LIVE UPDATES
Insights

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Me fjalë të thjeshta sipas akademikëve përdoruesit e shqipes u ndakan në dinjitarë dhe plebej sipas kësaj skeme: dinjitarët me standardin, plebejtë me gjithçka tjetër.

29 Dhjetor 2022, 13:11 Nga Ledi Shamku
Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet
Foto ilustruese

Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thotë se quajmë ashtu shkurt “përkim a koincidencë” cdo dukuri të cilën hëpërhë nuk mundemi ose nuk duam ta ftillojmë. Le t’i numërojmë këto përkime: 1) Plot 17 vjet të shkuara, në vjeshtë të vitit 2005, një nga figurat më të rëndësishme ndërkombëtare të Gjuhësisë Deskriptive dhe të Edukimit Gjuhësor Demokratik, Tullio De Mauro, ishte në Tiranë, i ftuar nga Instituti i Gjuhësisë. Dhe ky është përkimi i parë. 2). Pikërisht në vjeshtën e plot 50 viteve të shkuara, në harkun kohor 20-25 nëntor 1972, zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit, i cili i dha tagrin e vetëm zyrtar (pra shkollor e shetëror) varietetit standard që parashkruhet nga gramatikat e fjalorët edhe sot. Dhe ky është përkimi i dytë. 3) Këtë vjeshtë, një mbledhje e ngushtë akademikësh doli me përfundimin se gjuha shqipe ka nevojë për tutelë kryeministrore dhe se përdorimi ose mospërdorimi i varietetit standard çon përkatësisht në dinjitet ose mungesë dinjiteti të individit. Me fjalë të thjeshta sipas akademikëve përdoruesit e shqipes u ndakan në dinjitarë dhe plebej sipas kësaj skeme: dinjitarët me standardin, plebejtë me gjithçka tjetër. Dhe ky është përkimi i tretë. Është pranuar tashmë se gjuha shihet si pjesë e ekzistencës njerëzore në përgjithësi. Ajo mplekset vazhdimisht me këtë ekzistencë, bëhet e pranishme dora-dorës në të por edhe merr sakaq mbi vete të gjitha shtjellat dhe format e saj. Kështu individët, ku “me” e ku “pa” vetëdije, nuk do të reshtin së provuari alternativa të shumta, duke synuar të ndërtojnë identitetin e tyre socialkulturor edhe me ndihmën e gjuhës. Nën veprimin e kulturave të ndryshme që gjallojnë në një shoqëri, vihet re se gjuha ndryshon duke ndjekur etapat që paraqet skema e mëposhtme:

GJUHA SI SISTEM — TË FOLURIT E ORGANIZUAR — ZHVILLIMI I GJUHËS

Në të vërtetë kjo skemë, pavarësisht nga grafika e saj e ngulët, nuk paraqet një lëvizje drejtvizore, por një proces ciklik e që lëviz ad perpetuum. Kjo ciklikë evolutive shpjegohet fare mirë nga dikotomia saussureiane ‘Gjuhë – Të Folur’. Mes gjuhës dhe të folurit Saussure vendos një raport ndërvarësie, e pikërisht në trajtë lëvizjeje ciklike. Kur shqyrton mënyrën sesi gjuha përpunohet dora – dorës te gjithsecili folës, Saussure pohon se është të folurit që prodhon gjuhë. Pikërisht Të folurit, duke u përsëritur dhe duke u sprovuar një mori herësh, mbërrin të ngulitet në vetëdijen njerëzore, për t’u shndërruar dhe kristalizuar ca nga ca në Gjuhë. Në parim, të njëjtën marrëdhënie me gjuhën e vet amtare duhet të ketë edhe Prototipi Shqipfolës. Por trysnia e: 1) Politikave gjuhësore në Shqipëri; 2) Didaktikës së gjuhës ndër shkolla; 3) Gjendjes shëndetësore të Kodit Standard, përcaktojnë qartë e prerë tiparet specifike të Sjellës Gjuhësore të tij.
Pas një hetimi paraprak e gjithsesi joshterues, prototipi shqipfolës i qaset Gjuhës Letrare Kombëtare me një dizavantazh të ndjeshëm sociolinguistik si pasojë e veprimit të tre faktorëve: 1) lëvizjes së papritur dhe krejtësisht të pakontrollur të popullatës; 2) rënies së ndjeshme të numrit të fëmijëve që kryejnë arsimin e detyrueshëm, përpos bjerrjes keqane të cilësisë së shkollës; 3) hovit të menjëhershëm të informacionit gjithfarë online shkruar në një morì regjistrash. Ai shpesh zihet ngushtë në Aktin Kumtonjës, pasi ndërkohë që shprehet, i duhet të vendosë njëherësh edhe një marrëdhënie të re e të pasprovuar ndërmjet gjuhës që njeh dhe stadit social-kulturor që kërkon të arrijë. Për pasojë prototipi në fjalë ndjen vështirësi në komunikim, ndaj kodi standard e sidomos niveli i mesëm apo gjysmëformal, nis e bëhet diçka e largët për të. A mund të emërtohen këto largesa?

Po shfrytëzoj edhe për shqipen klasifikimin që bën De Mauro pasi ka shqyrtuar marrëdhënien mes italishtfolësve dhe italishtes standard dhe mendoj se ky klasifikim duket se vlen edhe për të emërtuar sot largesat e shqipfolësve nga shqipja standarde. Këto largesa rezultojnë si më poshtë:

1. LARGESA GJUHË-SISTEM: ky është rasti i dialektofonëve (në të gjitha trevat shqipfolëse, që si pasojë e lëvizjes demografike të hiperkontrolluar deri në fillim të viteve ’90, kanë vendosur me standardin një raport diglotik: varietet A së jashtmi/varietet B së brendmi, pa i harmonizuar këto dy sfera, por duke e parë varitetetin A pra standardin, jo si gjuhë për të menduar, por si një mjet për të qenë në rregull apo për të mos u paragjykuar. Dhe ky pozicion mentalistik për fat të keq nuk lejon “miqësimin” me varietetin A.

2. LARGESA GJUHË-NORMË: nga studime mbi kampionë të disa grupmoshave apo përkatësive socialkulturore me shtrirje të madhe, na rezulton se prototipi shqipfolës realizohet gjuhësisht më së shumti përmes Shqipes Substandarde. Cilësia e këtij sociolekti, i cili rezulton i parregullarizuar (pikërisht pse ende i pashqyrtuar) paraqet kufizime social-kulturore dhe hapësinore. Kjo largesë vihet re më ndjeshëm në gjuhën e shkruar.

3. LARGESA GJUHË-PËRDORIM: shqipfolësi nuk arrin të zotërojë gamën e regjistrave gjuhësore. Ky fenomen ndodh për shkak se didaktika gjuhësore nuk e ka ushtruar atë të dallojë qartë qoftë regjistrat, qoftë mjetet e tyre shprehëse. Edukimi gjuhësor kryhet i gjithi në Kodin e Përpunuar pa ndërmarrë fare analiza krahasuese të tij me variablat e repertorit shqip. Pikërisht kjo është largesa që haset më fort dhe bie më në sy te shqipfolësit. Pra deri më tash u përshkrua sjella socio e psikolinguistike e Prototipit Shqipfolës. Kjo sjellë sikurse dihet përcakton edhe natyrën e produktit gjuhësor të tij, pra përcakton shembëlltyrën e Shqipes sot. Niveli i ulët i zotërimit të dijes gjuhësore në popull, përfshi këtu jo vetëm shtresën e poshtme socialkulturore, por edhe atë të mesme. Nuk është fjala se përdoruesit e shqipes duhet të nxënë doemos teorinë gjuhësore (metagjuhën); nuk është fjala as që ata të ndrydhen qysh në vogëli nga makthi i gabimeve formale. Njohja e tyre vuan zbrazëtinë kulturore, vuan mungesën e një reflektimi (pa paragjykim por me shumë gjykim!) mbi varietetet që ofron repertori i Shqipes. Thuajse në çdo kohë e në çdo situatë komunikuese, nga më formalja të më informalja vihen re thyerje të forta e jo harmonike të standardit sipas vullneteve sporadike të gjithsecilit. Madje këto thyerje kanë krijuar një hartë thuajse të panjohur të Përdorimit Gjuhësor të Shqipes.

Kjo hartë gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar, pasi veç vullnetit të masës shqipfolëse, ajo ka gjasa t’u ofrojë planifikuesve të gjuhës zgjidhje të natyrshme e për më tepër të pasforcuara.

Gjithsesi problemet e mësipërme, sado që janë shndërruar shpesh në tituj shkrimesh apo çështje akademike, vijojnë të mbeten si një punë xherahu, pasi qëmtohen thjesht e vetëm me vesh duke i dhënë shkas ose tallamazit mediatik, ose kujes joprofesionale të disa profesionistëve. Ende nuk ka nisur të ndërmerret asnjë studim sistematik gjithëpërfshirës lidhur me sa u rendit më sipër. Përshkrimi konkret dhe besnik i përdorimeve të shqipes është ende një punë e pakryer. Studiesit e shqipes i ndan një mur i madh mjegulle nga përdoruesit e saj. Dhe këtu kthehemi te përkimi i parë: plot 17vjet më parë Instituti i Gjuhësisë nënshkroi me Tullio De Mauron një akt-marrëveshje për punët në vijim.

Po e ripropozojmë thelbin e kësaj akt-marrëveshjeje:

“Sot, më 07.10.2005, nënshkruhet në Tiranë kjo Letër Marrëveshjeje midis Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe Departamentit të Gjuhësisë të Universitetit të Romës, “La Sapienza”, me synimin për të krijuar në të ardhmen shkëmbime dhe marrëdhënie bashkëpunimi që synojnë objektivat e mëposhtëm: – shkëmbimi i ndërsjellë i përvojave në disiplina dhe metodologji që zbatohen për përshkrimin e gjuhëve, fazat gjuhësore dhe për studimin strukturor të tyre; – krijimi i stafit (grupi i punës) dhe hartimi i një projekti për mbledhjen dhe katalogimin e usus-it të ligjërimeve konvergjente të folura dhe të shkruara sot në Shqipëri dhe trevat shqipfolëse (objektiv i parë: Fjalori i Leksikut të Dendurisë); – shkëmbimi i literaturës specifike dhe të përgjithshme, aktuale dhe klasike që lidhet me çështjen në fjalë; – aftësimi shkencor i studiuesve dhe trainimi profesional i burimeve njerëzore; – botimi i punimeve shkencore dhe materialeve që do të pasqyrojnë bashkëpunimin midis dy institucioneve të përmendura më lart”.

Asnjë nga këto impenjime ende nuk është zënë fill. Kush shkruan sot këto pak radhë, beson fort te kjo metodë studimi si i vetmi objektivitet shkencor. Kush shkruan këto radhë beson fort se shqyrtimi real i përdorimeve do të ndihmojë padyshim në afrimin e pozicioneve studiues – përdorues, të cilat tashmë janë në gjendje kritike si pasojë e kundërshtisë mes decentralizimit gjuhësor dhe gjuhësisë ende të centralizuar. Kjo kundërshti errëson fushëpamjen mbi procese e dukuri të shqipes dhe u lë shteg veprimi masave ndëshkimore arbitrare. Dhe këtu vijmë te përkimi i tretë: ai me dinjitarë e plebej: afrimi i pozicioneve të mësipërme saku edhe shestimi i shqipes kërkojnë mirëkuptim dhe profesionalizëm bashkëkohor. Mirëkuptim për ta hapur shqipen letrare pa fobi e paragjykime dhe profesionalizëm për të kryer operacionet delikate të hapjes pa rrezikuar në thelb thyerjen e sistemit të saj. Dhe këtu vijmë te përkimi i dytë e ndoshta më i rëndësishmi: ka kaluar gjysëm shekulli nga ratifikimi i varietetit standard. Ky gjysëm shekulli është i ndarë në dy periudha tashmë thuajse të barabarta në kohëzgjatje por krejt të kundërta për nga natyra social-kulturore, ekonomike e politike. Kjo kundërshti besojmë se ka qenë edhe një provë zjarri për Varietetin Standard i cili sot kërkon ndihmë nga ne. Ndihmë për t’u plotësuar e përtërirë, me synimin për t’u shndërruar nga kod “dinjitarësh” në zgjedhje shqiptarësh, nga mjet artificial në kod sa më natyral për t’i dhënë formë mendimit. “Njeriu ka përmasat e gjuhës së vet” – tha De Mauro para se të largohej nga Tirana plot 17 vjeshta më parë. Kush shkruan këto radhë don të punojë për shqipfolës që nuk zvogëlohen prej gjuhës së vet të pamjaftë.

ledi shamku

Sondazh

Poll
Insights 16 Dhjetor 2022, 11:17 Sonila Meço

Si u katandisëm kësisoj xhanëm?! Si?

Sonila Meco Na janë çakërdisur prioritetet, kemi bërë një vend nga ku duan të ikin pa kthim shumica. Si ka mund&e...

Insights 14 Dhjetor 2022, 14:58 Klodian Tomorri

Taksë solidariteti, apo...?

Klodian Tomorri Qeveria do taksoje me 50% te ardhurat e jashtezakonshme te prodhuesve privat te energjise elektrike qe nuk i shesin energjine shtetit, por ...

Insights 7 Dhjetor 2022, 19:53 Auron Tare

Ç'ndodhi në Urën e Peratit

Fotoja e shpërndarë nga Auron Tare Ka disa vjet qe i takoj cdo fund shtatori pergjate brigjeve te Vjoses midis Kelcyres dhe Tre urave. Ish ushtar...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj