Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shumica e njerëzve që përballen çdo ditë me inflacionin dhe koston e rritur të jetesës, nuk kërkojnë me gjasë shpëtim tek faqeve e lajmeve ndërkombëtare dhe të biznesit. Megjithatë shumë pak organizata në botë, kanë një ndikim më të madh mbi jetën ekonomike në Perëndim sesa Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe evoluimi i saj vitet e fundit në OPEC+.
Nga Damien Phillips “The Spectator”
Edhe pse kaloi kryesisht pa vëmendje, javës që shkoi pati si rrallëherë një lajm të mirë për konsumatorët dhe bizneset: takimi i radhës i OPEC+, i planifikuar u shty pas zërave për një përçarje të fortë midis anëtarëve të këtij grupimi.
Shumica e njerëzve që përballen çdo ditë me inflacionin dhe koston e rritur të jetesës, nuk kërkojnë me gjasë shpëtim tek faqeve e lajmeve ndërkombëtare dhe të biznesit. Megjithatë shumë pak organizata në botë, kanë një ndikim më të madh mbi jetën ekonomike në Perëndim sesa Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe evoluimi i saj vitet e fundit në OPEC+.
Që kur u krijua për herë të parë në vitin 1960, synimi dhe misioni i kësaj organizate ka qenë të koordinojë prodhimin global të naftës, bazuar tek fiksimi i çmimeve. Dhe në këtë aspekt, OPEC ajo ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme:me përjashtim të një tepricë prodhimi në mbarë botën në vitet 1990 dhe 2000, ka qenë në gjendje ta mbajë naftën artificialisht të shtrenjtë që nga viti 1974.
Rezultati? Fatura më të larta të energjisë dhe kostot e të bërit biznes në Perëndim, dhe shumë të ardhura shtesë për një mori regjimesh shumë autoritare dhe shpesh armiqësore me ne. Ndaj çdo lloj përçarje brenda këtij grupi, mund të ketë pasoja të mëdha strategjike, madje mbi dhe përtej uljes së faturave tona të energjisë.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën Brent, ka rënë pasi u njoftua shtyrja e takimit të OPEC javën e kaluar, dhe tani po tregtohet me 63.84 paund për fuçi, nga rreth 71 paund në muajin tetor. Atëherë çfarë po ndodh?
Natyrisht, nuk kemi asgjë zyrtare nga OPEC+, por ka shumë zëra mbi një përçarje të madhe midis anëtarëve kryesorë, veçanërisht Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe shumë prej anëtarëve afrikanë të bllokut, si Angola, Kongo dhe Nigeria, të cilët duan heqjen e kufizimeve aktuale ndaj prodhimit të tyre.
Nga njëra anë, të dyja autokracitë kanë urgjentisht nevojë që t’i mbajnë të larta çmimet globale. Duke qenë se në fillim parashikonte të pushtonte shpejt atë që ai e sheh si një provincë të humbur të perandorisë së dikurshme ruse, Vladimir Putin e gjen tani veten të bllokuar në një luftë shkatërrimtare dhe shumë të kushtueshme në Ukrainë.
Ndonëse shpenzimet e saj për luftën janë një sekret shtetëror, Reuters raporton se Rusia e ka dyfishuar buxhetin e saj të mbrojtjes në 80 miliardë paund, ose 1/3 e të gjitha shpenzimeve publike. Ndërkaq, vlerësime të tjera pretendojnë se gjatë fazave më intensive të konfliktit, Moskës i ka kushtuar fushata në Ukrainë midis 395-795 milion paund në ditë.
Duke mos zhvilluar asnjëherë një ekonomi kapitaliste të larmishme, dhe tashmë nën presionin e sanksioneve të ashpra perëndimore, Rusia është tërësisht e varur nga eksportet e saj të naftës. Megjithatë, nafta e papërpunuar ruse është relativisht e shtrenjtë për t’u prodhuar.
Ndaj nëse çmimet globale bien shumë, mund të zhduket edhe kjo “kamerdare shpëtimi” për Moskën. Pozita e Arabisë Saudite, nuk është dhe aq ekzistenciale. Por Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, ka nevojë për fitime më të mëdha nga nafta për të financuar një varg mega-projektesh në infrastrukturë.
Programi i tij “Vision 2030”, që synon të çimentojë pozitën e Arabisë në zemër të botës arabe dhe islame, përfshin 7 projekte gjigante. Vetëm njëri prej tyre, Neom - një qytet 170 km i gjatë në mes të shkretëtirës - vlerësohet se kushton të paktën 400 miliardë paund, dhe tashmë është më shumë se një dekadë me vonesë në raport me planin fillestar.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, Riadit i duhet që çmimet e naftës të qëndrojnë mbi 80 dollarëve për fuçi, që të mund t’i financojë këto nisma të mëdha, si dhe për të mbajtur të balancuar buxhetin. Në të kundër, Bin Salman mund t’i frikësohet një fati të ngjashëm me autokratët e tjerë rajonalë, si Shahu i Iranit apo Perandori Haile Selassie i Etiopisë, të cilët i vendosën ambiciet futuriste përpara nevojave të popullit të tyre.
Duke pasur parasysh këtë kontekst, nuk është e habitshme pse Arabia Saudite, ashtu si Rusia, e kanë ulur vullnetarisht prodhimin e tyre, mbi dhe madje përtej kufizimeve të dakordësuara nga OPEC, dhe po ushtrojnë presion për reduktime të mëtejshme. Megjithatë, partnerët e tyre afrikanë ndodhen në një pozitë shumë të ndryshme.
Për ta, eksportet e naftës janë thelbësore jo për të financuar luftërat apo super-qytetet, por për të zhvilluar dhe modernizuar ekonomitë e tyre. Ata kanë jo vetëm shumë më pak simpati ndaj objektivave gjeo-strategjike që qëndrojnë pas sjelljes së fundit të OPEC-ut, por përfitojnë më pak nga kufizimet e prodhimit.
Qasja e tyre ishte më e dukshme në samitin e kaluar, ku blloku korruptoi Emiratet e Bashkuara Arabe, që donte të rriste prodhimin e saj, duke reduktuar më tej kuotat e shteteve afrikane. Çdo aleancë që i trajton disa nga anëtarët e saj si partnerë të dorës së dytë, do të përballet gjithmonë me probleme.
Megjithatë kushtet globale do ta rritin më tej presionin. Nga ana e ofertës, ka një presion të ri mbi çmimet nga ana e Shtetet e Bashkuara, të cilat po rritin prodhimin dhe po grumbullojnë rezerva të mëdha, duke e shtuar atë me 8.7 milionë fuçi vetëm javën e kaluar.
Njëherazi, ngadalësimi i rritjes ekonomike në Evropë dhe Kinë - konsumatorja e dytë më e madhe e naftës në botë - nënkupton se të dyja tregjet parashikohet të kenë një kërkesë më të ulët për naftë në muajt në vijim. OPEC ka qenë gjithnjë një kartel i përçarë, ku anëtarët bashkohen kryesisht nga interesi i përbashkët në manipulimin e çmimeve të naftës.
Por kur kohët janë të mira - dhe kur keni një pengesë në burimin më të rëndësishëm të botës, shpeshherë janë të tilla - është vërtetuar se është relativisht e lehtë të rregullosh gjërat dhe të zgjidhni çdo mosmarrëveshje. Por kjo mund të jetë një gjë që i përket tashmë së kaluarës. Rusia dhe Arabia Saudite, e kanë çuar veten në pikën ku çmimet fikse nuk janë vetëm një rrugë drejt fitimeve të mëdha, por një mjet gjithnjë e më thelbësor për regjimet e tyre, pikërisht në momentin kur kërkesa për naftë po bie, dhe kur demokracitë perëndimore si Kanadaja, Norvegjia dhe SHBA-ja, po ndërmarrin hapa seriozë për të rritur prodhimin e tyre.
Hapi ynë i ardhshëm, duhet të jetë afrimi me ata anëtarë të OPEC-ut, që po humbasin gjithnjë e më shumë nga marrëveshjet e bllokut, me synim ndërtimin e partneritete të reja, dhe për t’i tunduar ata që të shkëputen nga boshti i autokracive që gjendet në zemër të kartelit. Sepse tek e fundit, një OPEC i përçarë është diçka pozitive për Perëndimin dhe mbarë botën.
Ben Blushi Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është antar i NATOs. Izraeli k...
Ben Blushi TIRANË- Ben Blushi ka treguar një episod që i ka ndodhur teksa po shkonte nga Tirana në Kosovë. Me anë të...
Nga Lily Lynch “Social Europe” Në vitin 2018, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se vendi i tij nuk do të lejonte ...
foto ilustruese Nga Luke Coffey “Arab News” Komisioni Evropian, dega ekzekutive e Bashkimit Evropian, ka rekomanduar fillimin e bisedimev...
Pas sulmit të tmerrshëm terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, dukej e pashmangshme që Izraeli të hakmerrej në nj&e...
Joe Biden dhe Xi Jinping SHBA- Republika Popullore e Kinës, është një shtet leninist, i drejtuar nga një parti që beson...
Manastiri i Gracanicës “Ata që nuk e njohin të kaluarën dhe vendin e tyre janë si foshnja” – nuk dinë asgj&...
Ukraine Nga Ivan Krastev “Financial Times” “Askush nuk beson si unë tek fitorja jonë”.Kështu deklaroi preside...
Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...
Veshjet Artizanati, kjo traditë e vecantë por shumë e bukur dhe me rëndësi kombëtare ka qënë drejt zhdukjes së...