LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA: Porti i Durrësit, parajsat fiskale dhe rasti i Austrisë! Pse Ministria e Financave toleron devijimin fiskal?

Shumica e njerëzve më të pasur në botë i mbajnë një pjesë të të ardhurave të tyre në llogari bankare të njohura si parajsa fiskale. Kapitali i mbajtur në parajsat fiskale, përbën rreth 10% të kapitalit global botëror. Kompanitë që kanë përfituar më shumë nga aplikimi i parajsave fiskale janë Pfizer, Apple, MicroSoft, Nike etj.

16 Nëntor 2022, 14:58 Nga Eduart Halimi
ANALIZA: Porti i Durrësit, parajsat fiskale dhe rasti i Austrisë! Pse
Porti i Durrësit

Ka një debat ne opinionin publik lidhur me projektin “Marina & Jahtet e Durrësit” ku qeveria pritet t’i dorëzojë kompanive private “një sipërfaqe prej 818.318 m2 e njohur si Porti i Durrësit për zhvillimin e këtij projekti. Për t’i ardhur në ndihmë lexuesit le të shtrojmë  4 pyetje të thjeshta:

Sipas dokumentacionit që shoqëron kontratën që po kalon në parlament, rezulton se pronarë të kompanisë që do të marrë pronën publike, portin kryesor të vendit, “Eagle Real Estate Development” sh.p.k.. në 60% është një rrjet prej 5 kompanish, të cilat nëse shohim të dhënat e depozituara në QKB figurojnë të regjistruara në: 190, Elgin Avenue, Goerge Toën, Grand Cayman KY 1-9001, Cayman Islands. (shih ekstraktin e dates 18.5.2021të Noterit Publik (P.L) në Cayman Island perkthyer në 25.5.2021)

Bashkimi Europian e ka klasifikuar Ishujt Cayman si “Parajsa Fiskale” duke e vendosur në listën gri ose watch list (https://www.europarl.europa.eu/cmsdata/147404/7%20-%2001%20EPRS-Briefing-621872-Listing-tax-havens-by-the-EU-FINAL.PDF). Pra fundi i përgjigjes nëse kompanitë që do marrin pronën publike për të ndërtuar apartamente dhe hotele  janë ose jo të regjistruara në parajsa fiskale, mbaron këtu. Ato janë të regjistruara në “Parajsa fiskale” sipas BE. (shih ekstraktet e kompanive te përshkruara në kontratë)

Unë nuk jam dakord me stigmatizimin që i bëhet në diskursin publik në Shqipëri dhe jo vetëm, kompanive “Offshore” apo “Parajsave fiskale” si rast i veçantë i tyre. Unë kam trajtuar shkurtimisht këtë pyetje në librin “Të bëhesh një jurist i mirë”  (faqe 180 e në vijim) dhe më hollësisht këtë temë e kam trajtuar gjatë vitit të kaluar gjatë trajnimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës, që rastësia mund të përbëjë që të jenë po ata që mund të shqyrtojnë nesër këtë kontratë në dyert e drejtësisë. Kur në publik përmendet “Kompani offshore”, “Parajsa fiskale” menjëherë dëgjuesi sintetizon logjikën e tij me fshehje të të ardhurave, devijime, kundërligjshmëri, pastrim parash, korrupsion, politikanë të korruptuar etj.

Kjo nuk është vetëm për qytetarët me një nivel mesatar gjykimi, për gazetarët investigativë, por edhe politikane dhe juristë me të cilët më bie rasti të diskutoj. Mosdakordësia ime lidhet me faktin e njohjes nga afër e mënyrës së funksionimit të tyre, të kompanive mëmë në vendet e regjistrimit, diskutimet nga afër me këshilltarët ligjorë dhe fiskalë të kompanive mëmë, më krijuan njohuri edhe më të plota rreth funksionit të tyre. (një analizë të hollësishme rreth termave, mënyrës së funksionimit, dallimit mes “offshore” dhe “parajsave fiskale” etj, mund ta gjeni në librin tim, ose në leksionet që unë jap në Shkollën e Magjistraturës për Trajnimin Vazhdues).

Shumica e njerëzve më të pasur në botë i mbajnë një pjesë të të ardhurave të tyre në llogari bankare të njohura si parajsa fiskale. Kapitali i mbajtur në parajsat fiskale, përbën rreth 10% të kapitalit global botëror. Kompanitë që kanë përfituar më shumë nga aplikimi i parajsave fiskale janë Pfizer, Apple, MicroSoft, Nike etj.

Por a mund te themi se këto kompani nuk bëjnë një biznes të sinqertë? Sigurisht që jo dhe fundi i një përgjigjeje të thjeshtë vjen këtu, dhe për më gjatë mund t’i referoheni analizës së bërë një vit më parë rreth kësaj çështje.

ANALIZA: Porti i Durrësit, parajsat fiskale dhe rasti i Austrisë! Pse

Shkaku se përse disa kompani zgjedhin të ndërtojnë një skemë të tillë biznesi shoqërohet me disa avantazhe:

(i)  Fleksibiliteti: Përgjithësisht këto kompani kanë një fleksibilitet të lartë përsa i përket kërkesave/procedurës së regjistrimit, kapitalit të ulët të kërkuar për të kryer regjistrimin dhe ndërrimit pastaj të pronareve dhe aksionerëve duke shtuar apo pakësuar sipas investimeve apo financimeve.

(ii)        Mbrojte e aseteve: Këto kompani garantojnë një mbrojtje më të lartë për asetet e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme duke qenë se gjurmimi i tyre është mjaft i vështirë.

(iii)       Mbrojtja nga përgjegjësia ligjore: Këto kompani  garantojnë një mbrojtje më të lartë nga përgjegjësia ligjore e kompanisë mëmë (e cila përgjithësisht ka dhe asetet) duke e ndarë/ngarkuar këtë përgjegjësi te shoqëria bijë.

(iv)       Avantazhet fiskale: Një nga avantazhet kryesore është se juridiksionet e këtyre shteteve aplikojnë konceptin e taksave neutrale (tax neutral) duke përjashtuar kështu kompaninë mëmë nga taksat e vendit të themelimit të kompanisë dhe duke aplikuar taksa mjaft të ulëta për shpërndarjen e dividentit.

Kompanitë offshore të regjistruara në parajsa fiskale janë një tipologji e veçantë e këtyre shoqërive. E veçanta e tyre është se për shkak të legjislacionit të vendit (offshore) ku është e regjistruar shoqëria mëmë (holding), avantazheve të regjistrimit të një modeli biznesi të tillë i shtohet dhe fakti që të dhënat e aksionerëve janë të anonimuara dhe të mbrojtura.

ANALIZA: Porti i Durrësit, parajsat fiskale dhe rasti i Austrisë! Pse

Thelbi pra është DEVIJIMI FISKAL, i cili është i lejueshëm brenda hapësirave ligjore në shumë vende të BE dhe në Shqipëri. Diskursi publik mbi kompanitë offshore shpesh shoqërohet me një stigmë dhe kështu çdo diskutim mbi to merr gjithmonë një konotacion negativ, duke i trajtuar si përpjekje të pamoralshme për të evituar pagimin e taksave, për të fshehur para të lidhura me krimin e organizuar, korrupsionin etj.

Në fundin e vitit 2017, nga një studim i kryer nga Forbes International, rezultoi se më shumë se 10% i parave Cash ndodhet në kompani offshore në parajsa fiskale. Ky fakt mund të shokojë shumë individë duke menduar automatikisht (opinion bias) se këto janë para të lidhura pikërisht me korrupsionin apo krimin e organizuar. Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. U.S Pirg Education Fund ka kryer një studim gjithashtu të vitit 2017 ku ka rezultuar se 73% e kompanive të listuara në Fortune 500 (të paktën 366 kompani) kanë para në kompani offshore në parajsa fiskale. Këto kompani së bashku kanë të paktën 9,755 degë të regjistruara si kompani offshore në parajsa fiskale të cilat së bashku kanë një kapital prej 2.6 Trilion Dollarë. Disa nga kompanitë të përmendura nga ky studim janë gjigandët si Apple, Pfizer, Microsoft, General Electric etj. në llogaritë bankare të degëve të tyre të regjistruara në parajsa fiskale.

Edhe në Shqipëri sigurisht që krijimi i skemave të tilla është i lejueshëm dhe mbështet në një bazë ligjore të detajuar për të cilën, duke mos dashur ta lodh lexuesin, e ftoj që të referohen sërish në botimet e mia të mëparshme. Fundi i përgjigjes edhe për pyetjen e tretë vjen këtu.

ANALIZA: Porti i Durrësit, parajsat fiskale dhe rasti i Austrisë! Pse

Dallimi mes 3 pyetjeve më sipër dhe 3 përgjigjeve të dhëna qartë besoj për lexuesin, fillon të komplikohet këtu, tek pyetja e katërt. Në Shqipëri, ashtu si në çdo vend të botës demokratike secili, shqiptar apo i huaj, është i lirë të krijojë skema të ligjshme biznesi dhe t’i regjistrojë ato në parajsa fiskale. E them këtë jo vetëm me kapacitetin tim profesional si avokat i së drejtës private dhe i kompanive, por edhe me njohuritë e ekspozuara në pyetjet nr. 2 dhe 3. Secili në Shqipëri, qoftë shqiptar apo i huaj, ka të drejtë të përfitojë nga avantazhet e analizuara më sipër si përfiton dhe Apple, Pfizer, Microsoft, General Electric nëpërmjet devijimit fiskal. Në këto raste shteti, Ministria e Financave bën monitoruesin, në mënyrë që devijimi fiskal (parajsa fiskale) të bëhet brenda rregullave të caktuara nga legjislacioni.

Por kur vjen puna tek pasuritë publike dhe kontrata publike, kur vetë ai që është caktuar të monitorojë, kthehet në nxitës të devijimit fiskal, çështja mund të ndërlikohet. Hapësira për të shtuar aksionerët, për të gjetur financues tek të tretët (1.9 miliard euro mund të kërkojnë që të jenë aksionerë e të shtohen e transferohen) ndërkohë që llogaritë të gjitha do jenë në Ishujt Cayman, një Parajsë Fiskale e caktuar nga BE e bën te ndërlikuar situatën. Çfarë motivi mund te ketë Ministria e Financave që kontrollon kuponin tatimor nga berberët tek prodhuesit, me qëllim ndëshkimin e devijimit fiskal, të nxisë një investim kaq te madh të vendosë pronat publike në një skeme biznesi në parajse fiskale me bazë devijimin fiskal, madje duke përfshirë edhe shtetin në këtë skemë përfitimi?

Ndaj  përgjigja e pyetjes së katërt ndërlikohet shumë dhe për ti ardhur në  ndihmë lexuesit shkojmë në një vend ku sundimi i ligjit është ekselent, Austria.

“Karl-Heinz Grasser, ish-ministër i Financave në Austri u dënua dy vjet më parë (6 dhjetor 2020) me 8 vjet burg për rolin e tij në një skandal korrupsioni të profilit të lartë. Grasser u shpall fajtor për përvetësim, marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për shitjen e mijëra apartamenteve shtetërore, bashke me shumë bashkëpunëtore të tij.

Gjykata në Vjenë thotë se Grasser ishte i përfshirë në transaksionin me vlerë mbi 9.6 milionë euro, në tri llogari bankare në Lihtenshtejn e njohur si Parajsë Fiskale nga BE, në të njëjtën listë ku janë dhe Ishujt Cayman.

“Pse u nevojitet një llogari në Lihtenshtejn atyre që bëjnë biznes në mënyrë të ndershme?” – tha gjykatësja Marion Hohenecker në 2020 në Gjykaten e Vienës teksa dënoi me 8 vjet burg ish ministrin e financave dhe bashkëpuntorët e tij.

Përgjigja e kësaj pyetje për mua  si avokat i biznesit është e vështirë, por ndoshta do duhet ta japin zyrtarët e Ministrisë së Financave, ndoshta sot (dhe të sigurisht regjistrohet çdo gjë që ata thonë në TV e parlament) ose në një ditë tjetër si rasti austriak nëse kjo do të shkojë para drejtësisë. Deri atëherë nëse do kemi një drejtësi siç e shpresojmë si gjyqtarja Hohenecker do marrim përgjigjen që do duhet ta japin sërish ata, sepse prokurorët dhe gjyqtarët mendojnë pak më ndryshe se ne avokatët për parajsat fiskale dhe devijimin fiskal. Gjyqtarja Hohenecker nuk duket aq dashamirëse në rastin kur përfshihen kontrata publike, pasuri publike dhe llogari bankare në parajsa fiskale.

eduart halimi porti i durresit


Sondazh

Poll
Insights 13 Nëntor 2022, 07:44 Ermal Mulosmani

Miti i Protestave

Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...

Insights 4 Nëntor 2022, 08:39 Stavros Tzimas

BE-ja dhe “çarja” ballkanike

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perënd...

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje