stavros Tzimas

BE-ja dhe “çarja” ballkanike

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...

Insights 2 Nëntor 2022, 16:40 Klodian Tomorri

Sistemi që po shemb veten

Klodian Tomorri Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, më pyeti se sa para mund të ketë Edi Rama. Sigurish...

Insights 30 Tetor 2022, 16:28 k.m.

Magjia e Dardhës

Foto e Ben Blushit Dardha ka të gjitha cilësitë për ta quajtur një fshat magjik. Ka ujë, ka ajër, ka lartësi, ka p...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend