LIVE UPDATES
Insights

Botërori në Katar: Ta shohim apo ta bojkojmë?

Në Katar fillon sot Botërori më i diskutuar në histori. Një dilemë për shumë tifozë, veçanërisht në Gjermani: ta shohin apo ta bojkotojnë?

20 Nëntor 2022, 13:40 Nga d.a.
Botërori në Katar: Ta shohim apo ta bojkojmë?
Katar

Pyetja e ditës: “Çfarë do të bësh me botërorin në Katar? Do ta ndezësh televizoirin apo do ta injorosh? Dorëzim apo protestë? Një çështje kjo që përçan familjet, miqtë, kolegët. A duhet parë Botërori 2022, me gjithë polemikat e shumta përreth kampionatit? Apo nuk na e lejon morali? A ka vend morali këtu?

Kritika të rënda në stadiumet e Bundesligës

Në stadiumet gjermane, mendimi duket të jetë unanim: Kupa e Botës në Katar do të refuzohet, me pankarta dhe postera, kanë qenë tifozët vetë që kanë bërë thirrje për bojkotim në javët e fundit. Ata dënojnë vdekjet e punëtorëve migrantë dhe legjislacionin homofobik në vendin pritës. Me të drejtë.

Por Katari, për shumë kritikë, simbolizon edhe rrugën e rrezikshme që ndjek futbolli modern. Sheikët dhe pastrimin e imazhit nëpërmjet ngjarjeve sportive, investitorët e dyshimtë, korrupsionin dhe shitjen e frymës sportive - Katari është simbol për të gjitha këto. Të gjitha këto mund të refuzohen. Unë e kuptoj këtë.

Por që të injorosh thjesht futbollin, thua se nuk po ndodh ngjarja më e madhe sportive në botë? Edhe para Kupës së Botës 2018 në Rusi, ka pasur një zhurmë të madhe mediatike, por nuk ka pasur thirrje për bojkot. Forcat ajrore ruse hidhnin bomba në Siri dhe punëtorët mysafirë nga Koreja e Veriut shfrytëzoheshin sistematikisht për ndërtimin e stadiumeve. “Skllevërit e Shën Petërsburgut”, quheshin ata asokohe në media.

A nuk u shkel që atëherë një vijë e kuqe?

Çfarë do të sillte tani një bojkotim televiziv? Këtë mund ta vendosë vet çdo bar, çdo kafene, çdo tifoz dhe shifrat e ulëta të audiencës e prekin edhe edhe Federatën Botërore të Futbollit (FIFA). Por nëse Gjermania dhe ndoshta Evropa Veriore sjellin shifra të ulëta, ato kompensohen nga rajone të tjera të Botës. FIFA ka kohë që po kërkon tregje të reja, dhe për këtë ajo nuk mund të fajësohet shumë.

Bota arabe e meriton një Botëror - po ku?

Botërori do të duhej të zhvillohej prej kohësh në një vend arab. FIFA-s i janë dashur mbi 90 vjet për ta arritur këtë. Kritikat për “Kupën e Botës Dimërore” dhe mungesën e traditës së futbollit në Katar janë eurocentrike. Rajoni e meriton një Botëror.

A duhej të ishte patjetër Katari? As unë nuk jam i lumtur me këtë zgjedhje. Por do ta ndez televizorin dhe do ta ndjek Botërorin. Dhe e di që tani, që do të jetë e dhimbshme. Gëzimi paraprak është shumë i ulët. Raportimet e para për “tifozë falsë” të blerë enkas për të bërë sikur festojnë në Doha më kanë lënë pa fjalë. Po aq të padurueshme do të jenë edhe mesazhet e mëtejshme për paqe që pritet të deklarojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Por më kanë mbetur në mend kujtimet e fëmijërisë. Në vitin 1994, si djalosh, rrija ulur në një dhomë të errët përballë televizorit asokohe me tranzistorë. Kur nigerianët luanin aq bukur dhe braziliani Bebeto i festonte golat e tij duke tundur krahët sikur po përkundte një foshnjë.

Janë këto pamje që janë mbrujtur thellë në kujtesën time. Çdo tifoz ka historinë e vet, përjetime të tilla e bëjnë Botërorin të magjishëm. Dhe në fund ne ndezim televizorin, sepse jemi të dhënë pas lojës.

Duhet parë e duhet reflektuar

Këtë herë do të jetë një akt i veçantë balancimi: deri ku do të mbërrijë kampioni i Afrikës, Senegali, si do ta përdorë Messi shansin e tij të fundit, si do të luajë kombëtarja gjermane e trajnerit Hansi Flick? Të gjitha këto histori sportive ia vlen të tregohen, por në fakt unë jam shumë më i interesuar për atë që po ndodh jashtë fushës.

A do të dalin në dritë inskenimet e FIFA-s, e cila tashmë e ka cilësuar turneun “Kupën e Botës më të mirë të të gjitha kohërave”. A do të ketë një fond kompensimi për punëtorët mysafirë për shkak të presionit ndërkombëtar? Çfarë mendojnë shtetasit e Katarit për lirinë e shtypit? (Shenjat fillestare nuk janë tejet premtuese.) Si e shohin tifozët e Amerikës së Jugut dhe Azisë këtë Kupë Botërore dhe çështjen e të drejtave të njeriut që është kaq e rëndësishme për Perëndimin? A do të bëjë ekipi i DFB-së një akt për të "përfaqësuar vlerat tona", siç parlajmëroi Manuel Neuer? A po bën vërtet diçka Emirati me këtë "shans", siç vlerësoi Bastian Schweinsteiger në një intervistë për DW? Dhe si reagojnë ndaj kritikave të gjitha personazhet publike që i bëjnë reklamë Katarit kundrejt një pagesë të majme, siç është ambasadori i Katarit, David Beckham?

Unë dua të di, të pyes dhe t’i diskutoj të gjitha këto. Me miq, me kolegë, në familje. Të gjitha këto gjëra meritojnë vëmendjen tonë. Dhe kjo është arsyeja pse për mua nuk shtrohet pyetja të mos e ndjek Botërorin./DW/

kupës së botës “katar 2022”

Sondazh

Poll
Insights 20 Nëntor 2022, 08:06 Meri Lika

Një vend pune për djalin

Përktheu dhe përshtati: Meri Lika Një baba kishte një djalë, i cili mbaroi shkollën e mesme, por nuk kishte aspak dëshir&e...

Insights 13 Nëntor 2022, 07:44 Ermal Mulosmani

Miti i Protestave

Foto nga protesta Prej kohësh në Shqipëri promovohet ideja e protestave të dhunshme të cilat thyejnë e shkatërrojnë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj