7 Nëntor 2022, 21:02
Nga Arber Zaimi
Arbër Zaimi
1 - Vuçiçi e ka më të lehtë të negociojë me një shqiptar të kapur apo të korruptuar dhe këtë e ka thënë disa herë. Nga ana tjetër edhe Kurti do ta kishte më të lehtë të negocionte me një serb të lirë prej interesave mafioze dhe mentalitetit shovinist.
2 - Vuçiçi nuk dëshiron dialog për sa kohë ka përballë Kurtin. Prandaj bën eskalime dhe provokime ushtarake në kufi, si dhe urdhëron rrjetin e vet kriminal të djegin veturat e serbëve të Kosovës, e t’i detyrojë ata të dalin nga institucionet. Nga ana tjetër ftesat dhe politikat e Kurtit janë që serbët e Kosovës të përfitojnë prej të drejtave ligjore, të zbatojnë ligjet dhe të integrohen në institucione.
3 - Qytetarët serbë të Kosovës janë lodhur nga politikat e Vuçiçit, prandaj ata nuk i janë përgjigjur masivisht thirrjeve të tij për protesta e barrikada as në vitin 2021 e as tash. Pjesëmarrja e ulët në protesta tregon se masa e serbëve të Kosovës dëshiron paqe. Por Vuçiçit kjo nuk i intereson, prandaj i mban nën tension e kërcënim. Mospjesëmarrja e qytetarëve serbë në protesta e barrikada është arsyeja se pse Vuçiçi urdhëroi zyrtarët e Listës Serbe që të dorëhiqen nga institucionet.
4 - Tensioni, djegiet e veturave të qytetarëve serbë nga kriminelët serbë, urdhri që serbët të tërhiqen nga institucionet, janë strategji e Ballkanit të Hapur për të sabotuar Procesin e Berlinit. Tash që Procesi i Berlinit u rikthye me sukses e marrëveshje rajonale, komandanti i Ballkanit të Hapur, Vuçiçi, i cili nuk shkoi në Berlin, po bën çmos të tregojë se çelësat e Ballkanit i ka vetëm ai.
5 - Urdhri i Vuçiçit për tensionim të serbëve në Kosovë vjen në kohën kur janë shtuar përpjekjet e SHBA dhe BE për të gjetur zgjidhje e marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. Zgjidhja e marrëveshja i intereson popullit të Serbisë dhe popullit të Kosovës. Por nuk i intereson klasës politike shoviniste në Beograd, Vuçiçit, e sidomos nuk i intereson shefit të vet, Putinit.
arbër zaimi edi rama aleksander vucic
Insights
7 Nëntor 2022, 15:45
Foto ilustruese
Ne filluam një bisedë shumë interesante se pse ai kishte ardhur këtu: ishte sepse kishte shumë punë. Ky ë...
Insights
4 Nëntor 2022, 08:39
Stavros Tzimas
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...
Insights
3 Nëntor 2022, 16:31
Beti Njuma
Foto Ilustruese
Kush kritikon pushtetin, kush thotë të vërtetën, kush denoncon tenderat, konçesionet dhe korrupsionin galopant t...
Insights
2 Nëntor 2022, 20:48
f.m;f.g
Dhunuesja Aurona Pelaj dhe e moshuara
E pamë të gjithë, disa edhe u përlotën, mënyrën e pistë sesi mundet pamund&eu...
Insights
2 Nëntor 2022, 16:40
Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, më pyeti se sa para mund të ketë Edi Rama. Sigurish...
Insights
2 Nëntor 2022, 09:42
Kate Nicholson
Foto ilustruese
Analiza nga Huffington Post
Shqiptarët janë shtyrë në ballë të luftës kundër refugjatëve q&eu...
Insights
30 Tetor 2022, 16:28
k.m.
Foto e Ben Blushit
Dardha ka të gjitha cilësitë për ta quajtur një fshat magjik.
Ka ujë, ka ajër, ka lartësi, ka p...
Insights
28 Tetor 2022, 19:17
d.a.
Buzhala
PRISHTINË- Në Prishtinë sot u bë testimi i tretë i qarkores së brendshme, e cila ka krijuar një kaos të...
Insights
24 Tetor 2022, 13:12
Edlira Çepani
Vjedhja e normalizuar si menyre jetese?
Keto kohe na kane mbytur raste te vjedhjeve flagrante neper media:
1. I pari ishte rasti i vjedhjes se ushqimev...
Insights
23 Tetor 2022, 11:02
Ben Blushi
Nga Ben Blushi
FLAMUJT E RRUGËS SË BOGDANËVE
Para se të them dicka më shumë për Rrugën e Bogdanëve, do tregoj s...