LIVE UPDATES
Insights

SHËNIM: Pse vrasin Policët tanë?

Pse asnjëri prej tyre nuk tentoi të ndërhyjë për të neutralizuar konfliktin? Një prej tyre shihet në video teksa ngre duart lart nga frika, duke harruar që njësoj si Ludiani edhe ai ka një armë shërbimi, për të mos shuar por për të ruajtur jetë. 

24 Maj 2022, 18:18 Nga Fjola Graçi
SHËNIM: Pse vrasin Policët tanë?
Foto ilustruese

TIRANE- Ludian Zaimi vetëm 25 vjeç ndodhet sot pas hekurave pasi vendosi që problemin personal që kishte me kolegun e tij ta zgjidhte duke përdorur armën e shërbimit. Çaush Saliasi, 55 vjeç, babaxhan thonë kush e njihte e kishte zakon të bënte shaka me kolegët e tij. Por Ludiani nuk e mendoi njësoj. Mungesa e qytetarisë për të kuptuar humorin mes kolegëve i ka rrënjët më thellë, ku policia nxiton të lajë duart duke ia veshur shkakun e vrasjes problemeve të shëndetit mendor nga të cilat mund të ketë vuajtur autori. Duke i qepur kostumin e personit me probleme të shëndetit, rasti i Ludian Zaimit ngelet rast i vetëm, ndërsa kushdo që ndalohet sot nga Policia e njeh forcën e kërbaçit dhe fabulën e famshme të "Ligjit në duartë e Maliqit". 

Në pamjet që "Euronews Albania" publikoi sot duket se në fakt vrasja nuk ndodhi askund fshehur. Në dalje të zyrës, brenda Komisariatit nr 3, shihet sesi Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij, i cili qendronte ulur bashkë me disa policë të tjerë. Në video shihet qartë se autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit. Caushi me gjasë ka përsëritur shakanë e tij ndërsa Ludiani e qëllon pandalur, duke vazhduar edhe pasi viktima tenton të shpëtojë duke hyrë në zyrë. Një vrasje e ftohtë, në sy të së paku 8 efektivëve (me aq sa mund të shihet në video), që u finalizua me 7 të shtëna falë edhe mosndërhyrjes së tyre. 

Këta policë, që sot me gjasë vazhdojnë detyrën nuk dihet nëse kanë patur ose jo dijeni për mosmarrëveshjen që dy kolegët kishin me njëri-tjetrin. A e dëgjuan ata debatin? Pse asnjëri prej tyre nuk tentoi të ndërhyjë për të neutralizuar konfliktin? Një prej tyre shihet në video teksa ngre duart lart nga frika, duke harruar që njësoj si Ludiani edhe ai ka një armë shërbimi, për të mos shuar por për të ruajtur jetë. 

Sot, kur ngjarja me gjasë pritet të shuhet dhe të përfshihet në debatin e përditshëm politik, ajo që qytetarëve do t'ju shërbente më shumë të dinin do të ishte kush është trupa policore e Republikës? 

Përtej problemeve të shumta që secili prej tyre mund të ketë (rroga e ulët, uniforma, orët shtesë), në fund të ditës e gjitha është një marrëveshje mes një punëdhësi dhe një punëmarrësi që tashmë është katandisur në një pengmarrje, ku njëri nuk plotëson kushtet dhe tjetri nuk hiqet nga puna. Të vetmet raste kur efektivët e Policisë largohen nga puna janë ato kur shkeljet janë aq flagrante saqë mund të kenë përfunduar në media. 

Po në rrugë kush udhëheq? Polici i mirë apo i keq?

Njësoj edhe me hetimin. Shto ujë, shto miell për të mos kuptuar sërish asgjë. është e disata ngjarje ku efektivët e Policisë përdorin armën e shërbimit për arsye që nuk lidhen me punën, ndërsa reagimi është më e shumta vetëm individual.

Pas arrestimit të Ludian Zaimit, ka përgjegjës të tjerë? Komandant grupi, turni, zinxhir komandues, a kishte? 

A ka një hetim për mënyrën sesi Ludian Zaimi u rekrutua brenda radhëve të Policisë së Shtetit? Jo-ja do të ishte e tepërt nëse sot do të kishim një raport të detajuar për ecurinë e hetimit dhe jo dy komunikata për ti mbyllur gojën publikut, se autori që fillimisht u akuzua për plagosje, mezi përfundoi në "vrasje me paramendim". 

A ka marrë AMP në shqyrtim rastin e Klodian Rashës dhe a u nxorrën mësime nga ai rast? Rasti i Klodian Rashës për këdo që e di përfundoi me përgjegjësinë personale të efektivit, i cili u arrestua, ndërsa kolegu, eprori i tij që do të duhet të kishte sinjalizuar se kishte një polic të paaftë vazhduan detyrën. 

E njëjta gjë edhe me qindra raste standarte shkeljesh të efektivëve. Shumë formë dhe pa përmbajtje. 

Sot edhe pse ngjarjet janë të pafundme, nuk ka një vendosmëri së pari politike dhe së dyti drejtuese për të përcaktuar një testim të pavarur psikologjik për trupën policore. Këta njerëz që na ndalojnë në rrugë me pushtetin e uniformës dhe kanë në zotërim një armë, ende nuk kanë një raport psikologjik se a e meritojnë besimin publik që iu është dhënë. 

Pa harruar korrupsionin, bashkëpunimin me krimin, dekonspirimin e qindra operacioneve policore, ne sot jemi në monitorimin e një trupe policore që tregon se së pari i përgjigjet politikës e së dyti publikut. 

Sot duhet riparë ligji për mbajtjen e armës së zjarrit në reparte specifike, pasi shohim se mjeti që do të duhet të përdorej në raste ekstreme ka përfunduar në një mjet lacash që mburren derisa përfundojnë si Rasha apo Zaimi. 

Më 21 shkurt 2017, 2 javë para se Edi Rama ta largonte Saimir Tahirin si ministër tha se shqiptarët besojnë së pari trupën policore, e së dyti Zotin. Rama iu referua anketimeve ndërkombëtare për të parashtruar se institucioni më i besuar asokohe ishte Policia. 

Me të njëjtin interesim presim edhe sot rezultate nga anketime të tjera, për të parë se kujt i besojnë më shumë shqiptarët, policisë apo Zotit? Policë që do të duhet të ishin gardianët e publikes, asaj që ndajmë të gjithë me njëri-tjetrin brenda këtij vendi të vogël, por në fakt kanë përfunduar në fraksione që mund të ndajnë shumë "gjëra" por asnjëherë parimet për të cilat janë vendosur në krye të detyrës.

(f.g/.dosja.al)

Sondazh

Poll
Insights 13 Maj 2022, 13:54 Ditmir Bushati

Çmimi i të ardhmes

Foto ilustruese Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjes&eu...

Insights 7 Maj 2022, 14:05

Nëse një ditë do të riktheheni në detyrë…

Letër e hapurIsh drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta ImerajE nderuar prokurore,Teksa ju dëgjoja në intervistën Tuaj, pas vendimmarries së KPA-ë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj